vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 52 të Ligjit për nëpunësit administrativë (”Gazeta zyrtare e RM” nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 05/16, 142/16 dhe 11/18 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.275/19, nr.14/20, nr.215/2021 nr.99/2022, 208/2024, 114/25,252/25,266/25), Kryetari  i Komunës së Strugës,

         V E N D I M

për mos zgjedhjen e nëpunësi administrativ përmes shpalljes interne nr.01/2026

  1. Për kryerës të detyrave të punës në vend pune ADM0101B02000 me shifër të vendit të punës Udhëheqës Sektori , në Sektori për çështje finansiare, – 1 (një) realizues –1(еден) извршител, NUK BËHET PËRZGJEDHJE.
  • Ky vendim  do të hyn në fuqi pas publikimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.

                 A r s y e t i m

        Komuna e Strugës zbaton procedurën për avansimin e nëpunësit administrativ për të kryer dyetyrat e punës nga paragrafi 1 i këtij Vendimi, përmes hapjes së shpalljes interne nr.01/2026.

        Shpallja interne u publikua në faqen e internetit të Komunës së Strugës dhe në faqen e Agjencisë për administratë më datë 11.03.2026.

          Me Aktvendim numër 04-1433/8 të datës 16.03.2026  u formua Komisioni për selektim për avansim për shpalljen interne nr.01/2026,  e  cila e realizoj procedurën e selektimit administrativ të kandidatit për avansim. Pas procedurës së kryer, Komisioni për selektim për avansim ka përgatitur procesverbalin e selektimit administrativ sipas shpalljes interne, me numër 04-1433/10 të datës 23.03.2026  Komisioni konstatoj se në shpallje për vendin e lartëshënaur u paraqitën gjithësej 1 kandidat nga të cilët 0 kandidat i rregullt dhe 1  kandidat i parregullt. Shkaku i parregulhmërisë përshkruhet se kandidati nuk i ka plotësuar kushtet e veçanta në pjesën e arsimit përkatësishtë lloj i papërshtatshëm i arsimit .

         Në bazë të lartëshënuarës,  nuk bëhet zgjedhja si në dispozitivin e këtij Vendimi.

UDHËZIM JURIDIK:

Kundër këtij Vendimi kandidati i pakënaqur mund të parashtroj ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej 8 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit në faqen e internetit të Komunës së Strugës

Dorëzuar deri:

-kandidati,
-Arkivi,
-Njësia për menaxhim me resurse njerëzore

Vendimi

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i Komunës,
Mendi Qyra

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).