vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 16 nga Ligji për veëtqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e R.M.” nr. 5/02) dhe nenit 74 paragrafi 3 nga Statuti i Komunës së Strugës (“Informatori Zyrtar i Komunës së Strugës” nr.17/02, 30/03), kurse në lidhje me nenin 6 të Vendimit për përcaktimin e procedurës për ndarjen e mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës, organizatat nga sfera e sportit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe sektorit joqeveritar nr. 07-1842/9 të datës 20.06.2012, Kryetari i Komunës së Strugës, shpall:  

THIRRJE PUBLIKE Për ndarjen e mjeteve financiare për klubet sportive, organizatat qytetare nga sfera e kulturës dhe organizatat qytetare dhe fondacionet  

Qëllimi i këtij konkursi është që ta përforcojë dhe përparojë bashkëpunimin e Komunës me organizatet qytetare, klubet sportive, si dhe me organizatat nga sfera e kulturës përmes vendosjes së relacioneve të partnerit dhe nxitjes së zgjidhjes së problemeve lokale nëpërmjet kyçjes të qytetarëve dhe organizatave qytetare.   Të drejtë për pjesmarrje në këtë konkurs kanë klubet sportive dhe shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet e regjistruara në territorin e Komunës së Strugës sipas Ligjit për shoqatat dhe fondacionet e qytetarëve.   Thirrjen publike me formularët e nevojshëm mund ti gjeni në web faqen e Komunës së Strugës www.struga..gov.mk  
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko
 

Materialet e aplikimit

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).