SHPALLJE INTERNE numër 01/2026
për avancim të nëpunësve administrativë në Komunën e Strugës
Komuna e Strugës nxjerr shpallje interne për avancim të 2 (dy) nëpunësave administrativ në vendet e punës:
- ADM0101B02000 me shifër të vendit të punës Udhëheqës Sektori , në Sektori për çështje finansiare, – 1 (një) realizues
Kushte të përgjithshme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
- Të jetë i moshës madhore,
- Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
- Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kushte të veçanta:
- VI A sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
- shkencat ekonomike,
-njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë, - më se paku 5 (pesë) vite përvojë pune në drejtim, nga të cilat më së paku 2 (dy) vitë përvoj pune në sektorin publik, gjegjësisht më së paku tetë vjet përvoj pune në drejtim nga të cilat tre vjet në përvojën si udhëheqës në sektorin privat,
-njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht), - vërtetim për dhënjen e provimit për menaxhim të administratës
Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të ulët:
- mësimi dhe zhvillimi
- komunikimi
- arritjen e rezultateve
- duke punuar me punë të tjera/ekipore;
- ndërgjegjësimin strategjik;
- orientimin тек palët e interesuara;dhe
- menaxhimi financiar.
Orari i punës:
-orë pune në javë: 40,
-orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
-Shuma financiare në rrogën neto është 55.801,00 denarë.
- ADM0101B04000 me shifër të vendit të punës Udhëheqës Njësie, sektori për mbështetje të Kryetarit, organizimit të punës së këshillit dhe teknologjisë informatike, Njësia për protokoll dhe marrëdhënie me publikun – 1 (një) realizues
Kushtet e përgjithshme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
- Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,
- Të jetë i moshës madhore,
- Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës, dhe
- Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kushte të veçanta:
-VI A sipas Kornizës së kualifikimive të Maqedonisë me më se paku 240 kredi sipas SETK ose të ketë të mbaruar shkallë VII/1,
- Administrat publike, ose Arsim ose Shkenca juridike.
-njohje aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë,
-më se paku 4 (katër) vite përvojë pune në drejtim, nga të cilat më së paku një vit përvoj pune në sektorin publik, gjegjësisht më së paku gjashtë vjet përvoj pune në drejtim nga të cilat dy vjet në përvojën si udhëheqës në sektorin privat
-njohje aktive të njërës nga tre gjuhët më të përdorura në Unionin Evropian (anglisht, frëngjisht, gjermanisht), - vërtetim për dhënjen e provimit për menaxhim të administratës
Kompetenca të përgjithshme të pune në nivel të lartë: - mësimi dhe zhvillimi
- komunikimi
- arritjen e rezultateve
- duke punuar me punë të tjera/ekipore;
- ndërgjegjësimin strategjik;
- orientimin ndaj klienteve/palët e interesuara;
- menaxhment; dhe
- menaxhimi financiar.
Orari i punës:
-orë pune në javë: 40,
-orari i punës: nga e Hëna në të Premte, ardhja në punë në ora 08:00 dhe dalja nga puna në ora 16:00.
-Shuma financiare në rrogën neto është 46,963,oo denarë.
Nëpunësit adminsitrativ të interesuar për avancim duhet t’i plotësojë kushtet epërgjithshme dhe kushtet е veçanta të caktuara me Rregulloren për sistematizim në vendet e punës në Komunën e Strugës, si dhe :
-të jetë i notuar mе notë “А“ ose “B” në notimin e fundit,
-të jetë në vend pune në nivel respektivisht më të ulët në kornizat e kategorisë së njëjtë për të cilin vend pune është publikuar shpallja interne,
-të ketë kaluar më së paku dy vite në të njëjtin nivel dhe
-të mos i jetë dhënë masë disiplinore në vitin e fundit para publikimit të shpalljes interne.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nëpunësit administrativë të punësuar në Komunën e Strugës që i plotësojnë kushtet për konkurim.
Kandidatët, ndaj fletëparaqitjes mund t’i dorëzojnë faktet e mëposhtme:
- Vërtetime për realizim me sukses të trajnimeve dhe/ose,
- Vërtetim për realizim me sukses të mentorimit.
Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 (pesë) ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.
Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen perms arkivit të Komunës së Strugës deri te Njësija për menaxhim me resurse njerëzore në adresën Komuna e Strugës, rr. Sheshi Nënë Tereza p.n. Strugë si dhe deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk
Aplikim i parashtruar jo në kohën e duhur, fletëparaqitje jo e plotë dhe e çrregullt, nuk do të jetë lëndë e shqyrtimit.
Procedura do të zbatohet nga Komisioni për selektim dhe avansim I formuar nga nga Sekretari i Komunës së Strugës.
- VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.
