vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe ,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 6-të
(gjashtë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 6-të (gjashtë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 22.05.2026, (e premte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

              Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca e 2 e Këshillit të Komunës së Strugës, mbajtur më 10.12.2025
  • procesverbal nga seanca e 2 e jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës, mbajtur më 22.12.2025
  1. Ndryshim dhe plotësim i Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  2. Kalendari buxhetor i Komunës së Strugës për vitin 2027.
  3. Raport tremujor për realizimin e Buxhetit të Komunës së Strugës për periudhën 01.01–31.03.2026.
  4. Raport vjetor me raport financiar të integruar për realizimin e Programit për zhvillimin e rajonit planor jugperëndimor për vitin 2025.
  5. Raport për punën e NPK „Higjiena“ Labunishtë për periudhën 01.10.2025 deri më 31.12.2025, si dhe krahasim me rezultatet financiare të arritura për periudhën 01.10.2024 deri më 31.12.2024.
  6. Plan vjetor për punësim për vitin 2027 në SHFK „Murat Labunishti“, f. Labunishtë.
  7. Plan vjetor për punësim për vitin 2027 në SHFK „Orhan Xhemaili“, f. Gorno Tatesh, Strugë.
  8. Plan vjetor për punësim për vitin 2027 në SHFK „Zini Hani“, f. Veleshtë, Strugë.
  9. Plan vjetor për punësim për vitin 2027 në SHFK „Nuri Mazari“, f. Dellogozhdë, Strugë.
  10. Plan vjetor për punësim për vitin 2027 në SHFK „Vëllezërit Miladinovci“, Strugë.
  11. Plan vjetor për punësim për vitin 2027 në SHFK „Bashkimi“, Oktisë.
  12. Годишен план за вработување за 2027 година во ООУ „Shën Klimenti i Ohrit“ f.Drasllajcë
  13. Iniciativë e paraqitur nga Arben Bojku nga Struga për përgatitjen e projektit urbanistik me plan parcelizimi për NP 18, NP 19 dhe NP 20 nga Ndryshimi dhe plotësimi i një pjese të DUP-it të NJU 7, Komuna e Strugës.
  14. Iniciativë e paraqitur nga EVN Maqedoni SHA Shkup për përgatitjen e projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për kabllo nëntokësore të re të planifikuar CH10 (20) kV nga lidhësi kabllor në dalje ekzistuese deri te nënstacioni i ri i planifikuar në një pjesë të PK 851/14 në KK Podgorcë, Komuna e Strugës.
  15. Propozim – Vendim për përcaktimin e DRAFT PLANIT për Ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Detajuar Urbanistik në NJU 11, Blloku 2 pjesa 1, Komuna e Strugës, periudha planore 2022–2027 – në procedurë sinkrone.
  16. Propozim – Vendim për përcaktimin e DRAFT PLANIT për Ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Përgjithshëm Urbanistik të Strugës (2007–2017) për Bllokun 2 të NJU 11, Komuna e Strugës, periudha planore 2022–2032 – në procedurë sinkrone.
  17. Vendim për emërimin e një anëtari të këshillit shkollor në SHMK „Niko Nestor“, Strugë.
  18. Vendim për emërimin e anëtarëve të këshillit shkollor në Gjimnazin SHMK „Dr. Ibrahim Temo“, Strugë.
  19. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues në NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë.
  20. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë.
  21. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues në NP „Komunale“ – Strugë.
  22. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të NP „Komunale“ – Strugë.
  23. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues në NP „Eko Struga“ – Strugë.
  24. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të NP „Eko Struga“ – Strugë
  25. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues në NPK “Higjiena” – f. Llabunishtë.
  26. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale-financiare të NPK “Higjiena” – f. Llabunishtë.
  27. Konkluzion për korrigjim të gabimit të Aktvendimit për thirrjen e mbledhjes së 5-të të Këshillit të Komunës së Strugës.

    Materialet e mbledhjes së 6-të
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,  
Mite Stefoski

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).