vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, miratoi:

A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 3 ( tretë ) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 3 ( tretë ) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 28.01.2026, (E mërkurë) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  1. Program për punën e Këshillit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
  2. Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së sendit të luajtshëm – pronësi e Komunës së Strugës të NP “”Komunallno” – Strugë.
  3. Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së sendit të luajtshëm – pronësi e Komunës së Strugës të NP “”Komunallno” – Strugë.
  4. Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së sendit të luajtshëm – pronësi e Komunës së Strugës të NP “”Komunallno” – Strugë.
  5. Propozim – Program për punën e ZHEL për vitin 2026
  6. Raport kuartal i Komunës së Strugës – kuartali IV/2025
  7. Propozim – Vendim për përcaktimin e kriteriumeve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim fillor për vitin 2026.
  8. Propozim – Vendim për përcaktimin e kriteriumeve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim të mesëm për vitin 2026.
  9. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Zorica Çepujnoska.
  10. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Ilmi Oboll.
  11. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Melaime Fazliu
  12. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Merlina Ziba.
  13. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Muarem Peseçani.
  14. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Natasha Cvetkoska.
  15. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Fitni Mamudi.
  16. Program për punën e NP “Komunallno” Strugë për vitin 2026
  17. Propozim – Program për propoagandë të përgjithshme turistike dhe përmirësim i kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2026
  18. Propozim – Program për mbrojtjen sociale dhe shëndetësore të fëmijëve
  19. Propozim – Program për aktivitetet nga fusha e arsimit në Komunën e Strugës për vitin 2026
  20. Propozim – Program për mundësi të barabarta të Komunës së Strugës për vitin 2026
  21. Propozim – Program për organizimin projekteve kulturore, ngjarjeve, personaliteteve dhe e manifestimeve me interes publik në komunën e Strugës për vitin 2026.
  22. Raport vjetor për punën e Sektorit për mbikëqyrje inspektuese – inspektoriat në komunën e Strugës për periudhë nga 01.01.2025-31.12.2025.
  23. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës për vendosjen e pajisjes urbane, kushtet, mënyra dhe procedura për lëshimin e lejes për vendosjen e pajisjes urbane dhe lejes për ushtrimin e veprimtarisë jashtë hapësirave afariste në territorin e Komunës së Strugës.
  24. Propozim – Vendim për përcaktim dhe pagesë të taksës komunale për vitin 2026.
  25. Propozim – Rregullore për përcaktimin e lokacioneve për vendosjen e pajisjes urbane.
  26. Propozim – Program për ndërtimin e sinjalizimit të komunikacionit në Komunën e Strugës për vitin 2026
  27. Propozim – Program për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale në komunën e strugës për vitin 2026.
  28. Propozim – Program për vendosjen e pajisjes urbane në territorin e komunës së Strugës për vitin 2026.
  29. Propozim – Program për rregullimin e tokës ndërtimore për vitin 2026.
  30. Propozim – Program për finansimin e përpunimit të planeve urbanistike për vitin 2026.
  31. Propozim – Program për punë në sferën e zotërimit të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e komunës së Strugës për vitin 2026.
  32. Propozim – Program për mbrojtjen e mjedisit jetësor për vitin 2026
  33. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarit në këshillin shkollor të SHFK “Murat Llabunishti” – f.Llabunisht
  34. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve në këshillin drejtues të Konviktit komunal shkollor “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë
  35. Propozim – Aktvendim për formimin e Komisionit për vlerësim të dëmit shkaktuar nga fatëkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera.
  36. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të Shtabit hapësinor për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Strugës dhe ekzekutuesve për punë administrativo-teknike dhe operative.
  37. Diskutim në lidhje me Kërkesën për sigurim urgjent të transportit urgjent dorëzuar nga SHK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë
  38. Propozim – Aktvendim për emërim të anëtarëve në Bordin drejtues në NPK “Higjiena”-f.Labunistë.
  39. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve nga Bordi mbikëqyrës për kontroll të punës materialo- financiare të NPK “Higjiena”-f.Labunishtë.
  40. Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në fushën e teknologjisë Informatike për vitin 2026.
  41. Elaborat për vlerësimin e dëmeve.
  42. Propozim – Vendim për shitjen e sendit të luajtshëm – automjet motorik për pasagjërë, pronë e Komunës së Strugës.
  43. Propozim – Vendim për ndryshim të vendimit për kryerjen transportit të linjës komunale të udhëtarëve në territorin e Komunës së Strugës.

Materialet e mbledhjes së 3

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).