vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Njoftim për qytetarët dhe bletarët e Komunës së Strugës

Njoftohen qytetarët dhe bletarët e komunës së Strugës se në territorin e komunës së Strugës më datë 19.10.2018 (të premten) do të kryhet spërkitje nga toka (teristike) për eleminimin e mushkonjave.
Spërkitja do të kryhet nga ora 18:00 e deri në orët e para të mëngjesit.
Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e Komunës të Strugës.

I lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

 

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik (10-3960)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14,  44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 42/16 ), Kryetari i Komunës së  Strugës më 13.09.2018, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Programi i planit për përpunimin e dokumentacionit të Planit urbanistik lokal me qëllim G2 – INDUSTRI E LEHTË DHE JO NDOTËSE (PULARI) në PK 1820 KK Koroshishtë Zhepin, Komuna e Strugës, të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
2. Si organe të prekura nga implementimi i përpunimit të dokumentacionit të Planit urbanistik lokal me qëllim G2 – INDUSTRI E LEHTË DHE JO NDOTËSE (PULARI) në PK 1820 KK Koroshishtë Zhepin, Komuna e Strugës, të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës, përcaktohen subjektet  vijuese :
Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin  jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.
3. Për përpunimin e dokumentacionit të Planit urbanistik lokal me qëllim G2 – INDUSTRI E LEHTË DHE JO NDOTËSE (PULARI) në PK 1820 KK Koroshishtë Zhepin, Komuna e Strugës, për të cilën përgjegjëse është PLANERIS SHPKNJP KUMANOVË,  a  të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, e  miraton  Programin e  planit për përpunimin e dokumentacionit të Planit urbanistik lokal me qëllim G2 – INDUSTRI E LEHTË DHE JO NDOTËSE (PULARI) në PK 1820 KK Koroshishtë Zhepin, Komuna e Strugës,  do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
4. Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.
5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.
6. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.

FORMULARI

Nr. 10-3960
13.09.2018
STRUGË

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

 

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko bashk me arkitektët e Komunës së Strugës zhvilluan takim me stafin akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit pranë Univerzitetit Amerikan Kolegj Shkup.

Sot Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko bashk me arkitektët e Komunës së Strugës zhvilluan takim me stafin akademik të Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit pranë Univerzitetit Amerikan Kolegj Shkup.

Qëllimi i takimit ishte që stafi akademik nga afër të njihet me problematikat urbanistike në qytetin e Strugës, pasi që këtë vit e kanë zgjedhur pikërisht qytetin e Strugës si lokacion për detyrat semestrale në lëndët projektuese të Fakultetit të Arkitekturës.

Kryetari Merko i njoftoi për problematikat aktuale që Komuna e Strugës po përballet në sferën e urbanizmit si dhe me pengesat administrative nga institucionet qëndrore, të cilat pengojnë në zhvillimin adekuat të qytetit. Kryetari theksoi se është i hapur për ide dhe propozime të reja nga persona të kualifikuar në sferën e arkitekturës dhe planifikimit hapsinor që do të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit të Strugës si qytet turistik, dhe gjithashtu është i gatshëm të përkrahë studentët dhe arkitektët e rinj në iniciativat e tyre kreative për të mirë të qytetit.

Përfaqësuesit nga Univerziteti Amerikan Kolegj theksuan se janë të mahnitur nga shtrirja gjeografike dhe nga potenciali i qytetit për zhvillimin e mëtutjeshëm, duke qënë optimist se do të ketë analiza dhe proekte kualitative nga ana e studentëve. Rreth 80 studentë të arkitekturës në lokacione të ndryshme të qytetit do të punojnë gjatë vitit detyra semestrale në lëndë të ndryshme. Do të punojnë projekte ideore për objekte publike sic janë çerdhe, shkolla fillore, objekte multifunksionale sportive dhe kulturore, parqe dhe hapësira publike si dhe propozim për zhvillimin urbanistik të qytetit në të ardhmen.

Takimet e tilla do të vazhdojnë dhe do të kurorizohen me ekspozitë nga punimet e studentëve gjatë këtij viti akademik nën mentorimin e personave të profesionalizuar në atë fushë dhe idetë më kreative do të mund të shfrytëzohen për zhvillimin dhe nxjerrjen në pah të potencialeve të qytetit të Strugës.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

Arbëreshët e Italisë vizitojnë komunën e Strugës

Sot, komuna e Strugës u vizitua nga nxënësit arbëreshë të shkollës “Shen Miter Korone”  nga Kozenca e Italisë.  Nxënësit  në fjalë  patën mundësi që të informohen rreth funkisonit të administratës komunale, sektorëve dhe punës së punonjësve në komunë. Përveç tjerash, patën rastin të informohen edhe rreth pasurive kulturore dhe mbrojtjës së tyre.

Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

 

Filloi ndërtimi i rezervuarit të dytë të ujit të pijshëm në fshatin Labunisht me kapacitet prej 700 metër kub.

Dje, kryetari i komunës së Strugës z. Ramis Merko, shefi i kabinitetit z. Dashmir Nasufi , kryetari i këshillit z. Resul Kaba, deputeti Agim Shaqiri si dhe funksionarë tjerë nga pushteti qendror dhe lokal vizituan f. Llabunishtë për të marrë pjesë në vendosjen e gur-themelit për ndërtimin e rezervuarit.
Për realizimin e këtij projekti, komuna e Strugës ka ndarë rreth tetë milionë denarë, ndërsa rreth katër milionë denarë tjera janë investim i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky, siç sqaroi kryetari i komunës Merko, është rezervuari i dytë për ujë në Labunisht, që tërësisht do t’i kënaq nevojat e banorëve të këtij fshati me ujë të pastër për pirje
“Ky është vetëm fillimi. Komuna do të vazhdojë me realizimin e projekteve të reja në Labunisht, por edhe në vende tjera të banuara. Do të mundohemi t’i kënaqim nevojat e popullatës për jetë më të mirë dhe më të rehatshme në komunën e Strugës”, theksoi Merko.
Punët ndërtimore, paralajmëroi, do t’i kryejë ndërmarrja ERR-KOP nga Llabunishti. Kontraktuesi deri më tani ka punuar në zgjerimin e rrugës për kalim më të lehtë dhe më të sigurt deri te vendi ku do të jetë rezervuari për ujë.
Në kuadër të vizitës në Labunisht, kryetari i komunës ka kryer kontroll edhe në punët ndërtimore të sallës sportive në fshat, ku është vendosur baza, ndërsa prej nesër do të fillojë vendosja e shtyllave të hekurta për ndërtim.

 

Thirrje publike

Në bazë të nenit 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 199/2014, , 44/2015 193/2015 31/2016 163/2016 64/18) Kryetari I Komunës së Strugës, e sjell këtë:

Thirrje publike

Njoftohen qytetarët dhe personat juridik të Komunës së Strugës se shpallet
Thirrje publike për dorëzimin e iniciativës për punim të Planeve urbanistike

Thirrja publike shpallet në pajtim me nenin 21 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 199/2014 44/2015 193/2015 31/2016 163/2016 64/2018)  në kuartalin e dyte për vitin 2018.
Në periudhë prej 31 ditëve, të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik duhet të dorëzojnë iniciativa për përpunimin e Planeve urbanistike nga neni 7 të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik.
Lëndë e iniciativave mund të jetë sjellja e  Planit të ri urbanistik ose ndryshim dhe plotësim të Planit ekzistues urbanistik ose Dokumentacion planor urbanistik me propozim konkret nga parashtruesi I iniciativës.
Thirrja publike do të zgjas nga data 01.10.2018 deri në date 01.11.2018 – 31 ditë .
Thirrja publike do të publikohet në  faqen e zyrtare të Komunës së Strugës www.struga.gov.mk, në tabelën publikuese të komunës, në sistemin informativ e-urbanizëm, permes publikimit në informatorin zyrtar të komunës, dhe në një gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe një gazetë ditore në gjuhën shqipe.
Personat e interesuar fizik dhe juridik iniciativat t’i dorëzojnë në formë të shkruar permes arkivit të Komunës së Strugës ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afatin e përcaktuar.
Për të gjitha iniciativat e pranuara parashtruesit do të informohen në formë të shkruar ose në formë elektronike permes sistemit informativ e-urbanizëm në afat prej 15 ditëve nga përfundimi I afatit për parashtrimin e iniciativave.
Iniciativat e pranuara nga Thirrja publike  do të përfshihen në programin për punim të planeve urbanistike për Komunën e Strugës  për vitin 2018.
Mjetet për iniciativat e pranuara për përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm duhet të sigurohen nga parashtruesit e iniciativave – personat fizik ose juridik.

KOMUNA E STRUGËS
Kryetari i komunës,
Dr. Ramis Merko