vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në kuadër të projektit “Cooltour” nga programi Cross Border Cooperation (Bashkëpunimi ndërkufitar) i UE, i financuar nga buxheti gjeneral i Unionit Evropian u nënshkrua Marrëveshje pune mes Komunës së Strugës e përfaqësuar nga kryetari Ramis Merko dhe BV Inxhinjerin- Manastir e përfaqësuar nga Kërste Nedelkovski.

Bëhet fjalë për rikonstruimin e infrastrukturës së pjesës pranë liqenit, e quajtur Lagjja e Vreshtave. Ky projekt ka për qëllim modernizimin e rrugës, shëtitores për këmbësorë, shtegut të biçikletave dhe natyrisht duke përfshirë edhe kanalizimin atmosferik dhe ndriçimin rrugor.
Projekti është një nga segmentet e projektit gjeneral, i cili me realizimin e tij do të ofrojë shumë të mira për promovimin e qytetit dhe për mirëqënien e tij.

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).