vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 52 (pesëdhjetë e dy) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 52 (pesëdhjetë e dy) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 05.08.2025, (E martë) me fillim në ora 10:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e pesëdhjetë të Këshillit të komunës së Strugës.
  1. Propozim – Aktvendim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të anëtarit të Këshillit të Komunës së Strugës.
  2. Propozim – Konkluzion për miratimin е Planit të Integruar të Zhvillimit Lokal të Komunës së Strugës për periudhën 2025-2028.
  3. Propozim – Vendim për realizimin e udhëtimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shpenzimeve që njihen si zyrtare.
  4. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për nënshkrimin të Kontratës Kolektive.
  5. Propozim – Program për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të Komunës së Strugës për vitin 2025/2026.
  6. Propozim – Program për pritjen e Vitit të Ri 2026.
  7. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Propozim Planit vjetor për punësim në Komuna e Strugës për vitin 2026.
  8. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Goce Delçev” – f.Podgorcë për vitin 2026.
  9. Kërkesë nga SHFK “Goce Delçev” – f.Podgorcë pëlqim për formimin e paraleleve me më pak nga 20 nxënës dhe paraleleve të kombinuara për vitin shkollor 2025/2026.
  10. Propozim – Vendim për sigurimin e mjeteve financiare për SHMK „Dr. Ibrahim Temo“ Strugë.
  11. Propozim – Vendim për sigurimin dhe dhënien e donacionit për MPB, SPB Strugë.
  12. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim A4.3-Shtëpi fundjave dhe objekte të tjera për banim të përkohshëm në PK nr.964/1 PK nr.964/2 KK Podgorcë, Komuna e Strugë.
  13. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objekteve me destinim E1.13 Elektrana sipërfaqësore solare dhe fotovoltaike (ndërtim për prodhim të energjisë elektrike diellore) me kapacitet deri në 1MW (0,98 MW) në PK nr.1087/1, PK nr.1084/1 dhe PK nr.1083/1 KK Belicë e Poshtme, Komuna e Strugës.

Materialet e mbledhjes së 52

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).