vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 22 paragrafi 1 pika 5 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 05/02), nenit 88 paragrafi 2 pika XX të Statutit të Komunës së Strugës („Buletini Zyrtar i Komunës së Strugës“ nr. 2/18, 10/19, 22/19 dhe 11/20), si dhe në përputhje me Programin për Kulturë të Komunës së Strugës për vitin 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës në seancën e 5-të të mbajtur më 23.04.2026, Kryetari i Komunës së Strugës shpall

T H I R R J E   P U B L I K E

„Vera Kulturore e Strugës 2026“ (21 qershor – 21 gusht 2026)” – pjesë e Programit për Кulturë të  Komunës së Strugës për vitin 2026.

1 Informacione të përgjithshme

Në përputhje me Programin për Kulturë të Komunës së Strugës për vitin 2026, dhe në funksion të mbështetjes, promovimit, afirmimit dhe avancimit të mundësive krijuese dhe shprehjes në skenën kulturore, Komuna e Strugës shpall Konkurs për mbështetje financiare “ Vera Kulture e Strugës (21 qershor – 21 gusht)”.

2. Qëllimi i thirrjes publike

Qëllimi  i kësaj thirrjeje publike është shpërndarja  e financiare për realizimin e ngjarjeve kulturore dhe projekteve me interes publik në territorin e Komunës së Strugës.

3. Fushat për pjesëmarrjen e aplikantëve

Në bazë të nenit 10 të Rregullores për mënyrën, kriteret dhe procedurën për ndarjen e mjeteve financiare për projekte dhe aktivitete programore nga fusha e kulturës me interes për Komunën e Strugës, pjesëmarrësit në Konkurs duhet të ofrojnë projekte krijuese dhe inovative me programe dhe përmbajtje të mirëfillta që mund të zbatohen në Komunë për fushat prioritare në vijim:

  • Arte performuese
    • Arte muzikore
    • Arte vizuale dhe arti i mediave të reja
    • Veprimtari botuese dhe bibliotekare
    • Promovimi i trashëgimisë kulturore
    • Industri krijuese

Komuna e Strugës, në përputhje me Programin për Kulturë për vitin 2026, do të mbështesë projekte dhe aktivitete kulturore që kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore, nxitjen e krijimtarisë dhe afirmimin e potencialeve kulturore lokale:

  • Manifestime dhe festival
    • Veprimtari teatrale
    • Veprimtari muzikore dhe muziko-skenike
    • Folklor
    • Arte figurative, ekspozita dhe dizajn
    • Letërsi dhe veprimtari botuese
    • Aktivitete përkujtimore (komemorative)
    • Panaire

4.  E drejta e pjesëmarrjes dhe dokumentacioni i nevojshëm

Në këtë Konkurs mund të aplikojnë të gjithë personat fizikë që kryejnë veprimtari në fushën e kulturës, si dhe të gjitha shoqatat, organizatat dhe subjektet juridike të regjistruara që veprojnë në fushën e kulturës dhe artit dhe që kanë selinë në territorin e Komunës së Strugës si komunë amë ku do të realizohen fizikisht projektet, e që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të kenë lorgari aktive transaksionale dhe status aktiv të veprimtarisë prej të paktën një (1) viti;
  • të posedojnë Statut dhe Vendim për regjistrimin e shoqatës ose organizatës;
  • të kenë të paktën një vit përvojë pune në kulturë;
  • të bashkëngjisin minimum një referencë për aktivitet artistik të realizuar (për personat fizikë).

Subjektet juridike – institucionet nga fusha e kulturës, shoqatat e qytetarëve, organizatat joqeveritare, fondacionet dhe personat e tjerë juridikë duhet të dorëzojnë:

  • a) Fletëaplikimin/aplikacionin e plotësuar (fletëaplikimi do të publikohet në faqen e internetit të Komunës së Strugës);
  • b) Gjendjen rrjedhëse për veprimtarinë e regjistruar jo më të vjetër se gjashtë muaj, të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • c) Vërtetim për xhiro-llogari të hapur dhe aktive nga banka;
  • d) Listë referencash për programe, projekte, aktivitete programore dhe manifestime të organizuara dhe të realizuara më parë në tri vitet e fundit.

Personat fizikë – artistët dhe artistët e pavarur duhet të dorëzojnë:

  • a) Fletëaplikimin/aplikacionin e plotësuar (fletëaplikimi do të publikohet në faqen e internetit të Komunës së Strugës);
  • b) Biografi e shkurtër dhe CV e aplikantit;
  • c) Dëshmi për vendbanim në Komunën e Strugës;
  • d) Minimum 1 referencë për aktivitet artistik të realizuar;
  • e) Kopje e faqes së parë të llogarisë transaksionale (ekskluzivisht personale e aplikantit, jo e autorizuar nga një person i tretë).

Secili aplikant mund të aplikojë dhe të marrë mjete vetëm nga një thirrje publike e shpallur nga Komuna e Strugës gjatë vitit 2026.

5. Kriteret për vlerësimin e cilësisë së projektit

Kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve të paraqitur gjatë ndarjes së mjeteve nga Buxheti i Komunës së Strugës  janë origjinaliteti i idesë, referencat dhe portfolioja e subjekteve si dhe pranueshmëria e konstruksionit financiar për realizimin e projektit. Projekti duhet të përmbajë të paktën tri nga kushtet e rreshtuara për konkurrim:

– të ketë kuadro profesionale që do të përfshihen në projekt;

–  të ketë qëllime dhe efekte të formuara mirë nga zbatimi i projektit;

– të përmbajë plan për përfshirjen e komunitetit në realizimin e projektit;

– të punojë në afirmimin dhe animimin e hapësirave të reja kulturore në Komunë

6.  Partneritetet

Aplikimet me partnerë janë të lejuara, por nuk janë të detyrueshme.

7.  Kohëzgjatja dhe realizimi i projekteve

  • Të gjitha projektet duhet të përfundojnë më së voni deri më 15 nëntor 2026.
  • Aktivitetet duhet të realizohen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Strugës.

8.  Kushtet financiare

  • Lejohet bashkëfinancimi.
  • Mjetet e ndara mund të përdoren edhe si bashkëfinancim.
  • Pagesa bëhet ekskluzivisht në llogarinë transaksionale të organizatës,ose personit fizik.

9. Aktivitete të pranueshme

Mjetet janë të destinuara ekskluzivisht për:

  • realizimin e aktiviteteve të drejtpërdrejta;
  • ngjarje, punëtori, promovime dhe aktivitete të tjera me interes publik, ku buxheti i përfituar nga Komuna e Strugës duhet të jetë në përputhje me projektin.

10.  Obligimet e shfrytëzuesve

  • Përdorimi i detyrueshëm i logos së Komunës së Strugës në të gjitha materialet promovuese.
  • Dorëzimi i raportit për realizimin e projektit në përputhje me kontratën.

11. Afati dhe mënyra e aplikimit

Afati për dorëzimin e fletëaplikimeve është 8 (tetë) ditë nga dita e shpalljes së Konkursit në faqen e internetit të Komunës së Strugës.

Fletëaplikimi me të gjithë dokumentacionin mund të dorëzohet përmes postës në adresën:

Komuna e Strugës

Sektori për Veprimtari Publike / Sektori për Arsim dhe Kulturë

 Rr. “Marshall Tito” p.n., 6330 Strugë,

përkatësisht, në Arkivin e Komunës së Strugës nga ora 09:00 deri në orën 16:00 me shënimin: KONKURS për mbështetje financiare të projekteve nga të gjitha fushat e kulturës.

12.  Procedura e vlerësimit

Procedura përbëhet nga:

  • kontrolli administrativ
  • vlerësimi cilësor

Pragu minimal për financim është 100 pikë.

13.  Informacione shtesë

Komuna e Strugës rezervon të drejtën:

  • të mos ndajë mjete nëse aplikimet nuk kanë cilësi të mjaftueshme;
  • të kërkojë informacione shtesë;
  • të përshtatë shpërndarjen e mjeteve.

Materialet e dorëzuara me fletëaplikimet në Konkurs nuk kthehen. Projektet e mbështetura nga ky Konkurs janë pjesë përbërëse e Programit Vjetor për Kulturë të Komunës së Strugës për vitin 2026. Shuma e mbështetjes financiare për projektin e përzgjedhur do të përcaktohet në përputhje me madhësinë dhe cilësinë e projektit, brenda mjeteve të parashikuara në Programin për Kulturë dhe Buxhetin e Komunës, ndërsa shuma maksimale për projekt të aprovuar është 250.000,00 denarë. Mjetet totale për Konkursin për mbështetje financiare të projekteve nga të gjitha fushat e kulturës kapin vlerën prej 1.000.000,00 denarë.

Pjesëmarrësit në Konkurs do të njoftohen për rezultatet pas përfundimit të rangimit të fletëaplikimeve nga ana e Komisionit. Komuna e Strugës do të lidhë Kontratë për financim me subjektin projekti i të cilit do të përzgjidhet në Konkurs.

Shënim: Fletëaplikimi për mbështetje financiare do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Komunës së Strugës: https://www.struga.gov.mk/

Fletëaplikimet me dokumentacion të paplotë, ato të plotësuara në formular të papërshtatshëm, aplikimet që nuk janë plotësuar në mënyrë elektronike ose aplikimet që do të dorëzohen pas skadimit të afatit të parashikuar nuk do të shqyrtohen. Materialet e dorëzuara me fletëaplikimet në Konkurs nuk kthehen.

Thirrje publike
Aplikimi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).