Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 29 (njëzetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 29 (njëzetë e nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 10.11.2023, (E premte) me fillim në ora 10:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:
Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S
- Procesverbal nga seanca e njëzetë е shtatë e Këshillit të komunës së Strugës.
- Raport financiar për punën e kuartalit të tretë të NP “Eko Struga” – Strugë.
- Ndryshim dhe plotësim i Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2023.
- Raport për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për periudhën nga data 01.07.2023 deri më 30.09.2023.
- Program për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për vitin 2024
- Propozim – Program për punën e Këshillit të Komunës së Strugës për vitin 2024.
- Propozim – Program për ndërtim të sinjalizimit të komunikacionit të komunës së Strugës për vitin 2024.
- Iniciativë për punimin dhe miratimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për formimin e PN me dedikim G2.1 Ndërtesë të industrisë së lehtë ndërtimore – kompleks fabrike, depo të industrisë punuese për montim, magazinim, ngrohje, stacione për gjenerator dhe ngjashëm, reparte dhe baza për prodhimin e asfaltit dhe betonit në PK nr. 991/1 KK Ladorisht, Komuna e Strugës.
- Iniciativë për punimin e Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me dedikim A4.3 – Vikend shtëpi dhe objekte tjera për banim të përkohshëm në Pk nr. 1736/22 KK Misleshovë – jashtë qytetit, Komuna e Strugës
- Program për punën e Njësisë për bashkëpunim me bashkësitë vendore dhe mbrojtje dhe shpëtim për vitin 2024.
- Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në sferën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhim me kriza në vitin 2024.
- Program për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të Komunës së Strugës për vitin 2023/2024.
- Propozim – Vendim për marrjen e borxhit për derivatet e naftës së SHFK “Bashkimi”, SHFK “Nuri Mazari”, SHFK “Zini Hani”, SHFK “Goce Dellçev” dhe SHFK “Orhan Xhemaili”.
- Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin A.E.
- Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin D.M.
- Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin G.K.
- Kërkesë nga Shoqata vullnetare zjarrfikëse – Strugë.
- Ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor për punësim në Komunën e Strugës për vitin 2023.
- Plan vjetor për punësim të Komunës së Strugës për vitin 2024.
- Raport për realizimin e Programit të Komisionit për barazi gjinore pranë Këshillit të Komunës së Strugës për vitin 2022.
- Program për barazi gjinore për vitin 2024.
- Raport për punën e Njësisë për zhvillim ekonomik lokal për vitin 2022.
- Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2024.
- Raport për Programet e Sektorit për veprimtari publike për vitin 2022.
- Raport për realizimin e Programit për aktivitetet e Komunës së strugës në sferën e sportit dhe të rinjve për vitin 2022.
- Raport për realizimin e Programit për përkrahje dhe financim të OJQ-ve Komuna e Strugës për vitin 2022.
Materialet e mbledhjes së 29-të
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi