Sipas Programit për vendosjen e pajisjeve urbane në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2018 nr.08-753/10 nga data 27.02.2018 si shfytëzues të sipërfaqeve publike ju njoftojmë se është e nevojshme të paktën deri në 15.04.2018 të sillni kërkesë për shfytëzimin e sipërfaqes publike.
Me kërkesën e sjellur në sportel të Komunës së Strugës duhet të dorëzohen dokumentet në vijim:
- Aktvendim nga Regjistri Qendror për kryerjen e veprimtarisë
- Aktvendim për plotësimin e kushteve minimale tekniko higjienike për kryerjen e veprimtarisë (nga Ministria e ekonomisë Ministria e shëndetësisë, dhe Ministria për punë)
- Vërtetim për obligimet tatimore të paguara nga komuna
- Vërtetim për obligimet e shlyera nga NP.Komunallno Strugë
- Vërtetim për obligimet e shlyera nga NPN Proakva Strugë , Në të kundërtën do të ndërmerren masa ndëshkuese kurse në pajtim me Ligjin për ndërtim Neni 135-a alinea 5 organi kompetent nuk do të lëshojë Leje-Aktvendim për vendosjen e pajisjeve urbane në një periudhë prej së paku 6 muajve.