vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

 

A K T V E N D I M

Për konvokimin e mbledhjes së 31 (tridhjetë e një)  të Këshillit të Komunës së Strugës

 

E konvokoj mbledhjen e 31 (tridhjetë e një) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 31.10.2019(E enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas:

 

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

 

– Procesverbal nga seanca e 29 – të e Këshillit të komunës së Strugës

– Procesverbal nga seanca e 30 – të e jashtëzakonshme  Këshillit të komunës së Strugës

  1. Raport për punën e NP “EKO – STRUGA” – Strugë, 01.01.2019 – 30.06.2019, kuartali I dhe II – 2019.
  • Raport për punën e NP “EKO – STRUGA”-kuartali i III-2019.
  1. Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë të sendit të luajtshëm.
  2. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit.
  3. Kërkesë për ndihmë financiare parashtruar nga personat Nefi Ismailoski, Nevzat Ismaili, Nexhip Ismaili dhe Edmond Ismaili nga f. Shumë.
  4. Kërkesë parashtruar nga personi Hasan Istrefi nga f. Tateshi i Epërm, për ndryshim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore për rregullimin e kanalit.
  5. Kërkesë për ndihmë financiare parashtruar nga personi Тasim Yzeiri nga f. Teferiç,
  6. Kërkesë për ndihmë financiare parashtruar nga personi Asan Beqiroski nga f. Podgrocë,
  7. Kërkesë për ndihmë financiare parashtruar nga personi Nezat Kupa nga f. Veleshtë.
  8. Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë të sistemeve fotovoltaike – pronësi e komunës së Strugës.
  9. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarëve në Këshillin mbikëqyrës të NP “Komunallno” – Strugë,
  10. Propozim – Aktvendim për shkarkim dhe emërim të anëtarëve në Këshillin drejtues të Shtëpisë studentore “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë,
  11. Propozim – Aktvendim për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit drejtues dhe emërimin e anëtarit në SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë.
  12. Propozim – Aktvendim për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve në Këshillin shkollor të SHMK “Niko Nestor” – Strugë.
  13. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e dedikimit parashtruar nga personi Myzafer Asani për pk.nr. _________ për f. Belicë e Epërme.

 

Materialet e mbledhjes

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).