Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 14.05.2018, miratoi:
Vendim për jorealizimin e vlerësimit strategjik
- Për programin e planit për përpunimin e Planit Detal Urbanistik (PDU) për Bllok 23, NJU 8 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit Strugë 2007 Komuna e Strugës, i cili sillet në pajtim me Ligjin për planifikim hapësinor, nuk është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 të Ligjit për mjedis jetësor.
- Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës së realizimit respektivisht jorealizimin e vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e komunës së Strugës në www.struga.gov.mk
- Në pajtim me kriteret për përcaktimin në atë se a ka ndikim një dokument planor në mjedisin jetësor nga neni 65 paragrafi (4) të Ligjit për mjedis jetësor dhe në bazë të të dhënave nga Shtojca 2 të Rregullores për formën, përmbajtjen dhe formularin e vendimit për realizimin respektivisht mosrealizimin e vlerësimit strategjik dhe në formularët për nevojën e realizimit respektivisht mos realizimin e miratimit të PDU për Bllok 23, NJU 8 në pajtueshmëri me PGJU të qytetit të Strugës 2007, Komuna e Strugës, nuk do të ketë ndikime në mjedisin jetësor për shkaqet vijuese: Përfshirja planore është paraparë me Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të komunës së Strugës në vendbanim.
- Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.
Formular
Nr. 10 – 2291
14.05.2018
STRUGË