Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“ G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 42 ( dyzetë e dy ) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 42 ( dyzetë e dy) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 30.06.2020 (e martë), me fillim në ora 12,oo,. Nëpermjet lidhjeve komunikatave me përdorimin e mjeteve të komunikimit ( telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
– Procesverbali i seanceës së 41 të Këshillit të Komunës së Strugës.
- Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e pagesës së taksës komunale.
- Tarifor për përcaktimin e lartësisë së kompensimit për shfrytëzimin e objekteve për sport në territorin e komunës së Strugës.
- Propozim–Vendim për ndërprerje të përkohshme për miratimin dhe realizimin e planeve urbanistike dhe procedurave për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara joligjore.
- Iniciativë e pranuar për përpunimin e Projektit Urbanistik jashtë vendbanimit me dedikim formimin e parcelës për ndërtim për pk. nr. 584/3 dhe pjesë të pk. nr. 578/3 KK Radozhdë me qëllim A4 – KK Radozhdë – Komuna e Strugës.
- Iniciativë e pranuar për përpunimin e Projektit Urbanistik jashtë vendbanimit me dedikim A4 – banim i përkohshëm për pk. nr. 193 KK – Frëngovë j.q. – Komuna e Strugës.
- Iniciativë e pranuar për përpunimin dhe plotësimin e Planit Detal Urbanistik NJU – 11, pjesë nga Blloku 1, përfshirja 3,4 dhe 5 – Komuna e Strugës.
- Program për punën e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – f. Dollogozhd, për vitin 2020.
- Raport kuartal të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – f. Dollogozhd, kuartali IV/2019.
- Raport kuartal për punën e Komunës së Strugës – kuartali i I/ 2020,
- Raport kuartal të NP “Oktisi” – f. Oktis, kuartali I/2020.
- Raport kuartal të NP “Komunallno” – Strugë, kuartali IV/2019.
- Vendim për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për Objekt në pronësi të Myftinisë – Strugë.
- Vendim për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për Objekt në pronësi të Xhamisë në f. Llabunishtë.
- Vendim për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për Objekt në pronësi të Xhamisë në f. Dollogozhd.
- Vendim për lirim nga kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore për Objekt në pronësi të Kishës Shën Gjorgji – Strugë.
- Vendim për Shkollën e Muzikës.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËSKryetar, ResulKaba |