Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Repbulikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kryetari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi:
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 4
( katërt ) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 4 (katërt) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 12.03.2026, (e ejnte) me fillim në ora 14:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
- Propozim – Program i Komunës së Strugës për përkrahjen e të rinjve për vitin 2026
- Propozim – Program për sport dhe organizata joqeveritare të Komunës së Strugës për vitin 2026
- Program për punën e NPK “Higjiena” – f.Llabunisht për vitin 2026.
- Propozim – Program për punën e Njësisë për bashkëpunim me Bashkësitë vendore për vitin 2026
- Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhim me kriza dhe revitalizim për eliminimin e krizave në vitn 2026.
- Propozim – Program për mbrojtjen e mjedisit jetësor për vitin 2026.
- Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë të sendit të luajtshëm – pronë e Komunës së Strugës ndaj NP “Komunallno” – Strugë cisternë 4t OTOKAR ATLAS 11T
- Propozim – Program për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2026
- Propozim – Raport për regjistrimin e kryer të mjeteve themelore, inventarit, pronës së paluajtshme dhe të luajtshme, kërkesave dhe obligimeve të Komunës së Strugës për vitin 2025
- Propozim – Rregullore për kryerjen e regjistrimit të mjeteve themelore, inventarit të imët, pronës së patundshme dhe të luajtshme dhe obligimeve të Komunës së Strugës.
- Propozim – Program për punën e Njësisë territoriale zjarrfikëse pranë Komunës së Strugës për vitin 2026.
- Propozim – Program për mbrojtje shëndetësore, sterilizim dhe vaksinimin e qenve endacak për vitin 2026.
- Raport financiar për punë kuartali IV/ 2025 i NP “Eko Strugë” – Strugë.
- Vendim për emërim dhe plotësim të Vendimit për përcaktimin e tarifës së çmimeve sipas zonave, për organizimin e parkimit zonal të qytetit të Strugës.
- Llogaria përfundimtare për punë e NP “Eko Struga” – Strugë nga data 01.01.2025 – 31.12.2025
- Propozim – Vendim për përcaktimin e vlerës së pikës për pagat e nëpunësve shtetërorë për vitin 2026.
- Propozim – Rregullore për përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurës për shpërndarjen e mjeteve financiare nga programi për sport dhe rekreacion nga buxheti i Komunës së Strugës për programet e klubeve sportive, shoqatave sportive, manifestimeve sportive, sportistëve, trajnerëve dhe personave të tjerë juridikë nga fusha e sportit.
- Propozim – Rregullore për mënyrën, procedurën, kushtet dhe kriteret për ndarjen e mjeteve financiare – ndihmë e njëhershme në para.
- Propozim – Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së një sendi të luajtshëm – pronë e Komunës së Strugës tek NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë, Matës i cilësisë së ujit HANNA, model: HI-991301, i papërshkueshëm nga uji për interval të lartë pH/EC/TDS/°C.
- Propozim – Rregullore për përcaktimin e procedurës, kritereve dhe mënyrës së ndarjes së mjeteve financiare nga Buxheti i Komunës së Strugës për financimin e programeve dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve.
- Propozim – Program për mundësi të barabarta të Komunës së Strugës për vitin 2026.
- Propozim – Program për aktivitetet në fushën e arsimit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
- Propozim – Program për mbrojtje sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore të Komunës së Strugës për vitin 2026.
- Propozim – Program për kulturë të Komunës së Strugës për vitin 2026.
- Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues në Konviktin Komunal të Nxënësve “Vëllezërit Miladinovci” – Strugë.
- Vendim për përcaktimin e shumës maksimale të vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të nëpunësve administrativë të punësuar në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë për vitin 2026.
- Vendim për përcaktimin e shumës maksimale të vlerës së pikës për llogaritjen e pagave të ofruesve të shërbimeve publike dhe drejtorëve të institucioneve publike për fëmijë për vitin 2026.
- Vendim për miratimin e Raportit financiar nga 01.01.2025 deri më 31.12.2025 (llogaria përfundimtare) për vitin 2025 (për 7650102313903 – 14 bllok dotacion).
- Vendim për miratimin e Raportit financiar nga 01.01.2025 deri më 31.12.2025 (llogaria përfundimtare) për vitin 2025 (për 7650102313787 – 10 llogari vetanake).
- Vendim për miratimin e raportit vjetor për punën e EPÇKF “8 Marsi” – Strugë.
- Propozim – Program për mbështetjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2026.
- Raport tremujor për punën financiare të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë për tremujorin e tretë 01.01.2025 – 30.09.2025.
- Program për punën e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Strugë për vitin 2026.
- Propozim – Program për ndërtimin e sinjalizimit rrugor të Komunës së Strugës për vitin 2026.
- Propozim – Vendim për ndryshimin e Vendimit për kryerjen e transportit komunal linjor të udhëtarëve në territorin e Komunës së Strugës.
- Propozim – Vendim për shfuqizimin e Vendimit për shfrytëzim të përhershëm të sendeve të paluajtshme – zyra, pronë e Komunës së Strugës me nr. 08-952/7.
- Raport financiar i NP “Komunale” – Strugë për periudhën 01.01. deri më 31.12.2025 – tremujori i katërt (llogaria përfundimtare).
- Raport vjetor i Komunës së Strugës për vitin 2025 dhe Llogaria përfundimtare e Komunës së Strugës për vitin 2025.
- Propozim – Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2026.
- Propozim – Kalendar buxhetor i Komunës së Strugës për vitin 2027
- Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në fushën e teknologjisë Informatike për vitin 2026.
- Propozim – Program për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës vitin 2026
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski
