Sot, në ambientet e komunës së Strugës shefi I kabinetit z. Dashmir Nasufi mirëpriti dhe u takua me kordinatorin e projektit “Avancimi i kohezionit social” z. Pajtim Saiti.
Në takim u bisedua për projektin “Avancimi i kohezionit social“ i financuar nga USAID i cili do të implentohet në dhjetë komuna të vendit. Projekti në fjalë ka për qëllim ndërveprimin ndëretnik mes fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet aktiviteteve sportive përfshirë elemente të bashkëpunimit, komunikimit, inkuadrim, për të thyer barrierën e përkatësisë etnike.
Komuna e Strugës vazhdon dhe më tej të mbështes realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të tilla. Në ditët në vazhdim Kryetari i Komunës sëbashku me kryetarët e nëntë komunave tjera do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim dhe realizimin e aktiviteteve të këtij projekti.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës