Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe ,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 8-të (tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 8-të (tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 20.07.2026, (e hënë) me fillim në ora 15:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
- Informacion mbi problemin me personat lypës në territorin e Komunës së Strugës.
- Propozim – Vendim për vazhdimin e orarit të punës së objekteve hotelierike.
- Propozim – Raport Kuartal për realizimin e buxhetit të komunës së Strugës për periudhën 01.01-30.06.2026.
- Raport mbi punën e NP „Komunale“ – Strugë, për periudhën 01.01–31.03.2026, si dhe krahasim me rezultatet financiare të arritura për periudhën 01.01–31.03.2025.
- Raport mbi punën e NPK „Higjiena“ – Llabunishtë, për periudhën 01.01.2026–31.03.2026, si dhe krahasim me rezultatet financiare të arritura për periudhën 01.01.2025–31.03.2025.
- Raport tremujor mbi punën financiare të NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë, për tremujorin e parë (01.01.2026–31.03.2026).
- Raport vjetor mbi punën financiare të NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë, për periudhën 01.01.2025–31.12.2025.
- Raport vjetor për zbatimin e tarifave të përcaktuara për furnizimin me ujë për periudhën 01.2025–12.2025 dhe raport vjetor për zbatimin e tarifave të përcaktuara për largimin e ujërave të zeza për periudhën 01.01.2025–31.12.2025 të NP „Ujësjellësi dhe Kanalizimi“ – Strugë.
- Propozim për emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të EPKKF „8 Marsi“ – Strugë.
- Kërkesë për dhënien e pëlqimit për funksionimin e grupeve me numër më të vogël të fëmijëve dhe pëlqim për numër më të madh të fëmijëve se ai i lejuar me ligj në EPKKF „8 Marsi“ – Strugë.
- Vendim për përcaktimin e orarit të punës së të punësuarve në EPKKF „8 Marsi“ – Strugë.
- Propozim – Vendim për ndryshimin e Vendimit për kryerjen e transportit komunal linjor të udhëtarëve në territorin e Komunës së Strugës.
- Plani vjetor i punësimit për vitin 2027 në SHFK „Goce Dellçev“, f. Jabllanicë.
- Plani vjetor i punësimit për vitin 2027 në SHFK „Goce Dellçev“, f. Podgorc.
- Raporti vjetor mbi punën e SHFK „Goce Dellçev“, f. Jabllanicë, për vitin shkollor 2025/2026.
- Raporti vjetor për vitin shkollor 2025/2026 i SHFK „Bashkimi“, f. Oktisë.
- Raporti vjetor mbi punën e SHFK „Josip Broz Tito“ – Strugë, për vitin shkollor 2025/2026.
- Programi vjetor i punës së veprimtarisë edukativo-arsimore të Konviktit për vitin shkollor 2026/2027.
- Raporti i katërt tremujor mbi punën e NP „Oktisi“, f. Oktisë, për vitin 2025.
- Llogaria vjetore e NP „Oktisi“, f. Oktisë, për vitin 2025.
- Programi i punës dhe zhvillimit për vitin 2026 i NP „Oktisi“, f. Oktisë.
- Raporti vjetor i SHFK „Shën Klimenti i Ohrit“, f. Drasllajcë, për vitin 2025.
- Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Mite Mižimakoski.
- Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Valentina Spaseska Pereska.
- Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Mereme Elezi.
- Programi vjetor për punën e veprimtarisë edukativo-arsimore të Konviktit për vitin shkollor 2026/2027.
Materialet e mbledhjes
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski
