vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Njoftohen të gjithë personat fizikë dhe juridike që kanë vendosur pajisje urbane pa Miratim të lëshuar nga ana e Komunës së Strugës, MENJËHERË t’i largojnë të njëjtat dhe ta kthejnë hapësirën në gjendjen e mëparshme.
Të gjithë personave që nuk do të veprojnë na pajtim me këtë Njoftim, do t’u shqiptohet Gjobë në para në bazë të nenit 161-b të Ligjit për ndërtim, edhe atë:
(1) Gjobë në vlerë prej 5.000 deri 7.000 eurosh në kundërvlerë denarësh do t’i shqiptohet personit juridik nëse vendos pajisje urbane – panele reklamuese informative, si dhe panele reklamuese informative që vendosen nëpër objekte, pa miratim ose pa aktvendim për vendosjen e të njëjtave, ndërsa Gjobë në vlerë prej 500 eurosh në kundërvlerë denarësh do ti shqiptohet personit përgjegjës në personin juridik.
(2) Gjobë në vlerë prej 250 eurosh në kundërvlerë denarësh do ti shqiptohet personit fizik nëse vendos pajisje urbane – panele reklamuese informative, si dhe panele reklamuese informative që vendosen nëpër objekte, pa miratim ose pa aktvendim për vendosjen e të njëjtave

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).