vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Plan vjetor për parandalimin e korrupsionit të Komunës së Strugës për periudhën 2021 – 2022

HYRJE

          Komuna e Strugës, në funksion të vazhdimit të luftës kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave e punoi këtë program ku janë theksuar komponenta tëm rëndësishme të cilët duhet të realizohen gjatë vitit 2021 dhe vitin e ardhëm 2022.

         Ky Progrm i përcakton qëllimet prioritare si dhe masat dhe aktivitetet të cilat komuna e Strugës duhet t’i ndërmerr në realizimin e tyre dhe krijimit të politikave përkatëse të cilët duhet të japin rezultat gjatë arritjes së qëllimeve në këtë program.

         Me nocionin korrupsion nënkuptohet keqpërdorimi i funksionit, autorizimit publik, detyrës zyrtare ose pozitës për realizimin e  përfitimit, drejtëpërdrejtë ose përmes ndërmjetësuesit, për vete ose për dikë tjetër.

         Nocioni Korrupsion, përfshin edhe:

korrupsionin pasiv – ndarje të qëllimshme të personit zyrtar  i cili drejtëpërdrejtë ose përmes ndërmjetësuesit  kërkon ose pranon përfitime të çdo lloji, për vete ose për persona të tretë ose pranon premtim për përfitim të tillë me qëllim që të veprojë ose të përmbahet nga veprimi në pajtim me obligimet e veta ose t’i ushtroj kompetencat e veta në kundërshtim me obligimet zyrtare dhe

korrupsion aktiv – ndarje të qëllimshme kujtdo personi i cili drejtëpërdrejtë  ose përmes ndërmjetësuesit premton ose jep përfitime të çdo lloji personit zyrtar për të ose për person të tretë me qëllim që të ndikojë ose  të përmbahet nga veprimi në pajtim me obligimet e veta ose t’i ushtrojë kompetencat e veta në kundërshtim me obligimet zyrtare.

         Me nocionin konflikt interesi nënkuptohet gjendja ku personi zyrtar ka interes privat që ndikon ose mund të ndikojë në ushtrimin e paanshëm të autrizimeve të saja publike ose obligimeve zyrtare

  Çdokush është i obliguar në ushtrimin e funksionit, autorizimeve publike dhe detyrave zyrtare të veprojë në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjet.

          Askush nuk guxon ta shfrytëzojë funksionin, autorizimin publik, detyrën zyrtare dhe pozitën për realizim ose ta lëshojë veprimin i cili sipas ligjit nuk guxon, respektivisht duhet ta zbatojë e as t’i paraprijë realizimit ë veprimit ligjor në interes personal, e as interesit ndaj personi të dytë.

          Askush nuk mund të thirret në përgjegjësi për korrupsion përveç në rastet dhe kushtet e parashikuara me ligj, me Kodin penal dhe ligj tjetër dhe në procedurë të përshkruar me ligj.

          Çdokush është i obliguar në ushtrimin e funksionit, autorizimit publik dhe deytrës zyrtare të veprojë ndërgjegjshëm, profesionalisht, me përgjegjësi, me sinqeritet, efikasitet dhe paanësi.

          Personi zyrtar në realizimin e autorizimeve publike dhe obligimeve është i detyruar t’i respektojë parimet e ligjshmërisë, parimet e barazisë, parimet e opinionit, normat etike dhe standardet profesionale, pa diskriminim ose  respektim të tërësishëm të interesit publik.

          Personi zyrtar në ushtrimin e funksionit është i obliguar të kujdeset në konfliktin e interesit eventual dhe gjatë realizimit të autorizimeve publike dhe obligimeve nuk guxon të udhëheq me ineteresa personale, familjare, fetare, partiake dhe etnike, e as nga  presione dhe premtimeve ose nga persona tjerë.

          Ushtrimi i funksionit, pushtetit, autorizimet publike, detyra zyrtare dhe punët e interesit publik janë publike dhe të rrezikshme në kontrollin publik.

         Askush nuk mund të thirret në zbatimin e ligjit ose dispozitë tjetër me të cilin do të kufizohet ose përjashtohet opinioni që të mbulohet korrupsioni ose konflikti interesit.

        Çdokush ka të drejtë të paraqesë dyshim ose  njohuri për korrupsionin dhe të jetë i mbrojtur në pajtim me ligj.

QËLLIMET E PLANIT VJETOR

Plani vjetor duhet të kontribuojë në zvogëlimin e nivelit të korrupsionit dhe të sigurojë besim më të lartë publik në punën e vetëqeverisjes lokale, si dhe zmadhimin e integritetit, transparencës në të gjitha sektorët e administratës komunale.

         Plani vjetor mund të realizohet përmes plotësimit të qëllimeve vijuese:

  1. Zbatimi i kompetencave të komunës në mënyrë ligjore, transparente, etike, ekonomike, përgjegjëse dhe efektive

Sektori profesional dhe politiko neutral publik i cili ndikon në  mënyrë të drejtë, transparent, etik, ekonomik dhe efektiv është parimi themelor për parandalimin e korrupsionit dhe nxitjes së besimit të opinionit.

  • Sigurimi i integritetit dhe transparencës gjatë punësimit në administratën komunale në pajtim me sistemin e vlerave dhe priteriomeve cilësor

Politikë e drejtë bazuar në merita dhe e depolitizuar për resurse njerëzore është baza për ndërtimin e një administrate kompetente dhe profesionale. Gjatë punësimit, është e nevojshme të respektohen të gjitha procedurat e përshkruara, të përfshihen sa më shumë kritere të matura për vlerësimin e kandidatëve në procedurën e zgjedhjes, të zvogëlohet fuqia e diskrecionit të funksionerit i cili zgjedh dhe të bëhet procedura tërësisht transparente.

  • Nxitja e mekanizmave mbikëqyrëse dhe kontrolluese

          Për realizim të drejtë të ligjit të miratuar, si dhe për parandalimin e parregullsive dhe gjetja e zgjidhjeve për korrupsion, është e domosdoshme nxitja e mekanizmave për kontroll dhe inspektim, përmirësimi i korrnizës juridike dhe financiare, resurseve njerëzore dhe materiale, si dhe nxitja e njohurive dhe aftësive të punonjësve dhe qëndrueshmërisë së tyre ndaj korrupsionit.

  • Digjitalizimi tërësishëm i administratës komunale

                 Digjitalizimi i të gjithë sektorëve të shërbimeve publike dhe përmirësimi i tyre i përhershëm e përmirëson efikasitetin dhe arritshmërinë gjatë porosisë së shërbimeve publike, i përshpejton proceset, e zvogëlon  kontaktin njerëzor dhe mundësitë për korrupsion, mundëson transparencë të lartë në të gjitha nivelet, e përmirëson interaksionin midis qytetarëve dhe pushtetit dhe proceset konsultative dhe i lehtëson kontrollet, analizat e të dhënave dhe zbulimin e korrupsionit.

  • Nulta korrupsion në furnizimet publike

           Që të mbrohen resurset publike të përfshira në furnizimet publike për të fituar vlera më e mire për shpenzimet publike, që të sigurohet  konkurrencë  e drejtë në procedurat dhe trajtim të drejtë i ofertuesve, është e domosdoshme të arrihet nivel më të lartë të transparencës në proceset, përmirësim I sistemeve bashkëkohore elektronike, përpjekje të vazhdueshme në arsim, resurse njerëzore dhe integritetin e tyre, si dhe të inkurajohet paraqitja e parregullsive dhe të mbikëqyret procesi I përgjithshëm duke i përfshirë edhe kontrollet për realizimin e kontratave të lidhura.

  • Rritja e vetëdijes publike dhe realizimi I edukimit antikorruptiv

Rritja e vetëdijes për antikorrupsion dhe etika është e domosdoshme  në të gjitha segmentet e shoqërisë sepse personi I informuar me integritet është kyç në luftën kundër korrupsionit. Përveç aktiviteteve për  vetëdije të përgjithshme, grupet e tërësishme duhet në mënyrë periodike të trajnohen për kuptimin e pasojave dëmtuese nga korrupsioni, mjeteve antikorruptive dhe etika.

  • Përfshirja e shoqërisë civile dhe mediat në luftën me korrupsionin

           Është e domosdoshme të nxitet zhvillimi i shoqërisë civile si kontrollues i rregullshmërisë së punës të pushtetit por edhe si partner në formulimin dhe realizimin e politikave antikorruptuese. Që të munden organizatat joqeveritare  dhe mediat me sukses ta zbatojnë këtë rol të rëndësishëm civile ose vet të mos bëhen gjenerator të korrupsionit, është e nevojshmenë mënyrë sistematike të ndërtohen standarde më të larta të integritetit të tyre, profesionalizëm dhe transparencë.

Personi i autorizuar për pranimin e paraqitjeve nga sugjeruesit në Komunën e Strugës
Erkanda Bauta mob: 078-427-158

Plani Aksionar

A K T V E N D I M

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).