vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 31 (tridhjetë e një) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 31 (tridhjetë e një) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 29.12.2023, (E premte) me fillim në ora 10:30, në sallën e madhe të Këshillit të komunës së Strugës:

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

–  Procesverbal nga seanca e njëzetë e nëntë e Këshillit të komunës së Strugës.

  1. Buxheti i komunës së Strugës për vitin 2024.
  2. Propozim – Vendim për realizimin e Buxhetit të komunës së Strugës për vitin 2024.
  3. Propozim – Vendim për lartësinë e maksimumit të arkës për vitin 2024 të llogarisë së komunës së Strugës.
  4. Propozim – Vendim për përcaktimin  e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim të mesëm për vitin 2024.
  5. Propozim – Vendim për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsim fillor  për vitin 2024.
  6. Programi i punës për vitin 2024 e NP “Komunallno” – Strugë.
  7. Program për punën e NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për vitin 2024.
  8. Program për punën në sferën për zotërimit me tokën ndërtimore pronësi e Republikës së Maqedonisë së Veriut në territorin e  Komunës së Strugës për vitin 2024.
  9. Program për vendosjen e pajisjes urbane në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2024.
  10. Rregullore për përcaktimin e lokacioneve për vënien e pajisjes urbane dhe kampim.
  11. Vendim për nevojën e vënies së pajisjes urbane.
  12. Vendim për përcaktim dhe pagesë të taksës komunale.
  13. Program për ndërtim, rekonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale, në Komunën e Strugës për vitin 2024.
  14. Program për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2024.
  15. Kërkesë për ndarjen e ndihmës financiare për personin Nedim Mahmudoski.
  16. Kërkesë për miratimin e Vendimit për përcaktimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit urbanistik, me qëllim përshtatjen e objektit të ndërtuar pa leje të PK nr.408/3, 408/4 dhe 1552, KK Vranishtë-jashtë qytetit.
  17. Kërkesë për miratimin e Vendimit për konstatimin e nevojës për miratimin e dokumentacionit urbanistik, me qëllim përshtatjen e objektit të ndërtuar pa leje të PK nr.3195/2, KK Strugë.

Materialet e mbledhjes së 31-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).