vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 26 (njëzetë e shtatë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 27 (njëzetë e shtatë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 21.09.2023, (E enjte) me fillim në ora 10:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

– Procesverbal nga seanca e njëzetë е pestë e Këshillit të komunës së Strugës.

– Procesverbal nga seanca e njëzetë е gjashtë e Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 25 nxënës në SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2023/2024
  2. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorisht për vitin shkollor 2023/2024
  3. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin shkollor 2023/2024
  4. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe formim i paraleleve të kombinuara në SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin shkollor 2023/2024
  5. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës dhe formim i paraleleve të kombinuara në SHFK “Murat Labunishti” – f.Labunisht për vitin shkollor 2023/2024
  6. Propozim – Konkluzion për miratimin e Programit vjetor për punë të SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollot 2023/2024.
  7. Propozim – Konkluzion për miratimin e Programit vjetor për punë të SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin shkolor 2023/2024.
  8. Propozim – Konkluzion për miratimin e Programit vjetor për punë të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin shkolor 2023/2024.
  9. Propozim – Konkluzion për miratimin e Programit vjetor për punë të SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin shkolor 2023/2024.
  10. Propozim – Vendim për regjistrimin e shkollave ekzistuese periferike  si pjesë e  shkollës fillore.
  11. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit të derivateve të naftës për SHFK “shën Kliment Ohridski” dhe SHFK “Ashim Agushi”.
  12. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për transport për SHFK “Shën Kliment Ohridski” dhe SHFK “Ashim Agushi”.
  13. Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për ujësjellës dhe kanalizim për SHFK “Ashim Agushi”, SHFK “Josip Broz Tito” dhe SHFk “Vëllezërit Milladinovci”.
  14. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësim në NP “Eko-Struga” – Strugë për vitin 2024.
  15. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësim në NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për vitin 2024.
  16. Propozim – Aktvendim për shkarkim të anëtarit në Bordin drejtues të NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë.
  17. Propozim – Vendim për lirim nga pagesa e taksës komunale për shfrytëzim dhe mirëmbajtje të ndriçimit publik.
  18. Propozim – Vendim për pranimin e propozimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal midis Komunës së Debërcës dhe Komunës së Strugës.
  19. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në komisionin e përbashkët për bashkëpunim ndërkomunal midis Komunës së Debërcës dhe Komunës së Strugës.
  20. Propozim – Vendim për përcaktimin e emrit të rrugës në Komunën e Strugës.
  21. Propozim – Program për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara me shenja përkujtimore në Komunën e Strugës për vitin 2023-2027.
  22. Iniciativë për përpunim dhe miratimin e projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për ndërtim të objekteve me dedikim G2.1 Ndërtesa industriale me përpunim të industrisë së lehtë – Ndërtim me industri ndërtimore të lehtë – komplekse fabrike, punëtori industriale, korridore për montim, nxemje, stacione gjeneratorike dhe ngjashëm, hole dhe baza për prodhimin e asfaltit dhe betonit në PK nr. 1111/1, PK nr. 1111/3, pK nr. 1077/5 dhe pjesë nga PK nr. 1077/1 KK Moroishtë, Komuna e Strugës.

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).