Në bazë të nenit 4, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 36, 37, 38, 39 dhe nenit 67 nga Ligji për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi të komunës (“G.zyrtare e RM-së” nr.78/2015, 106/15, 153/15, 90/16, 21/18 dhe “G.zyrtare e RMV”nr. 101/19, 275/19 dhe 122/21), dhe Vendimit për dhënie me qira të përkohshme të objektit –hapësirë afariste në f.Misllodezhdë, pronësi e komunës së Strugës nr.08-4877/37 të datës 16.12.2024 miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr.02/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22), Komisioni për realizim e procedurës për shitje dhe dhënie me qira të sendeve të paluajtshme, shitje të sendeve të luajtshme dhe procedurë për furnizim me sende të paluajtshme, publikon:
SHPALLJE nr. 01/2025
për dhënie me qira të përkohshme të sendeve të paluajtshme, në bazë të ankandit elektronik publik (për herë të parë)
1.Lënda e ankandit elektronik publik
Lënda e ankandit publik elektronik është dhënia me qira e patundshmërisë – hapësirës afariste dhe lokaleve ndihmëse nga objekti në fshatin Misllodezhdë, në pronësi të Komunës së Strugës, në pajtim me pasqyrën tabelare:
| Nr. rend | PK,KK,Nr. FP | Objekt | Qëllimi i objektit | Sipërfaqja | Vlera e parashikuar e pasurisë të paluajtshme | Shuma fillestare e qirasë mujore 0,5/% | Oferta minimale e ankandit | Garancia bankare 2% |
| 1. | PK.nr.1276 КK Misllodezhdë Nr.Fp 330 | Ndërt.1, hyrja1, përdh, nr. e pjes.së ndarë 1, Ndërt1, hyrja2, përdh, nr i pjes.së ndarë 1 Ndërt1, hyrja2, përdh, nr i pjes. së ndarë1 | HA HA HN | 55m2 90m2 25m2 | 1.290.911,00 denarë | 6.455,00 denarë | Pa kufi | 25.818,00 denarë |
Çmimi për pasurinë e paluajtshme përcaktohet në përputhje me Raportin e Vlerësimit në përputhje me Metodologjinë për Përcaktimin e Vlerës së Tregut të Pasurive të Paluajtshme.
Shuma e qirasë fillestare mujore është 0.5% e vlerës së parashikuar të pasurisë së paluajtshme dhe është e shënuar në pasqyrën tabelare.
Për tokën me PK.nr.1276, KK Misllodezhdë, në të cilin ndodhet pasuria e paluajtshme që jepet me qira, nuk është miratuar asnjë plan-dokument urbanistik.
2. Afati i parashtrimit
Fletëparaqitjet për pjesëmarrje në Ankandin publik duhet të dorëzohen në afat prej 10 ditëve nga dita e publikimit të Shpalljes, respektivisht duke filluar nga data 30.06.2025 deri në datë 09.07.2025.
3.Të drejtë për pjesmarrje
Në ankandin publik elektronik kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë personat të interesuar fizikë dhe juridikë, vendas dhe të huaj, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në njoftim.
Palët e interesuara mund të marrin pjesë në qira duke paraqitur një Aplikim për Pjesëmarrje.
4.Data dhe Koha e fillimit dhe kohëzgjatja e publikimit
Ankandi publik do të kryhet në datë 14.07.2025 (E hëne) me fillim në ora 10.00 dhe do të zgjasë deri në ora 10.30.
Ankandi publik do të mbahet elektronik në internet faqen vijuese http:// www.e-stvari.mk
Periudha e dhënies së hapësirës është për periudhë prej 10 (dhijet) viteve, me fillim nga dita e nënshkruarjes së Kontratës.
5.Kushte për pjesëmarrje në ankand publik
Për pjesëmarrje në ankandin elektronik publik pjesëmarrësit e interesuar në mënyrë elektronike parashtrojnë Fletëparaqitje, e cila duhet t’i përmbajë të gjitha të dhënat dhe dëshmitë e përcaktuara në Shpallje për ankand elektronik publik. Që të mund të parashtrojnë Fletëparaqitje për pjesëmarrje së bashku me dëshmitë e përcaktuara me shpalljen, çdo person fizik dhe juridik duhet paraprakisht të regjistrohet në veb faqen http://www.e-stvari.mk . (Nëse ofruesi ka marrë pjesë në procedurat sipas shpalljeve paraprake dhe ankande të realizuara elektronike publike përmes këtij sistemi, për të ende vlejnë, emri paraprakisht automatik i shfrytëzuar dhe parulla, për pjesëmarrje në procedurat paraprake dhe atë në nivel të tërë sistemit – mendohet për pjesëmarrje në procedurë të cilën e ka realiziar ndonjë komunë).
Për sendin e paluajtshëm e cila është lëndë e publikimit të ankandit publik, për pjesëmarrje mund të paraqiten të gjithë personat e interesuar vendas dhe të huaj fizik dhe juridik të cilët mund të arrijnë në pronësinë e sendeve të paluajtshme në territorin e Republikës së Maqedonisë në pajtim me ligj dhe të cilët i plotësojnë kushtet e dhëna në shpallje.
Dëshmitë të cilët duhet të dorëzohen, personi i regjistruar është i obliguar t’i vendos në sistem në kopje të skenuar nga origjinali në formë të PDF-së, dhe atë:
– Dëshmi për garancion bankar për seriozitetin e ofertës në lartësi prej 2% nga vlera e vlerësuar të sendit të paluajtshëm;
– Dëshmi për identifikim:
– letërnjoftim ose fletëidentifikimi për persona fizik
– gjendja rrjedhore nga Regjistri qendror të RM-së për persona vendas juridik
– çertifikatë nga regjistrimi nga regjistri adekuat për persona të huaj juridik
– E-mail adresë të parashtruesit të fletëparaqitjes, përmes të cilës do të kryhet procedurë të regjistrimit për pjesëmarrje në ankandin elektronik publik, respektivisht do t’ju dërgohen në afat prej tre ditëve nga ofertat e dorëzuara, emri shfrytëzues dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik, respektivisht qasje në faqen e internetit ku do të zhvillohet ankandi elektronik publik.
Parashtruesit të cilët kanë dorëzuar fletëparaqitje të kompletuara për pjesëmarrje në ankandin publik nga dita e realizimit të ankandit publik regjistrohen në internet faqen e theksuar në shpallje me emër shfrytëzimi dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik, me çka kanë të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik.
6.Garancion bankar për seriozitetin e ofertuesit prej 2% nga vlera e vlerësuar
Garancioni bankar për seriozitetin e ofertuesit në lartësi prej 2% nga vlera e përgjithshme të vlerësuar të sendeve të paluajtshme, respektivisht më pak 25.818,00 denarë. Përveç dorëzimit elektronik të garancionit bankar në ekzemplarë të skenuartë origjinalit në formë të PDF-sëparashtruesi i ofertës/fletëparaqitjes për pjesëmarrje është i obliguar deri në afatin përfundimtar për parashtrimin e ofertës/fletëparaqitjes, garancioni bankar për seriozitet të ofertës ta dorëzojë edhe në formë të shkruar dhe në origjinal përmes postësose me dorëzim personal në adresë: Komuna e Strugës rr.Marshall Tito pn Strugë, Deri te Komisioni për disponim të sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme. Mosdorëzimi i gsarancionit bankar në formë të shkruar në adresën e përmendur e bën fletëparaqitjen/ofertën të papranueshme dhe e njëjta do të refuzohet.
Garancioni bankar duhet të jepet në valutë maqedonase, nga banka e cila punon dhe kryen aktivitete bankare në Republikën e Maqedonisë, kurse kohëzgjatja e garancionit bankar duhet të arrijë më së paku 30 ditë, llogaritur nga dita e përcaktuar si afat i fundit për parashtrimin e ofertës/fletëparaqitjes.
Garancioni bankar për seriozitetin e ofertës për pjesëmarrje në ankandin publik i kthehet parashtruesit të fletëparaqitjes në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik, kurse garancioni bankar i ofruesit më të volitshëm o kthehet në afat prej 15 ditëve nga dita e nënshkruarjes së kontratës.
Garancioni bankar për seriozitet të ofertës do të paguhet nëse ofertuesi i zgjedhur më i volitshëm nuk e nënshkruan kontratën për qira me Komunën e Strugës. Gjatë pagesës së garancionit bankar ofertuesi në periudhë prej një viti nuk do të mund të merr pjesë në çdo ankand të ardhëm publik për sendet në fjalë.
Çdo fletëparaqitje që nuk përmban garancion për seriozitet të ofertës ose përmban garancion për seriozitet të ofertës e cila nuk ështënë pajtim me kushtet e shpalljes, do të hidhet dhe nuk do të merr pjesë në ankandin elektronik publik.
7.Procedura për ankandin elektronik publik
Procedurën për ankand elektronik publik e zbaton Komisioni për sende të luajtshme dhe të paluajtshme pranë Komunës së Strugës. Komisioni pas pranimit të fletëparaqitjeve përcakton a janë dorëzuar në afatin e përcaktuar dhe a janë të kompletuar në pajtim me kushtet në shpallje me çka më pas i njofton parashtruesit e fletëparaqitjeve në formë elektronike. Parashtruesve të fletëparaqitjeve të cilët janë të kompletuar, komisioni në afat prej 3 (tre) ditëve nga dita e dorëzimit të ofertave i dorëzon emër shfrytëzimi dhe shifër për për pjesëmarrje në ankandin publik, kurse parashtruesve të fletëparaqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar u dorëzon njoftim me arsyetim se nuk do të marrin pjesë në ankandin publik. Parashtruesit të cilët dorëzojnë fletëparaqitje të kompletuara për pjesëmarrje në ankandin publik në ditën e realizimit të ankandit publik regjistrohen në faqen e internetit të theksuar në shpallje me emër shfrytëzimi dhe shifër për pjesëmarrje në ankand publik me çka kanë të drejtë të marrin pjesë në ankandin publik. Ankandi publik do të mbahet nëse pjesëmarrësit i plotësojnë kushtet e dhëna në shpallje. Ankandi publik do të mbahet, nëse në shpallje paraqitet edhe vetëm një pjesëmarrës i cili i plotëson kushtet e dhëna në shpallje dhe e pranon çmimin fillestar. Ankandi publik fillon me publikimin e çmimit të përgjithshëm fillestar të qirasë dhe realizohet në bazë të ankandit publik nga ana e pjesëmarrësve. Në pesë minutat e para të ankandit publik mund ta pranojnë, respektivisht ta zmadhojnë çmimin e qirasë mujore. Ankandi publik llogaritet si e përfunduar në momentin e përfundimit të kohës në shpallje, gjatë të cilit nëse në dy minutat e fundit të kohës së përcaktuar për kohëzgjatjen e ankandit publik nga ana e pjesëmarrësve është dhënë ofertë, afati i fundit për përfundimin e ankandit publik vazhdon edhe për dy minuta, kurse do të përfundojë kur për periudhë prej dy minutat nuk do të ketë ofertë të re. Ankandi publik vazhdon pakufi derisa në inetrvalin kohor prej 2 (dy) minutash ka ofertë të re. Nëse në pesë minutat e para të ankandit publik nuk pranohet oferta, respektivisht nuk jepet ofertë më të lartë nga pjesëmarrësi i ankandit publik, vlera e qirasë zvogëlohet për 2% me çka pjesëmarrësit e ankandit publik sërish do të kenë mundësi ta pranojnë respektivisht ta rrisin çmimin e qirasë mujore pa më pas të kufizohet hapin minimal të rritjes. Nëse në përfundimin e dy minutave të fundit të pesë minutshit të dytë të ankandit publik nga ana e pjesëmarrësve pranohet oferta, respektivisht është dhënë ofertë më të lartë, afati i fundit për përfundimin e ankandit publik vazhdon edhe për dy minuta, kurse do të përfundojë kur për periudhë prej gy minutat në vijim nuk jepet ofertë të re. Nëse në kohëzgjatje prej 5 minuta përsëri nuk ka ofertë, vlera e qirasë përsëri zvogëlohet për 2 % nga vlera e parë të vlerësuar. zvogëlimi i vlerës së qirasë së lëndës gjatë ankandit mund të jetë më së shumti deri në 30% nga vlera e vlerësuar pa dyllim sa ofertues janë paraqitur në ankand publik.Për ofrues më të përshtatshëm llogaritet pjesëmarrësi në ankand publik i cili ka ofruar çmim të fundit e cila përfaqëson çmim më të lartë për qira. Pas përfundimit të ankandit publik përpilohet procesverbal për ankandin e realizuar publik i cili në mënyrë elektronike dorëzohet deri te pjesëmarrësit e ankandit elektronik publik.
Shpallja zgjat 10 ditë, duke e përfshirë edhe ditën e publikimit, do të publikohet në dy gazeta ditore në gjuhë maqedonase dhe një në gjuhën shqipe dhe në veb faqen http:// www.e-stvari.mk
Pjesëmarrësit kanë të drejtë kundërshtimi vetëm në lidhje me procedurën e ankandit elektronik publik, në afat prej 3 (tre) ditëve nga mbajtja e ankandit publik deri te Komisioni i cili vendos sipas kundërshtimeve në afat prej pesë ditëve nga pranimi i kundërshtimit.
8. Obligimet e ofruesit më të përshtatshëm
Për ofrues më të përshtatshëm llogaritet pjesëmarrësi i ankandit publik i cili ofron çmim të fundit e cila përfaqëson çmim më të lartë për qira mujore.
Pas përfundimit të procedurës për ankand publik, obligimi është i ofruesit më të përshtatshëm t’i paguajë mjetet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të njoftimit me shkrim për zgjedhje dhe në afat prej pesë ditëve të punës llogaritur nga përfundimi i afatit për mbrojtje juridike përcaktuar në nenin 287 nga Ligji për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronësi shtetërore dhe me sendet në pronësi komunale lidhet kontratë për qira në formë të shkruar i cili dorëzohet në noter për shkak të kryerjes së solemnizimit. Në kontratën për qira do të zbatohen dispozitat e Ligjit pëe marrëdhënie obligative. Shpenzimet noteriale janë obligim të ofruesit më të përshtatshëm, respektivisht qiramarrësit.
Nëse ofruesi më i përshtatshëm nuk i paguan mjetet dhe nuk e nënshkruan kontratën (në afatin e përcaktuar) me Komunën e Strugës do të veprohet ndaj aktivimit të garancionit bankar dhe nuk do të mund të merr pjesë në çdo ankand të ardhshëm publik për sendet në fjalë në periudhë prej një viti.
Informata më të hollësishme në lidhje me shpalljen mund të merren në komunën e Strugës në nr.e telefonit: 046 /785-776.
Nr._13-3270/1_
_27.06.2025
S t r u g ë
KOMUNA E STRUGËS
Komisioni për realizim e procedurës për shitje dhe dhënie me qira të sendeve të paluajtshme, shitje të sendeve të luajtshme dhe procedur për furnizim me sende të paluajtshme
