Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 16 (gjashtëmbëdhjetë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 16 (gjashtëmbëdhjetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 10.11.2022, (E enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S
- Rebalans i Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2022.
- Raport finansiar për punën e NP “Eko Struga” – Strugë, kuartali i III/ 2022, nga 01.07.-30.09.2022.
- Iniciativë për përpunimin e PUJV me qëllim të vendosjes së paneleve me fototension për prodhimin e energjisë elektrike në PK nr.207/5, PK nr.270/2, PK nr.271/1, PK nr.270/1 dhe PK nr.207/12 në KK Llozhan, Komuna e Strugës.
- Propozim – Vendim për miratimin e Ndryshim dhe plotësimit të PDU në NJU 1, pjesë nga Blloku 7, Komuna e Strugës.
- Propozim – Vendim për ndërprerjen e shfrytëzimit dhe bartjes së të drejtës së pronësisë të sendit të luajtshëm.
- Propozim – Program për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit në Komunën e Strugës për vitin 2023.
- Propozim – Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2023.
- Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhim me kriza për vitin 2023.
- Propozim – Program për punën e Njësisë për bashkëpunim me bashkësitë vendore për vitin 2023.
- Vendim i propozuar ligjor për ndryshim të Statutit të Komunës së Strugës.
- Propozim – Vendim për përcaktimin e “Një ditë pa automjet” në Komunën e Strugës për vitin 2022.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi