Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“ G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 47 ( dyzetë e shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 47 ( dyzetë e shtatë ) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 13.11.2020 (e premte ), me fillim në ora 14,oo,. Nëpërmjet lidhjeve komunikative me përdorimin e mjeteve të komunikimit (telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
- Procesverbali i seancës së 46-të Këshillit të Komunës së Strugës.
- Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim (Rebalans) i Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2020,
- Plan për plotësim të Planit vjetor për punësim në Komunën e Strugës për vitin 2021.
- Programe Zhvillimore të komunës së Strugës për vitin 2021- 2024.
Materialet e mbledhjes së 47-të
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba