vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 43 (dyzetë e tre) Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 43 (dyzetë e tre) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 25.12.2024, (E mërkurë) me fillim në ora 09:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimit për miratimin e Programit për punën e NP “Komunallno” – Strugë për vitin 2025.
  2. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Vendimit për miratimin e Programit për punën e NPK “Higjiena” – Llabunishtë për vitin 2025.
  3. Aktvendim për ndalimin e publikimit e rregullores të miratuar nga Këshilli i i komunës së Strugës.
  4. Propozim – Program për punën e Këshillit të komunës së Strugës.
  5. Propozim – Buxhet i Komunës së Strugës për vitiin 2025.
  6. Propozim – Vendim për realizimin e Buxhetit të Komunës  për vitin 2025.
  7. Propozim – Vendim për lartësinë e maksimumit të arkës për vitin 2025 të llogarisë së komunës së Strugës.
  8. Propozim – Vendim për përcaktimin  e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim fillor për vitin 2025.
  9. Propozim – Vendim për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim të  mesëm për vitin 2025.

Materialet e mbledhjes se 43

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).