SHPALLJE PUBLIKE PËR SHPREHJE INTERESI PËR APLIKIM TË KANDIDATËVE PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE NË BORDIN DREJTUES DHE MBIKËQYRËS PËR FUNKSIONIMIN MATERIALO-FINANCIARE TË NP “KOMUNALE,, -STRUGË
LËNDA E SHPALLJES PUBLIKE
Lënda e shpalljes publike është zbatimi i një procedure për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Bordit drejtues dhe tre anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës për kontrollin e punës materiale dhe financiare të NP “Komunale” Strugë me seli në Marshall Tito p.n , Strugë.
Procedura do të kryhet në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike për shprehje interesi për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarit të bordit drejtues dhe mbikëqyrës të një ndërmarrjeje publike, mënyrën e paraqitjes së aplikimit, formularët e aplikimit dhe mënyrën e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 213/2024).
