vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Komunën e Strugës e vizituan nxënës nga SHF “Vëllezërit Milladinov” Strugë. Ata u mirëpritën nga kryetari i komunës z. Ramis Merko.
Nxënësit patën mundësin të njihen më institucionin e komunës dhe funksionimin e saj. Parashtruan pyetje në drejtim të kryetarit dhe u interesuan më shumë për projektet që ka komuna në vijimësi për shërbimet publike, arsimin, hapësirat e gjelbërta, menaxhimin e mbeturinave, ujëjellësin etj. Ato, poashtu recituan dhe poezi të cilat ia kishin kushtuar punës së palodhshme të kryetarit të komunës.
Në këtë takim, nxënësit u shoqëruan nga mësueset e tyre kujdestare dhe zv. drejtorin e shkollës.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).