Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 99/18),
Kryetari i Komunës së Strugës më 20.09.2023, miratoi:
Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik
- Për Programin e planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të Strugës për Bllok 8 nga NJU2 (periudha planore 2023-2033) dhe Plani Detal urbanistik (PDU) në NJU2, pjesë nga Blloku 8.1, komuna e Strugës (periudha planore 2023-2028), të cilin e miraton Këshilli i komunës së Strugës është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.
- Si organe të brengosura nga implementimi për përpunimin e e Ndyshimeve dhe plotsim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të Strugës për Bllok 8 nga NJU2 (periudha planore 2023-2033) dhe Plani Detal urbanistik (PDU) në NJU2, pjesë nga Blloku 8.1, komuna e Strugës (periudha planore 2023-2028), përcaktohen subjektet vijuese:Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare,
përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe të qytetarëve. - Për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsim në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të Strugës për Bllok 8 nga NJU2 (periudha planore 2023-2033) dhe Plani Detal urbanistik (PDU) në NJU2, pjesë nga Blloku 8.1, komuna e Strugës (periudha planore 2023-2028), për të cilën përgjegjëse është ,,TAJFA ARHITEKT SHPKNJP,, KUMANOVË , a të cilën e miraton Këshilli i komunës së Strugës, miratimi i Programit të planit për përpunimin e Ndyshimeve dhe plotsimeve në Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) të Strugës për Bllok 8 nga NJU2 (periudha planore 2023-2033) dhe
Plani Detal urbanistik (PDU) në NJU2, pjesë nga Blloku 8.1, komuna e Strugës (periudha planore 2023-2028), do të ketë ndikim në mjedisin jetësor.
4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të
zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me
aksidente dhe dëmtime.
5. Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.
6. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.