Në bazë të nenit 20-g të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.143/19 dhe 14/20) dhe nenit 11-k të Ligjit për zjarrfikësit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.67/04, 81/07, 53/11, 158/14, 193/15 dhe 39/16 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.152/19), Kryetari i Komunës së Strugë shpall:
SHPALLJE INTERNE NUMËR 1/2022
për avancim për 1 (një) nëpunës i autorizuar në fushën e sigurimit
Komuna e Strugës ka nevojë për avancim për 1 (një) nëpunës i autorizuar në fushën e sigurimit për vendin e punës siç vijon:
1.a)-numër rendor 182, shifra ZJF0210B04000, titulli i vendit të punës Komandant i njësisë për NJTZ, numri i realizuesve – 1 (një);
b)-kushte të përgjithshme:
-kandidati të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
-të jetë i moshës madhore,
-të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,
-me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos ketë shqiptim të dënimit ndalim për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe
– ta përdorë gjuhën maqedonishte në mënyrë aktive;
-kompetenca të përgjithshme të punës në nivel bazë:
– zgjidhja e problemeve dhe vendimmarrja për punët e fushëveprimit të saj,
– mësimi dhe zhvillimi,
– komunikimi,
– realizimi I rezultateve,
– puna me të tjerë/puna ekipore,
– vetëdija strategjike,
– orientimi në palët e prekura- (kontroll të kompetencave të përgjithshme dhe të posaçme do të kryhet në fazën e intervistës),
– udhëheqja.
c)-kushte të veçanta:
-kualifikime profesionale: niveli i kualifikimit IV sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të fituara 180 apo 240 kredi sipas ECBET-së apo MKCOO-së apo së paku arsim të lartë apo tëmesëm,
-përvojë e punës: më së paku 3 (tri) vjet përvojë punë në profesion të evidentuar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë si përvojë e punës.
kushte të tjera të veçanta:
-certifikatë për kualifikim të fituar si zjarrfikës,
-certifikat për provim profesional të dhënë për udhëheqës në aksion për zjarrfikje dhe shpëtim të njerëzve dhe pronës (i punësuari në njësinë territoriale të zjarrfikësve ka për obligim që në afat prej 3 muajve nga sistemimi në vendin e punës ta fitojë edhe certifikatën për provim profesional të dhënë për zjarrfikje dhe shpëtim të njerëzve dhe pronës).
ç) orari i punës: orari ditor i punës-punë në dy turne prej orës 07 deri në ora 19 dhe prej orës 19 deri në orën 07, orar pune javore prej 40 orëve;
d) rrogë neto në para: 18.000,00 denarë,
Kandidati për avancim duhet t’i plotësojë kushtet e përgjithshme dhe kushtet e veçanta të caktuara me Rregulloren për sistematizim në vendet e punës në Komunën e Strugës, si dhe:
- ka qenë i vlerësuar me notë “А“ apo “B“ të vlerësimit në vitin para avancimit ,
- i përmbush kompetencat e punës të parapara për vendin e punës në të cilin avansohet,
- është sistematizuar në nivelin drejtpërdrejtë më i ulët nga niveli në të cilin avansohet,
- kanë kaluar së paku dy vjet nga avancimi i tij i fundit, dhe
- në vitin e fundit nuk ka qenë i dënuar për shkak të shkeljes së rendit të punës dhe disiplinës apo mospërmbushjes së obligimeve të punës të përcaktuara me ligj.
2.a)-Fletëparaqitja për punësim me faktet e detyrueshme për plotësimin e kushteve dorëzohet në afat prej 5 ditëve të punës nga dita e publikimit të shpalljes publike në uebfaqen e Komunës së Strugës, pa e llogaritur ditën e shpalljes.
Fletëparaqitja për punësim me faktet e detyrueshme për plotësimin e kushteve dorëzohet në formë të shkruar në adresën: Komuna e Strugës, Sheshi “Nënë Tereza” pn, Strugë.
Fletëparaqitja për punësim duhet të përmbajë:
-të dhëna për kandidatin (emri dhe mbiemri, numri amë, data dhe vendi i lindjes, adresa dhe vendi i banimit, posta elektronike e kandidatit, telefon për kontakt, përkatësia etnike),
-letër e shkurtër motivacioni,
-biografi e shkurtër,
-deklaratë për plotësim të kushteve të përgjithshme për vendin e punës me theksim për çdo kusht në veçanti,
-deklaratë për plotësim të kushteve të veçanta për vendin e punës me theksim për çdo kusht në veçanti,
-deklaratë për plotësim të kushteve tjera të veçanta për vendin e punës me theksim për çdo kusht në veçanti.
Bashkëngjitur me Fletëparaqitjen, kandidatët duhet ta dorëzojnë këtë dokumentacion të nevojshëm:
-çertifikatë për nënshtetësi të RM-së (kopje origjinale ose e verifikuar në noter),
-diplomë për arsimim të kryer (kopje origjinale ose e verifikuar në noter),
-çertifikatë nga historiku i punësimeve nga Qendra për punësim, si vërtetim për përvojën e punës (kopje origjinale ose e verifikuar në noter),
-vërtetim mjekësor si dëshmi për aftësi të përgjithshme për punë, për vendin e punës për të cilin paraqitet (kopje origjinale),
-vërtetim nga aktgjykimi i plotëfuqishëm se nuk është shqiptuar dënim ndalim për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
-çertifikatë për kualifikim të fituar për zjarrfikës,
-çertifikatë për provim profesional të dhënë për udhëheqës në aksion për zjarrfikje dhe shpëtim të njerëzve dhe pronës (i punësuari në njësinë territoriale të zjarrfikësve ka për obligim që në afat prej 3 muajve nga sistemimi në vendin e punës ta fitojë edhe certifikatën për provim profesional të dhënë për zjarrfikje dhe shpëtim të njerëzve dhe pronës, e lëshuar nga institucioni i autorizuar, në të kundërtën do t’i ndërpritet punësimi).
b)-procedura e selektimit do të zbatohet në disa faza: kontroll i kompletit të fletëparaqitjes dhe fakteve, kontroll i beueshmërisë së fakteve dhe intervistë.
Kryetari i komunës me atktvendim formon Komision për selektim, i cili në afat prej tetë ditëve nga skadimi i afatit për parqitje në shpallje, kryen kontroll nëse kandidatët i kanë dorëzuar faktet e obligueshme për plotësim të kushteve të shpalljes.
Pas kontrollit të besueshmërisë së fakteve realizohet intervistë.
Selektimi i kandidatëve bëhet në bazë të kriterëve të qartë dhe transparentë, të përshkruara nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes lokale.
Pas procedurës së realizuar të selektimit, përpilohet rang-listë e kandidatëve, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha fazat e selektimit.
Nga rang-lista përzgjidhet ai numër i kandidatëve sipas përkatësisë etnike në pajtim me dispozitat e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik.
Komisioni për selektim, rang-listën e kandidatëve ia dorëzon kryetarit të komunës, i cili bën përzgjedhje në afat prej 15 ditëve.
I punësuari në njësinë territoriale të zjarrfikësveka për obligim që të afat prej një viti nga dita e punësimit të fitojë çertifikatë për zjarrfikës i kualifikuar, e lëshuar nga ana e institucionit të autorizuar në kuadër të Ministrisë së arsimit dhe shkencës, në të kundërtën i ndërpritet marrëdhënia e punës.
3. Vendimi për përzgjedhje do të sillet në afat sipas nenit 23 të Ligjit për marrëdhënie të punës.
https://www.struga.gov.mk/wp-content/uploads/2022/08/Pozharna-Scan.pdf