Bazuar në Masën 2, pika 2.2. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe Rregullores për subvencionimin e personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe aventurizmit për vitin 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr. 08-6288/37 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall
THIRRJE PUBLIKE
për subvencionimin e personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe aventurizmit për vitin 2026
1. Lëndë e përkrahjes:
Subvencionim i personave fizikë, organizatave joqeveritare, shoqatave dhe subjekteve të tjera që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe aventurizmit, për vitin 2026.
3. E drejta e pjesëmarrjes:
Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë thirrje publike kanë të gjithë personat fizikë, organizatat joqeveritare, shoqatat dhe subjektet tjera që veprojnë në territorin e Komunës së Strugës dhe që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në zonat malore, me ç’rast promovohet turizmi malor në të gjitha format e tij (ecje, alpinizëm, ngjitje sportive, çiklizëm malor, ski dhe snowboard, kalërim, eko-ture, aktivitete aventuriere, speleologji, turizëm kulturor dhe etno turizëm, si dhe turizëm fotografik).
Të drejtën për subvencion mund ta realizojnë të gjithë personat fizikë, organizata joqeveritare, shoqatat dhe subjektet tjera të theksuara në nenin 3 të Rregullores, nëse i plotësojnë kushtet sipas rregullores.
3. Dedikimi i mjeteve:
Subvencionet janë të destinuara për mbështetjen e personave fizikë, organizatave joqeveritare, shoqatave dhe subjekteve të tjera që angazhohen në mënyrë aktive në organizimin dhe udhëheqjen e grupeve turistike në mal, përmes:
- rritjes së ofertës turistike në fushën e turizmit malor dhe aventurizmit;
- promovimit të praktikave të sigurta dhe të qëndrueshme gjatë udhëheqjes së grupeve turistike;
- edukimit dhe trajnimit të udhërrëfyesve turistikë dhe pjesëmarrësve;
- zhvillimit të infrastrukturës dhe logjistikës së nevojshme për aktivitete malore;
- nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet vetëqeverisjes lokale, sektorit civil dhe iniciativave private.
Në këtë mënyrë, Komuna e Strugës siguron mbështetje sistematike për të gjithë subjektet që me veprimtarinë e tyre kontribuojnë drejtpërdrejt në afirmimin e turizmit malor dhe në pozicionimin e Strugës si një destinacion modern të aventurizmit.
4. Shuma e mjeteve për subvencionim:
Shuma e mjeteve që do t’u ndahet personave fizikë, OJQ-ve dhe shoqatave është 200.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim.
5. Mënyra e aplikimit:
Personat fizikë, OJQ-të, shoqatat dhe subjektet e tjera të përmendura më lart në tekst, dorëzojnë kërkesë në formularin e veçantë që është i disponueshëm në sportelin e administratës komunale, së bashku me dokumentacionin shoqërues.
6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kërkesë për subvencionim,
- Kopje të letërmjoftimit nga aplikuesi,
- Kopje të llogarisë transaksionare të aplikuesit për subvencion
- Kopje nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri Qendror
- Akt regjistrimi/akt themelimi (për organizatat joqeveritare dhe shoqatat)
- Statut ose dokument tjetër me të cilin dëshmohet veprimtaria e lidhur me turizmin malor/rural dhe aventurizmin,
- Liçencë/çertifikatë për udhëheqje me grupe në mal,
- Vërtetim ose referenca për aktivitete të mëparshme/projekte të realizuara në fushën e turizmit malor,
- Dokumentacion tjetër.
7. Afati i fundit për aplikim:
Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 20 nëntor 2026, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
SHËNIM:
Nëse subjektet e theksuara në pikën 2 të kësaj thirrjeje publike, si kërkues të subvencionit, gjatë vitit 2026 kanë shfrytëzuar mjete në bazë të thirrjeve apo procedurave të tjera, nuk do tju miratohet kërkesa për subvenciont, gjegjësisht do tju refuzohet.
Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.
Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.
Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.
Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.


