Plani për Mobilitet Urban të Qëndrueshëm për Strugën është hartuar në kuadër të Mbështetjes Teknike për përgatitjen e Planeve për Mobilitet Urban të Qëndrueshëm për pesë komuna dhe ofrimin e trajnimeve për përgatitjen dhe zbatimin e Planeve për Mobilitet Urban të Qëndrueshëm (RFP nr.: LRCP-9034-MK–REoICS-CQS-A.1.1.5), në kuadër të Projektit për Lidhjen e Rrugëve Lokale (LRCP) nr. P170267, i financuar me kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore dhe i zbatuar nga Ministria e Transportit – Njësia për Zbatimin e Projekteve.
Me qëllim të përfshirjes së komunitetit më të gjerë gjatë hartimit të Planit për Zhvillim të Qëndrueshëm, për të siguruar zgjidhje dhe propozime më cilësore, planin e publikojmë për shqyrtim publik nga qytetarët.

