Në bazë të nenit 46 paragrafi (1) nga Ligji për planifikim urbanistik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 32/2020), Kryetari i komunës së Strugës në datë 14.10.2020, publikon
SHPALLJE PUBLIKE
Për formimin e trupit participativ në të cilin do të marrin pjesë në procesin e planifikimit urbanistik të territorit të komunës së Strugës
1. Lëndë e kësaj shpalljeje publike është: Formim i trupit participativ për sigurimin e inkluzivitetit, participativitetit dhe opinionit në procesin e planifikimit urbanistik për territorin e komunës së Strugës. Trupi participativ i përfaqëson të gjitha interesat e ndryshme dhe grupet interesante në bashkësinë lokale dhe i përçon qëndrimet, mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe personat juridik, e ndjek gjendjen në planifikim përmes dhënies së iniciativave, udhëzimeve dhe sugjestioneve për përpilimin e aktvendimeve planifikuese në procedurë për përpilim dhe miratim të planeve, i shqyrton programet planore dhe aktvendimet e planeve urbanistike në versionin e tyre punuese.
Trupi participativ ka të drejtë të diskutojë për të gjitha punët nga kompetenca e Njësisë së vetëqeverisjes lokale dhe mund të ndikojë në aktvendimet dhe politikat planifikuese të zhvillimit hapësinor, përmes prezantimit të mendimeve të Këshillit të komunës.
2. Kushtet për pjesëmarrje: Fletëparaqitje për këtë shpallje publike mund të parashtrojnë të gjitha personat e interesuar të cilët janë pjesëmarrës së bashkësive urbane dhe vendore, përfaqësues së organizatave joqeveritare nga segment të ndryshëm të jetës urbane, shoqatave të qytetarëve dhe aktiviteteve qytetare nga territori i komunës së Strugës, që i përfaqësojnë grupet e ndryshme të qytetarëve, si dhe qytetar që janë persona profesional nga sfera e planifikimit urbanistik dhe sferat e ndryshme profesionale qenësor për planifikimin dhe zhvillimin përmbajtësor të qytetit.
3. Dokumentet të cilat parashtrohen:
- Fletëparaqitje për anëtar të trupit participativ për territorin e komunës së Strugës (formulari është në shtojcë të thirrjes),
- Autobiografi të shkurtër,
- Deklaratë për dhënien e pëlqimit për mbrojtje të të dhënave personale (formulari është në shtojcë të thirrjes),
- Deklaratë për pranimin e kushteve sipas thirrjes (formulari është në shtojcë të thirrjes).
- Dëshmi relevante me shkrim për plotësimin e kushteve për pjesëmarrje nga pika 2 të shpalljes (kopje).
4.Afati dhe vendi i parashtrimit të fletëparaqitjes: Fletëparaqitjet sipas shpalljes publike me dokumentacion të kompletuar mund të parashtrohen përmes postës në adresë: Komuna e Strugës rr.Marshall Tito pn. Ose në sportelin e komunës së Strugës në afat prej 30 ditëve nga dita e publikimin të shpalljes publike. Në fletëparaqitje të theksohet: “Fletëparaqitje për shpallje publike për formimin e trupit participativ për territorin e komunës së Strugës”
5. Obligimet e anëtarëve të trupit participativ: Trupi participativ mblidhet më së paku një herë në çdo dy muaj dhe ka rol konsultativ në procedurë për përpunimin dhe miratimin e planeve urbanistike, veçanërisht e shqyrton programin planor në fazë para se ajo t’i propozohet Kryetarit të komunës për miratim, si dhe plani urbanistik në fazë të aktvendimit planifikues urbanistik para se të jepet në revizion profesional. Puna e trupit participativ është publike. Anëtarëve të trupit participativ në pajtim me Ligjin për planifikim urbanistik, nuk i përket kompensim për ushtrimin e punës.
6.Mënyra e punës: Mënyra e punës dhe numri i anëtarëve të trupit participativ rregullohen në Rregulloren e trupit participativ të cilin e miraton Këshilli i njësisë së vetëqeverisjes lokale, ku numri i anëtarëve qytetare të trupit participativ të cilët janë paraqitur vullnetarisht nuk është i kufizuar.
KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko