vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të Programit për sport dhe organizatat joqeveritare të Komunës së Strugës për vitin 2026 dhe Rregullores për përcaktimin e procedurës, kritereve dhe mënyrës së ndarjes së mjeteve financiare, Komuna e Strugës shpall:

  1. Lënda e thirrjes publike
    Lënda e kësaj thirrjeje publike është ndarja e mbështetjes financiare për realizimin e programeve dhe projekteve me interes publik në territorin e Komunës së Strugës.
  2. Fushat prioritare
    • Kulturë
    • Mjedis jetësor
    • Të rinj
    • Arsim
    • Barazi gjinore
    • Mbrojtje sociale
  3. Buxheti total dhe llojet e granteve
    Shuma totale e mjeteve është 1.200.000 denarë, e ndarë si vijon:
    • Mini-grante (Aplikim për mini-grant):
    deri në 30.000 denarë për projekt
    gjithsej 300.000 denarë (10 grante)
    • Grante (Formulari 1 и Formulari 2):
    deri në 100.000 denarë për projekt
    gjithsej 900.000 denarë (9 grante)
    Komuna e Strugës rezervon të drejtën të bëjë shpërndarje të ndryshme të mjeteve në përputhje me cilësinë e aplikimeve të pranuara ose të sigurojë shpërndarje të barabartë.
  4. E drejta e pjesëmarrjes
    • Të drejtë pjesëmarrjeje kanë shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet që:
    • janë të regjistruara me seli në territorin e Komunës së Strugës
    • janë aktive së paku 12 muaj
    • nuk kanë obligime financiare të papaguara ndaj Komunës së Strugës
    • janë të regjistruara në Regjistrin e organizatave të Komunës së Strugës
    Çdo organizatë mund të paraqesë vetëm një aplikim dhe mund të përfitojë vetëm një financim gjatë vitit.
  5. Partneritetet
    Aplikimet me partnerë lejohen, por nuk janë të detyrueshme.
  6. Kohëzgjatja dhe realizimi i projekteve
    • Projektet duhet të zgjasin nga 1 deri në 3 muaj
    • Të gjitha projektet duhet të përfundojnë më së voni deri më 15 tetor 2026
    • Aktivitetet duhet të realizohen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Strugës
  7. Kushtet financiare
    • Lejohet bashkëfinancimi
    • Mjetet e ndara mund të përdoren edhe si bashkëfinancim
    • Pagesa bëhet paraprakisht (avans)
    • Pagesa bëhet ekskluzivisht në llogarinë bankare të organizatës
  8. Aktivitetet e pranueshme
    Mjetet janë të destinuara ekskluzivisht për:
    • realizimin e aktiviteteve të drejtpërdrejta
    • ngjarje, punëtori, fushata dhe aktivitete të tjera me interes publik
    Nuk lejohen:
    • honorare
    • blerje pajisjesh
    • shpenzime të tjera që nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me aktivitetet
  9. Obligimet e përfituesve
    • Përdorimi i detyrueshëm i logos së Komunës së Strugës në të gjitha materialet promovuese
    • Dorëzimi i raportit për realizimin e projektit në përputhje me kontratën
  10. Dokumentacioni i nevojshëmAplikimi duhet të përmbajë:
    • formularin e plotësuar të aplikimit
    • buxhetin
    • gjendjen aktuale (ekstrakt)
    • statutin
    • vërtetim/deklaratë për mungesë të obligimeve ndaj Komunës së Strugës
    • deklaratë për saktësinë e të dhënave
  11. Mënyra e aplikimit
    Aplikimet dorëzohen në formë të shtypur (fizikisht) në arkivin e Komunës së Strugës.
  12. Afati për aplikim
    Afati për dorëzimin e aplikimeve është 15 ditë nga dita e publikimit të thirrjes publike.
  13. Procedura e vlerësimit
    Procedura përbëhet nga:
    • kontrolli administrativ
    • vlerësimi cilësor
    Pragu minimal për financim është 60 pikë.
  14. Informata shtesë
    Komuna e Strugës rezervon të drejtën:
    • të mos ndajë mjete nëse nuk ka aplikime me cilësi të mjaftueshme
    • të kërkojë informata shtesë
    • të përshtatë shpërndarjen e mjeteve.

Aplikimi për mini grant
Formulari 1
Formulari 2

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).