vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Komunën e Strugës e vizitoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.

Delegacioni i kryesuar nga Presidenti Meta sot vizitoi ambientet e komunës së Strugës për tu takuar me kryetarin e komunës së Strugës z. Ramis Merko.

Presidentin e pritën funksioner dhe udhëheqës të institucioneve lokale dhe qëndrore, deputeti i zonës, si dhe përfaqësues të partive të ndryshme politike. Në takimin e sotshëm ishte e ftuar edhe kryetarja e komunës së Haraçinës znj. Milikije Halimi.

Kryetari i komunës së Strugës z. Ramis Merko falenderoi  Presidentin Meta për këtë vizitë të premtuar që në kohën kur z. Merko ishte Ministër për investime të huaja. Para të pranishmive Merko elaboroi një pasqyrë të qytetit të Strugës, popullsisë, klimës turistike, traditave dhe të situatës politike në komunën e Strugës.

“Unë ndihem mirënjohës që sot po vizitoj komunën e Strugës me në krye z. Merko me të cilin njihemi prej kohësh, dhe është kënaqësi për mua pasi që Struga është një qytet i veçantë sepse Struga është një pikë integrimesh apo urë lidhëse për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Jo vetëm kaq Struga posedon tradita të jashtëzakonshme patriotike, me një rol të fortë në historinë e mbarë kombit dhe me figura të shquara në pavarsinë e Shqipërisë” – u shpreh Meta.

Ndër tjerash presidenti Meta u shpreh optimist sa i përket hapjes së negociatave me BE, çështjes së emrit, si dhe situatës politike në Maqedoni. Ai poashtu theksoi se takimi i sotshëm nuk do të jetë i fundit dhe se bashkëpunimi me kryetarin e Komunës, Këshillin do të vazhdojë edhe në të ardhmen ashtu që Struga të jetë një qytet model për bashkëpunim rajonal jo vetëm me Shqipërinë por me të gjithë rajonin sepse i ka të gjitha resurset, kapacitetet, dhe se Struga është BRAND dhe këtë duhet ta shrytëzojmë për të mirën e Strugës dhe qytetarëve të saj.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).