vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në pajtim me Vendimin e Komisionit për çështje mandatare, zgjedhje dhe emërime pranë Këshillit të Komunës së Strugës nr.0811-545/2 nga data 09.02.2022, për transparencë dhe llogaridhëniemë të madhe të ndërmarrjeve publike, kurse në pajtim me nenin 17 dhe nenin 23 nga Ligji për ndërmarrjet publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/96, 9/97, 6/02, 40/03, 49/06, 22/07, 83/09, 97/10, 6/12, 119/13, 41/14, 138/14, 25/15, 61/15, 39/16, 64/18 dhe 35/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/19), Komuna e Strugës si themelues, publikon

KONKURS

             -për anëtarë të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike “Komunallno” – Strugë (7 persona);

            -për anëtarë në Këshillin mbikëqyrës për kontroll të punës materialo-financiare në Ndërmarrjen publike “Komunallno” – Strugë (5 persona);

            -për anëtarë të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë (7 persona);

            -për anëtarë në Këshillin mbikëqyrës për kontroll të punës materialo-financiare në Ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Strugë (5 persona);

             -për anëtarë të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike “Eko Struga” – Strugë (5 persona);

             -për anëtarë në Këshillin mbikëqyrës për kontroll të punës materialo-financiare në Ndërmarrjen publike “Eko Struga” – Strugë (5 persona);

              -për anëtarë të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike “Higjiena” – f.Labunishtë (5 persona);

              -për anëtarë në Këshillin mbikëqyrës për kontroll të punës materialo-financiare në Ndërmarrjen publike “Higjiena” – f.Labunishtë (3 persona);

               -për anëtarë të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike “Oktis” – f.Oktis (5 persona);

              -për anëtarë në Këshillin mbikëqyrës për kontroll të punës materialo-financiare në Ndërmarrjen publike “Oktis” – f.Oktis (3 persona);

              -për anëtarë të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë (5 persona);

              -për anëtarë në Këshillin mbikëqyrës për kontroll të punës materialo-financiare në Ndërmarrjen publike “Ujësjellës Dollogozhdë” – f.Dollogozhdë (3 persona).

              Kandidati për anëtar të Këshillit drejtues, respektivisaht Këshillit mbikëqyrës, duhet t’i plotësojë kushtet në vijim:

             -të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut

             -të jetë banor i Komunës së Strugës

             -të ketë më së paku 240 kredi sipas EKTS ose të kryer shkallën e VII/1 arsimor

             -në momentin e emërimit me vendim gjyqësor të mos i jetë shqiptuar dënim ndalese për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, dhe

             -të ketë  minimum tre vjet përvojë pune.

              Kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve në Këshillin drejtues respektivisht mbikëqyrës, nuk mund të jetë më gjatë se katër vjet.

              Inkurajohen kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e theksuara, përveç dokumenteve të theksuara dhe të nevojshme ligjore, të dorëzojnë letër motivuese (në formë të lirë) dhe CV të shkurtër (biografi të shkurtër) në zarf të mbyllur me shenjë “MOS E HAP” dhe “PËR KONKURS PËR KËSHILL MBIKËQYRËS” ku shënohet emri i Ndërmarrjes ku aplikon, në Arkivin e Komunës së Strugës, në afat prej 8 ditëve nga publikimi i kësaj shpalljeje.

            Këshilli i Komunës së Strugës, në emër të komunës si themelues, do të bëj zgjedhje përkatëse nga kandidatët e paraqitur dhe më adekuatët do t’i emëroj për anëtar të Këshillit drejtues respektivisht mbikëqyrës në Ndërmarrjet publike.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).