Në bazë të nenit 40 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), nenit 26 nga Statuti i komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i komunës së Strugës” nr. /18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22) dhe nenit 59 paragrafi 4 të Rregullores së Këshillit të komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i komunës së Strugës” nr. 4/18), në kërkesë të më së paku 1/3 së anëtarëve të këshillit, Kryetari i këshillit të komunës së Strugës, solli:
A K T V E N D I M
për konvokimin e seancës së 4-të, të jashtëzakonshme të komunës së Strugës
E konvokoj seancën e 4-të, të jashtëzakonshme të Këshillit të komunës së Strugës, në datë 19.02.2026 (E enjte) në ora 11.00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës.
Seanca do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
- Diskutim për sigurimin e qytetarëve të Komunës së Strugës nga aspekti i problemeve për furnizimin normal të ujit të pijshëm.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski
