Këshilli i komunës i përbërë nga përfaqësues të qytetarëve është kompetent për:
- aprovimin e statutit dhe dispozitave tjera të komunës,
- aprovimin e buxhetit të komunës dhe llogarinë vjetore të komunës,
- përcaktimin e lartësisë së burimeve të të ardhurave personale për fi nancim të komunës, në suazat e përcaktuara me ligj,
- themelimin e shërbimeve publike, në suazat e kompetencave të komunës dhe bën mbikëqyrje mbi punën e tyre,
- emërimin e anëtarëve të bordeve drejtuese të shërbimeve publike, që i themelon,
- aprovimin e planeve për punë dhe planeve fi nanciare për fi nancimin e shërbimeve publike, që i ka themeluar komuna,
- aprovimin e raportit për kryerjen e buxhetit dhe aprovimin e llogarisë vjetore të komunës,
- vendos për dhënien e lejës për kryerje të veprimtarisë me interes publik, me rëndësi lokale në pajtim me ligj,
- aprovomin e raportit për punë dhe llogarive vjetore të shërbimeve publikë, që i ka themeluar komuna,
- vendosje për mënyrën e përdorimit të pronësisë së komunës,
- vendosje për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të komunës, në pajtim me ligj,
- zgjedhje të personit, i cili udhëheq me njësinë lokale të Ministrisë për punë të brendshme, në pajtim me ligj,
- shqyrtim dhe aprovim të raportit për siguri publike në territorin e komunës, të cilin e dorëzon deri te ministri për punë të brendshme dhe avokati popullor.