vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 13 dhe 16 e Ligjit për vetëqeverisje lokale (,, Gazeta zyrtare e RM’’  nr.5/02) dhe në lidhje me nenin 10 të Ligjit për nëpunësit administrativ (Gz.zyrtare e RM.  nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16 dhe 11/18 ) si dhe  ‘’Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut’’ nr. 275/19 dhe nr.14/2020 dhe nr.151/2021 si dhe neni 88 paragrafi 3  të Statutit ( Informatori zyrtar i Komunës së Strugës nr.2/18 dhe 10/19) Kryetari i Komunës së Strugës, solli

UDHËZIM

Për orarin e punës së të punësuarve ne administratën komunale të Komunës së Strugës

I.DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtëudhëzim përcaktohet kohëzgjatja e orarit të punës dhe mënyra e evidentimit të orarit të plotë të punës, puna jashtë  orarit të punës, shfrytëzimi i pushimit ditor, pushimeve dhe mungesave për të punësuarit në administratën komunale të Komunës së Strugës ( në tekstin e mëtutjeshëm : administrata).

Neni 2

Dispozitat dhe rregullat e këtij udhëzimi i referohen të punësuarve me kohë të pacaktuar, të punësuarve me status të punësimeve të përkohshme dhe të puësuarve të angazhuar në bazë të kontratës mbi vepër.

Neni 3

Organizimi i orarit të punës dhe mënyra e evidentimit  të kohëzgjatjes së plotë të punës dhe mungesa nga puna përcaktohet në pajtim me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Ligjin për marrëdhëniet e punës.

II.Organizimi i orarit të plotë të punës

 Neni 4

Orari i punës në kohëzgjatje prej 40 orësh në javë, është ndarë në pesë ditë pune të javës, gjegjësisht prej të hënën deri të premten në kohëzgjatje prej 8 orësh në ditë, si orar  i plotë pune.

Orari i punës fillon në ora 08:00 ndërsa mbaron në ora 16:00.

Kryetari i Komunës mundet që me  vendim të posaçëm  të aplikojë orar pune  veror dhe dimëror.

Për efikasitet më të madh gjatë evidentimit elektronik për ardhjen dhe largimin nga puna, për fillim të orarit të punës llogaritet periudha e regjistrimit e të punësuarve  prej orës 08:00 deri në 08:15 ndërkaq për mbarimin e orarit të punës llogaritet periudha e regjistrimit e të punësuarve prej orës 16:00 deri më 16:15.

Të punësuarit në administratë janë të obliguar që detyrat e punës t’i kryejnë me efikasitet dhe në kohë përgjatë orarit të plotë të punës.

Neni 5

Orari i punës së rojtarit kryesor – portier ( person përgjegjës) fillon prej orës 07:30 dhe mbaron në ora 15:30.

Orari i punës së të punësuarve për mirëmbajtje të higjienës zhvillohet në dy ndërrime.

Ndërrimi i parë fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 15:00,

Ndërrimi i dytë e realizon orarin e punës prej orës 13:00 deri në ora 21.00.

Neni 6

Përgjatë kohëzgjatjes  së orarit ditor të punës, të punësuarit pushimin sipas rregullit e shfrytëzojnë në periudhën prej orës 11:30 deri në 12:00.

Të punësuarit e nenit 5 paragrafi 2 të këtij udhëzimi në ndërrimin e parë pushimin e shfrytëzojnë prej orës 10:30 deri në ora 11:00, ndërsa të ndërrimit të dytë prej orës 17:00 deri në 17:30.

Neni 7

Për shfrytëzim të pauzës jashtë ndërtesës së komunës, të punësuarit janë të obliguar  që gjatë hyrjes-daljes në ndërtesë të kryejnë evidentim elektronik.

Shfrytëzim të pushimit  jashtë periudhës së përcaktuar, miraton nëpunësi administrativ epror i drejtpërdrejtë.

Pushimi mund të  shfrytëzohet jashtë orarit të paraparë me shkas kryerjen e detyrave  urgjente  të punës në periudhën që shfrytëzohet pushimi.

III.Kryerja e punëve jashtë orarit të plotë të punës

Neni 8

Puna  jashtë orarit të plotë të punës ( në tekstin e mëtutjeshëm : punë jashtë orarit ) , kryhet në raste kur kemi të bëjmë me  rritje ekskluzive të vëllimit të punës, kohëzgjatjeve të seancave të Këshillit dhe trupave punues, si dhe nevojës për përpilim urgjent të akteve dhe materialeve tjera.

Për kryerje të punëve jashtë orarit vendos udhëheqësi i sektori, gjegjësisht udhëheqësi i njësisë.

I punësuari është i obliguar  të kryejë punë jashtë orarit në bazë të urdhërit me shkrim të udhëheqësit të sektorit, gjegjësisht  të njësisë, të miratuar nga sekretari  i komunës (në tekstin e mëtutjeshëm : sekretari) .

Për nevojën e punës jashtë orarit të udhëheqësve të sektorit vendos sekretari.

Për punën e kryer jashtë orarit  të punësuarit e paragrafëve 3 dhe 4 të këtij neni janë të obliguar të mbajnë evidencë në bazë të urdhërit me shkrim dhe të njëjtën t’a ruajnë tre muaj pas realizimit të të drejtave të përcaktuara me nenin 92 të Ligjit për nëpunësit administrativ si dhe neneve 9 dhe 10 të këtij udhëzimi.

Neni 9

I punësuari që është angazhuar të punojë jashtë orarit ( përgjatë pushimit javor, punë gjatë kohës së festave të caktuara me ligj dhe punë më gjatë se orari i  rregullt i punës) ka të drejtë  për aq orë të lira, përkatësisht ditë, aq sa ka qenë i angazhuar për punë jashtë orarit të rregullt të punës.

Orët e lira, përkatësisht ditët e muajit rrjedhor, i punësuari i shfrytëzon deri në fund të muajit të ardhshëm, pas muajit në të cilin ka qenë i angazhuar.

Orët e lira, përkatësisht ditët e lira, i punësuari nga neni 8 paragrafi 3 i këtij udhëzimi i shfrytëzon me leje të dhënë nga udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht i njësisë me pëlqim të sekretarit, ndërsa i punësuari i nenit 8 paragrafi 4 i këtij udhëzimi i shfrytëzon me miratim/pëlqim të sekretarit.

Për shfrytëzim të orëve të lira, përkatësisht ditëve të lira i punësuari parashtron kërkesë  dhe në shtojcë të kërkesës e dorëzon urdhërin për punë.

Neni 10

Përderisa të punësuarit nuk i sigurohet shfrytëzimi  orëve të lira, përkatësisht ditëve të lira, në pajtim me nenin 9 të këtij udhëzimi i pagohet shtesë e pagës në lartësi  prej 35% të shumës së pagës  bazë, e llogaritur sipas orëve.

Për të punësuarin nga neni 8 paragrafi 3 i këtij udhëzimi shtesa në pagë pagohet me miratim të udhëheqësit të sektorit, përkatësisht njësisë dhe me pëlqim të sekretarit të komunës/

I punësuari i nenit 8 paragrafi 4 i këtij udhëzimi shtesa në pagë i  pagohet me  miratim/pëlqim të sekretarit.

IV.Mënyra e evidentimit të orarit të punës

Neni 11

Për evidentim të orarit të  plotë të punës, pushimit ditor dhe punës jashtë orarit mbahet evidencë elektronike.

Evidenca elektronike kryhet personalisht dhe është obligim për të gjithë të punësuarit të çfarëdo baze në pajtim me ligjin.

Evidentimi elektronik i cili kryhet për person tjetër të punësuar,gjegjësisht nëpunës administrativ është i ndaluar.

Veprimi sipas mënyrës së ndaluar i përshkruar në paragrafin 3  paraqet subjekt të përgjegjësisë disiplinore dhe ngritjes së masës disiplinore në pajtim me ligjin.

Udhëheqësit e njësive shqyrtojnë  evidentimin elektronik përgjatë gjithë ditës së punës.

Njësia për teknologji informatike j’u mundëson udhëheqësve të sektorit, përkatësisht udhëheqësve të njësive këqyrje  të pandërprerë të evidentimit elektronik të të punësuarve në sektoret e tyre, gjegjësisht njësitë e tyre.

I punësuari i cili në ditë të caktuar nuk posedon kartelën për evidentim është i obliguar që ardhjen apo largimin nga puna t’a evidentojë me shkrim  tek udhëheqësi i sektorit.

Evidentimi elektronik për shfrytëzim të pushimit ditor do të kryhet në pajtim me udhëzimet e dhëna, njësoj si ardhja apo largimi nga puna.

Neni 12

Evidentimin e mungesave ( pushim mjekësor, shfrytëzim i pushimit vjetor, udhëtim zyrtar, formim profesional, mungesë me apo pa pagesë) udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht njësisë apo personi i autorizuar nga udhëheqësi i sektorit  është i detyruar t’i azhurojnë çdo ditë, nëpërmjet softuerit për evidentim të orarit të punës në pajtim me udhëzimet e dhëna.

Neni 13

Udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht i njësisë në bazë të listingut  nga evidentimi  elektronik,përpilon pasqyrë  të përmuajshme  për mungesë të të punësuarit të sektorit.

Gjatë përpilimit të pasqyrës  evidentohen mungesat nga puna përgjatë muajit rrjedhor për  pamundësi të paraqitjes në  punë për shkak të sëmurjes apo lëndimit ( në tekstin e mëtutjeshëm : pushim mjekësor ) shfrytëzim të pushimit vjetor, udhëtim zyrtar, formim profesional, mungesë me apo pa pagesë.

Paragrafet 1 dhe 2 të këtij neni i referohen edhe udhëheqësit të njësisë i cili udhëheq me njësinë që vlen si njësi e veçantë organizative  në administratë.

Neni 14

Pasqyrat e mungesave të nënshkruara nga ana e udhëheqësit të sektorit, gjegjësisht të njësisë  nëpërmjet arkivit  dorëzohen deri te sekretari  i komunës  dhe deri te Njësia për menaxhim me resurset njerëzore më së voni deri më 25 ( ditën e njëzet e pestë) të muajit rrjedhor.

Udhëheqësi i sektorit/ njësisë mban përgjegjësi për  vërtetësinë e pasqyrës së mungesave.

Neni 15

Udhëheqësi i sektorit është i obliguar që për të punësuarit në sektor përkrah evidentimit elektronik të punës jashtë orarit të mbajë evidencë me shkrim.

Udhëheqësit e sektorëve , gjegjësisht njësive, përkrah evidentimit elektronik për punë jashtë orarit, mbajnë evidencë me shkrim për punë jashtë orarit. Puna jashtë orarit nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni  evidentohet në pasqyrën për shfrytëzim të orëve të lira përkatësisht ditëve të lira për të punësuarit që janë angazhuar pas orarit të punës si dhe në pasqyrën e pagesave për punë jashtë orarit  për të punësuarit që janë angazhuar pas orarit të punës.

Neni 16

Udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht i njësisë në bazë të listingut  nga evidentimi  elektronik,përpilon pasqyrë  për ardhje dhe ikje jo në kohë nga puna, si dhe shfrytëzim të pushimit ditor më gjatë seç është paraparë  përgjatë muajit rrjedhor për të punësuarit.

Pasqyrën nga paragrafi 1 i këtij neni të cilit i bashkëngjitet listingu nga evidentimi elektronik, udhëheqësi i sektorit gjegjësisht njësisë e nënshkruan dhe miratuar nga sekretari i Komunës dorëzohet deri te Sektori për çështje financiare, më së voni deri më 10 (ditën e dhjetë) të muajit rrjedhor referuar muajit të kaluar. 

Neni 17

Ardhja në punë jo në kohën e caktuar apo ikja nga puna para përfundimit të orarit të punës, si dhe shfrytëzimi i pushimit ditor më gjatë se koha e parashikuar paraqet shkelje të disiplinës.

Për të njëjtën, nëpunësi administrativ epror i drejtpërdrejtë e njofton  udhëheqësin e sektorit, gjegjësisht sekretarin e Komunës.

Neni 18

Sjellja e nenit 17 të këtij udhëzimi që paraqet shkelje disiplinore  i nënshtrohet përgjegjësisë disiplinore në pajtim me ligjin në bazë të së cilit , vërtetimi i procedurës disiplinore të të punësuarit, autor i shkeljes disiplinore i mohoet shumë adekuate nga paga në pajtim me ligjin .

Neni 19

Për shkak të nevojave zyrtare,nëpunës administrativ epror i drejtpërdrejtë   të punësuarit i jep leje me shkrim për dalje nga ndërtesa e Komunës.

I punësuari  në kohë të caktuar përgjatë ditës së punës, për shkak të nevojave urgjente dhe pa mundësi për shtyrje jashtë obligimeve të punës mund të mungojë nga puna me  leje me shkrim të udhëheqësit të sektorit, gjegjësisht njësisë  të cilën e nënshkruan edhe i punësuari që do të mungojë nga puna.

Për udhëheqësit e njësive vlen lejekalim i nënshkruar nga sekretari.

Për mungesë nga puna prej paragrafit 2 të këtij neni të punësuarit  i mohoet shumë adekuate nga paga në pajtim me pasqyrën për evidenca.

Pasqyra për mungesa për shkak të nevojave urgjente dhe pa mundësi për shtyrje jashtë detyrave të punës, bashkë me lejekalimet për dalje nga ndërtesa e komunës përgjatë orarit të punës dorëzohet  te Sektori për çështje financiare  nga udhëheqësi i sektorit, miratuar nga sekretari, më së voni deri më 10 ( dhjetë) të muajit rrjedhor për muajin paraprak.

V.Pushimi vjetor.

Neni 20

Pushimin vjetor të punësuarit e shfrytëzojnë në pajtim me planin  për shfrytëzim të pushimit vjetor. Pushimin vjetor të punësuarit mund t’a shfrytëzojnë edhe në periudhë tjetër në pajtim me Ligjin për  marrëdhënie të punës dhe në pajtim me nevojat e Komunës.

Pushimi vjetor mund të shfrytëzohet  në dy apo më shumë pjesë  në marrëveshje me sekretarin dhe udhëheqësin e sektorin, ashtu që një pjesë  e pushimit vjetor duhet të zgjasë më së paku dy javë pune të pandërprera, përkatësisht dhjetë ditë pune.

Të punësuarit  i sigurohet  shfrytëzim i 12 ditëve të punës së pushimit vjetor deri në fund  të vitit rrjedhor kalendarik, ndërsa pjesa e mbetur deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm.

I punësuari ka të drejtë që dy ditë të pushimit vjetor t’i shfrytëzojë  në ditë të cilët ai vetë do t’i caktojë, nëse kjo nuk e cënon procesin e punës, për të cilën duhet t’a njoftojë sekretarin e komunës dhe udhëheqësin e sektorit, gjegjësisht njësisë më së voni tre ditë pune para shfrytëzimit.

I punësuari më i vjetër ka të drejtë edhe për tre ditë pune të pushimit vjetor.

Neni 21

Kërkesa për shfrytëzim  të pushimit vjetor në raste si në nenin 21 të këtij udhëzimi  parashtrohet në dy ekzemplar deri te sekretari i komunës nëpërmjet arkivit, pesë ditë para ditës kur fillon shfrytëzimi i pushimit vjetor.

Kërkesa parashtrohet  me  pëlqim paraprak nëpunësit administrativ epror i drejtpërdrejtë.

Kërkesa për shfrytëzim të ditëve të pushimit vjetor të ndërprerë parashtrohet në dy ekzemplar deri te sekretari , nëpërmjet arkivit, pesë ditë para ditës kur fillon shfrytëzimi i ditëve të pushimit vjetor të ndërprerë. Kërkesa parashtrohet me pëlqim paraprak të nëpunësit administrativ epror i drejtpërdrejtë

VI.Pushim i paguar

Neni 22

I punësuari ka të drejtë për pushim të paguar për shkaqe personale ose familjare deri në shtatë ditë gjatë vitit kalendarik në këto raste :

1.Lidhje martesore – 3 ditë,

2.Lidhje martesore të fëmijës-2 ditë,

3.Për lindje apo adoptim të fëmijës-2 ditë

4.Për vdekje të bashkëshortit apo fëmijës-5 ditë

5.Për vdekje të prindit, vëllait, motrës- 2 ditë

6. Për vdekje të prindit të bashkëshortit-2 ditë

7.Për vdekje të gjyshit apo gjyshes-1 ditë

8.Për shpërngulje të familjes nga një vend tjetër- 2 ditë

9.Për shpërngulje të familjes në vend të njëjtë -1 ditë

10. Për ditën e parë në shkollë të filloristit-1 ditë

11.Për dhënie të provimit profesional apo provimit tjetër për nevojat e punëdhënësit apo nevoja personale- 3 ditë

12.Për fatkeqësi elementare – 3 ditë.

 Ditët e pushimit të paguar nga paragrafi 1 i këtij neni me të gjithë bazat e theksuara në këtë nen nuk mund të përfshijnë më shumë se shtatë ditë pune.

Kërkesa për shfrytëzim të ditëve prej paragrafit 1 të këtij neni parashtrohet në dy ekzemplarë, deri te sekretari nëpërmjet arkivit. Për rastet si në pikat 1,2,3,8,9,19 dhe 11 të këtij neni kërkesa parashtrohet tre ditë para ditës kur fillon shfrytëzimi i ditëve.

I punësuari i cili vullnetarisht dhuron gjak ka të drejtë për mungesë nga puna prej dy ditësh për çdo dhurim gjaku.

Kërkesa për shfrytëzim të ditëve në bazë të dhurimit të gjakut dorëzohet nëpërmjet arkivit deri te sekretari i komunës edhe atë në dy ekzemplar.

Neni 23

I punësuari i cili mungon nga puna për shkak të pushimit mjekësor apo në raste tjera në pajtim me rregulloren e sigurimit shëndetësor e njofton nëpunësin administrativ epror i drejtpërdrejtë për mungesën në afat prej 24 orësh prej momentit të pengesës.

Përderisa për arsye objektive i punësuari nuk mund t’a njoftojë nëpunësin administrativ epror i drejtpërdrejtë është i obliguar që njëjtën t’a bëjë  menjëherë pas ndërprerjes së shkakut.

Neni 24

I punësuari është i obliguar që raportin për pushim mjekësor t’a dorëzojë për shqyrtim  deri te udhëheqësi i sektorit, gjegjësisht njësisë, ndërsa në afat  kohor prej tri ditësh  prej ditës  së vazhdimit me punë t’a dorëzojë deri te Njësia për menaxhim me resurse njerëzore.

Njësia për  menaxhim me resurse njerëzore, shqyrtimin e raportit për paaftësi të përkohshme për punë e dorëzon deri te Sektori për çështje financiare më së voni deri në 25 ( datën njëzetë e pesë) të muajit rrjedhor.

VII. Mungesa e papaguar

Neni 25

I punësuari mund të mungojë nga puna pa kompensim në rrogë në pajtim me ligjin.

Kërkesa parashtrohet në dy ekzemplarë deri te sekretari i komunës nëpërmjet  arkivit, ndërsa me pëlqim paraprak  të  nëpunësit administrativ epror i drejtpërdrejtë.

Neni 26

Ky udhëzim hyn në fuqi me ditën e miratimit, ndërsa do të zbatohet prej  15 shkurtit të vitit 2022.

Udhëzimi do të publikohet në tabelën e shpalljeve si dhe në ueb faqen e Komunës së Strugës.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).