Në bazë të nenit 2-b nga Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore zbatimi i Ligjit për vetëqeverisje lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, (“ G. Zyrtare e RMV” nr. 95/20), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 46 ( dyzetë e gjashtë ) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 46 (dyzetë e gjashtë ) të Këshillit të Komunës së Strugës, për datën 29.10.2020 (e Enjte), me fillim në ora 10,oo,, Nëpërmjet lidhjeve komunikatave me përdorimin e mjeteve të komunikimit ( telefon me përdorimin e internetit dhe pajisjeve softuerike),
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
– Procesverbali i seancës së 45-të, të Këshillit të Komunës së Strugës.
- Propozim-Program për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të Komunës së Strugës për vitin 2019/2020.
- Propozim – Program për pritjen e Vitit të Ri 2021.
- Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për përpunim të planeve urbanistike të komunës së Strugës për vitin 2020,
- Propozim – Program për ndërtim të sallës sportive deri më 1500 m2 në f. Veleshtë,
- Raport Kuartal i Buxhetit të Komunës së Strugës, kuartali i tretë për vitin 2020,
- Raport kuartal i NP ,,Ujësjellës dhe Kanalizim’’-Strugë, kuartali i dytë për vitin 2020,
- Raport kuartal i NP ,,Oktisi’’ – Oktis, kuartali i tretë për vitin 2020.
- Raport kuartal i NP ,,Ujësjellësi Dollogozhdë’’-Dollogozhdë, kuartali i parë, dytë dhe i tretë për vitin 2020.
- Raport kuartal i NPK ,,Higjiena ‘’-Labunisht, kuartali i tretë për vitin 2020.
- Raport vjetor për punën e EPÇKF ‘’ 8-Marsi ‘’-Strugë për vitin shkollor 2019/2020.
- Vendim për miratim të Programit Vjetor për punë të EPÇKF ‘’ 8-Marsi ‘’-Strugë për vitin shkollor 2020/2021.
- Vendim për përcaktim të tarifës për furnizim me ujë të pijshëm për NP ,,Ujësjellës dhe Kanalizim’’-Strugë.
- Vendim për përcaktim të çmimit për mbledhjen dhe largimin e ujërave të ndotura urbane për NP,,Ujësjellës dhe Kanalizim’’-Strugë.
- Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për rendin komunal dhe masat për zbatimin e tij në territorin e komunës së Strugës.
Materialet e mbledhjes së 46-të
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS Kryetar, Resul Kaba |