Komuna e Strugës në kuadër të kërkesës, “Struga – destinacioni juaj turistik” përgaditi Listë për verifikim të Planit për menaxhim me ambientin jetësor për projektin “Struga – destinacioni juaj turistik” me qëllim që në kohë të identifikohen dhe vlerësohen ndikimet potenciale ndaj ambientit jetësor të aktiviteteve të projektit për për rikonstruksion dhe zgjërim të trotuarëve ekzistues dhe ndërtimin e shtegut për këmbësorë dhe biçikleta, në mjedisin jetësor.
Plani përmban edhe masa për parandalim, minimizim dhe lehtësim të ndikimeve të mundshme negative nga realizimi i aktiviteteve të parapara të projektit.
Seanca dëgjimore publike për Planin e Menaxhimit të Mjedisit Jetesor do të mbahet në ambientet e Komunës së Strugës më 11.02.2020 ne ora 12, duke ftuar të gjithë palët e interesuara të marrin një pjesë aktive në realizimin e këtyre aktiviteteve.