vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39, paragrafi 2 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (“ G. Zyrtare e RM” nr. 5/02), Kryetari i këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M Për konvokimin e mbledhjes së 53 ( pesëdhjetë e tre )  të Këshillit të Komunës së Strugës

    E konvokoj mbledhjen e 53 (pesëdhjetë e tre) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën29.04.2021, (E Enjte) me fillim në ora 10,oo, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

Procesverbali i seancës së 51, të  Këshillit të Komunës së Strugës.

  1. Rebalanc  i Buxhetit të komunës së Strugës,
  2. Raport për punën e Komunës së Strugës, kuartali I/2021,
  3. Vendim për marrjen e borxhit të mbetur  për (naftë për sezonin e ngrohjes 2016 – 2017) për SHF “Kliment Ohridski” – f. Draslajcë dhe SHF “Zini Hani” – f. Vleshtë,
  4. Propozim – Statut i Shkollës Fillore Komunalle të Muzikës – Strugë,
  5. Plan vjetor për punësim në SHMK “Niko Nestor” – Strugë,
  6. Plan vjetor për punësim në SHFK “Shën Kliment Ohridski” – f. Drasllajcë,
  7. Plan vjetor për punësim në SHFK “Orhan Xhemaili” – f. Tatesh i Epërm,
  8. Plan vjetor për punësim në SHFK “Goce Dellçev” – f. Podgorcë
  9. Aktvendim për emërim të anëtarit në Këshillin drejtues të SHFK “Goce Dellçev” –f.Jabllanicë
  10. Propozim – Vendim për Subvencionimin e shpenzimeve për shërbime komunale
  11. Plan Vjetor për parandalimin e korrupsionit të Komunës së Strugës për periudhën 2021 – 2022,
  12. Raport për realizimin e Programit për barazi gjinore për vitin 2020,
  13.  Raport për realizimin e Programit për punën e Këshillit të komunës së Strugës, për vitin 2020,
  14. Raport për realizimin e Programit për realizimin e masave të përgjithshme për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të komunës së Strugës për vitin 2020,
  15. Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e Mbrojtjes sociale për nevojat e qytetarëve të Komunës së Strugës për vitin 2020,
  16. Raport për realizimin e Programit për shënimin e ngjarjeve  dhe personave të rëndësishëm nga e kaluara jonë kulturore për vitin 2020,
  17. Raport për punën e NP “Eko – Struga” – Strugë, kuartali I/2021,
  18. Raport për punën e NP “Oktisi” – f. Oktis, kuartali I/2021,
  19. Raport për punën e NPK “Higjiena” – f. Llabunishtë, kuartali I/2021,
  20. Raport për punën e NP “Ujësjellës Dollogozhdë” – f. Dollogozhdë, kuartali I/2021.
  21. Vendim për parashtrimin  e aplikacionit  të projektit për Përgatitjen e dokumentacionit planor urbanistik  për fshatrat Vranishtë, Tatesh dhe Kalishtë deri te Byroja për zhvillim rajonal të thirrjes për 2021-zhvillim i fshatrave.
  22. Vendim për pjesëmarrje financiare të projektit për Përgatitjen e dokumentacionit planor urbanistik për fshatrat Vranishtë, Tatesh dhe Kalishtë deri te Byroja për Zhvillimin Rajonal të thirrjes për 2021 – zhvillimi i fshatrave.
  23. Vendim për parashtrimin e aplikacionit të projektit për Rikonstruim i rrjetit ujësjellës në fshatin Belicë e Poshtme deri te Byroja për zhvillim rajonal të thirjes për 2021- zvogëlimin e dispariteteve midis dhe në kuadër të rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale për  vitin   2021.
  24. Vendim për pjesëmarrje financiare të projektit për Rikonstruim i rrjetit ujësjellës në fshatin Belicë e poshtme deri te Byroja për Zhvillimin Rajonal të thirrjes për vitin 2021 – zvogëlim  i dispariteteve midis dhe në kuadër të rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale për 2021.
  25. Vendim për parashtrimin e aplikacionit të projektit për Përgatitjen e dokumentacionit teknik për zëvendësimin e  asbest-çimentos për rrjetinujësjellës për qytetin e Strugës deri te Byroja për Zhvillim rajonal të thirjes për 2021-zhvillim i zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm  urban.
  26. Vendim për pjesëmarrje financiare të projektit për Përgatitjen e dokumentacionit teknik për zëvendësimin e  azbest-çimentos për rrjetin ujësjellës  për qytetin e Strugës deri te Byroja për Zhvillimin Rajonal të thirrjes për vitin 2021 –zhvillim i territoreve urbane dhe zhvillim i qëndrueshëm urban.
  27. Vendim për parashtrimin e aplikacionit të projektit për Përgatitjen e dokumentacionit teknik për rrjetin sekondar kanalizues për fshatin Radozhdë dhe vendbanimin turistik Elen Kamen në Strugë deri te Byroja për Zhvillim rajonal të thirjes për 2021- për zhvillim të zonave me nevoja specifike zhvillimore.
  28. Vendim për pjesëmarrje financiare të projektit për Përgatitjen e dokumentacionit teknik për rrjetin sekondar kanalizues për fshatin Radozhdë dhe vendbanimin turistik Elen Kamen në Strugë te Byroja për Zhvillimin Rajonal të thirrjes për 2021 – për zhvillim të zonave me nevoja specifike zhvillimore.
  29. Vendim për përcaktimin e zonës mbrojtëse për intervenimin e  ujësjellësit.
  30. Kërkesë për marrjen  e lejes për rregullimin e hapësirës midis Plazhit të femrave dhe Plazhit Lulja e Majit, parashtruar nga Shoqata e qytetarëve dhe klubeve sportive.

Materialet e mbledhjes së 53-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Resul Kaba

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).