Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/24), nenit 26 të Statutit të Komunës së Strugës (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Strugës” nr. 2/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22) dhe nenit 59 paragrafi 4 të Rregullores së Punës së Këshillit të Komunës së Strugës (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Strugës” nr. 4/18), Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, solli:
A K T V E N D I M
Për konvokimin e mbledhjes së 5-të
(pestë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 5-të (pestë) të jashtëzakonshme të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 07.07.2026, (e martë) me fillim në ora 14:00, në sallën e madhe të Këshillit të Кomunës së Strugës:
Mbledhja do të punojë, sipas
R E N D I T T Ë D I T Ë S
- Propozim – Vendim për miratimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e parkingjeve publike për parkim zonal në territorin e qytetit të Strugës.
- Propozim – Vendim për miratimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e tarifave të çmimeve sipas zonave për organizimin e parkimit zonal në qytetin e Strugës.
- Propozim – Vendim për përcaktimin e tokës për kampim të përkohshëm.
- Propozim – Vendim për miratimin e studimit të fizibilitetit mbi arsyeshmërinë e dhënies së koncesionit për të mira me interes publik ose lidhjen e kontratës për krijimin e partneritetit publiko-privat për projektin: „Kontrolli dhe menaxhimi i problemit me qentë endacakë“.
- Propozim – Vendim për fillimin e procedurës për dhënien e kontratës për krijimin e partneritetit publiko-privat.
- Kërkesë për marrjen të borxhit të NP „Ujësjellës dhe Kanalizim“ – Strugë.
- Propozim – Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për vendosjen e pajisjeve urbane në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2026.
- Korrigjim i gabimit në propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2026.
Materialet e mbledhjes
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski
