vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

 Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 12 (dymbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

        E konvokoj mbledhjen e 12 (dymbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 07.07.2022, (E Enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

     Për mbledhjen e propozoj këtë 

R E N D   T Ë    D I T Ë S 

           –  Procesverbal nga seanca e dhjetë e Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Diskutim për largimin e personave që lypin në territorin e Komunës së Strugës.
  2. Diksutim për qentë endacak në territorin e Komunës së Strugës
  3. Propozim – Vendim për përcaktimin e prioriteteve për thirrjen në Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural të RMV-së për vitin 2022 për projekt propozime për masën 124.
  4. Propozim – Vendim për pëlqim me qëllim të projektit në thirrjen e Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural të RMV-së për vitin 2022 për projekt propozime për masën 124.
  5. Vendim për riorganizimin e Shkollave të mesme komunale.
  6. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHMK “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë për vitin shkollor 2021/2022
  7. Vendim për përcaktimin e paraleleve me numër më të vogël të nxënësve në SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin shkollor 2021/2022
  8. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për formimin e paraleleve me më pak se 20 nxënës në klasë të parë në SHFK “Goce Dellçev” – f.Podgorcë.
  9. Propozim–Vendim për dhënie pëlqim për formimin e grupeve në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë, me numër më të ulët respektivisht më të madh të fëmijëve nga numri ligjërisht i përcaktuar.
  10. Propozim – Vendim për dhënie plëqim të Planit vjetor për punësim në SHFK “Zini Hani” f.Veleshtë, për vitin 2023.
  11. Propozim – Vendim për dhënie plëqim të Planit vjetor për punësim në SHFK “Goce Dellçev” f.Jablanicë, për vitin 2023.
  12. Propozim – Vendim për shlyerjen e kamatave dhe rriprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik.
  13. Ndryshim i Programit për ndryshim dhe plotësim të Programit për punë në sferën e disponimit me tokë ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e komunës së Strugës për vitin 2022.
  14. Propozim-Vendim për përcaktimin e Ndryshim dhe plotësimit të PGJU për Bllokun 30, pjesa veriore nga qyteti i Strugës, KK Moroishtë, Komuna e Strugës – Projekt plan.
  15. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për infrastrukturën e ndërtimit të rrjetit optik në territorin e përfshirjes së Glloboçka Perëndimore e Strugës, kufizuar me rrugët: Veri-rruga regjionale Ohër-Strugë, Perëndim-rr.Marks Engells, Jug-rr.Partizanska, Lindje-rr.Glloboçica 1.
  16. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për infrastrukturën e ndërtimit të rrjetit optik në territorin e përfshirjes së FTTH Turistiçka veriore e Strugës, kufizuar me rrugët: Veri-rruga regjionale Ohër – Strugë, Perëndim-rr.Glloboçica, pjesë e rr.JNA, Jug-pjesë e rr.Partizanska, pjesë e rr.JNA, Lindje-margjina e objekteve si në shtojcë.
  17. Iniciativë për ndryshim dhe plotësim të PDU për pjesë nga Blloku 9 në NJU 2, Komuna e Strugës.
  18. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për kabllo nëntokësore për separim, KK Frëngovë, Komuna e Strugës.
  19. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për tokë ndërtimore për përdorim të përgjithshëm për ndërtimin e kryqëzimit qarkor midis rrugës magjistrale M1 9pjesë nga M4) rrugës përmbledhëse C2 dhe rrugës servisore CE2 në kuadër të PGJU për qytetin e Strugës.
  20. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik të tokës ndërtimore për përpdorim të përgjithshëm për ndërtimin e kryqëzimit qarkor midis  rrugës magjistrale M! (pjesë nga M4) dhe rrugës përmbledhëse C2 në kuadër të PGJU për qytetin e Strugës.
  21. Iniciativë për përpunimin e Projektit  urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për elektrana sipërfaqësore dhe fotovoltaike (panele fototensioni për prodhimin e energjisë elektrike të cilët ndërtohen në tokë) dhe 10(20) KV  linjë elektrike e tensionit të mesëm në PK 187, PK 188, Pk 189 dhe pk 190/2, KK Vranishtë jashtë qytetit, Komuna e Strugës.
  22. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit për pjesë nga PK nr. 1608/1 në KK Strugë.
  23. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit për pjesë nga PK nr. 1774/1 në KK Vishnjë.
  24. Propozim – Vendim për përcaktimin e nevojës së miratimit të dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e qëllimit për pjesë nga Pk nr. 1774/1 në KK Vishnjë

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).