Ramis Merko dekorohet nga Komisioneri Europian DH. AVRAMOPULOS
Sot në ambientet e Komunës së Strugës Kryetari Merko i shoqëruar nga samsun escort bashkëpuntorët e tij mirëpriti dhe realizoi takim me ish Kryetarin e Bashkisë Korçë z. Dheonis Kotmilo.
Qëllimi i takimit ishte ndarja e dekoratës për Kryetarin e Komunës së Strugës z. Ramis Merko nga Komisioneri Europian DH. AVRAMOPULOS për kontributin e dhënë në konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe luftës kundër terrorizmit në rajonin e Ballkanit.
Ish Kryetari i Bashkisë Korçë z. Dheonis Kotmilo si i autorizuar nga Bashkimi Europian gjatë bisedimit shprehu idenë e organizimit të një samiti “Euro Rajoni Ballkanik” i përbër nga qytetet Struga, Ohri, Manastiri, Korça dhe Pogradeci, me financim nga BE-ja, ku këto pesë qytetet do të zhvillohen dhe lëvizin pa pengesa ashtu sikurse ne zonën EU, që do të inicohet nga Kryetari i Komunës së Strugës.
Kryetari Merko theksoi se ky vlersim na jep shtytje për të punuar edhe më shumë në të ardhmen për banorët e kësaj zone. Me punë nuk humbet, me punë vetëm fitohet.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i Këshillit z. Resul Kaba i cili shprehu se duhen shumë përpjekje për realizimin e këtij samiti por kur ka vullnet nga gjitha anët kjo do bëhet me e lehtë dhe e realizueshme.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës