vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 15 (pesëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 15 (pesëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 27.10.2022, (E enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Raport kuartal i Buxhetit të komunës së Strugës për kuartalin e tretë 2022.
  2. Raport vjetor për punën në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë për vitin 2021/2022.
  3. Program vjetor për punë në EPÇKF “8 Marsi” – Strugë për vitin 2022/2023.
  4. Propozim – Program për punën e Këshillit të komunës së Strugës për vitin 2023.
  5. Propozim – Program për barazi gjinore për vitin 2023.
  6. Propozim – Program për pritjen e Vitit të Ri 2023.
  7. Propozim – Vendim për vendosjen e pllakës përkujtomore.
  8. Vendim për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit planor urbanistik për harmonizimin e destinimit  për pjesë të PK nr.1283/3 në KK Moroishtë.
  9. Kërkesë nga Shkollat fillore dhe të mesme.
  10. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Ndryshim të Planit vjetor për punësim në SHFK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë për vitin 2022

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Shkarko materialin e mbledhjes së 15-të

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).