vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 39 (tridhjetë e nëntë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 39 (tridhjetë e nëntë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 16.09.2024, (E hënë) me fillim në ora 11:00, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Vendim për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  2. Raport i dytë kuartal 2024 të Komunës së Strugës.
  3. Raporti kuartal për punën financiare të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për kuartalin e dytë 01.01.2024-30.06.2024.
  4. Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë, për periudhë nga 01.04 deri 30.06.2024.
  5. Raporti i dytë kuartal për punën e  NP “Eko Struga” – Strugë nga 01.04 – 30.06.2024.
  6. Raporti për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë, për periudhën nga data 01.04.2024 deri në 30.06.2024.
  7. Plan vjetor për punësim në NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë për vitin 2025.
  8. Plan vjetor për punësim në NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2025.
  9. Plan vjetor për punësim në NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për vitin 2025.
  10. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Rregullores për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në NPK “Higjiena”-Labunishtë.
  11. Program për mirëmbajtje dimërore të rrugëve dhe rrugicave lokale të Komunës së Strugës për vitin 2024/2025.
  12. Iniciativë për përpunimin e Projektit urbanistik për tokë ndërtimore të parcelizuar për përpunimin e Parcelës ndërtimore 1 e formuar në DPLU, destinuar për ndërtim të shtëpive të fundjavës – destinim A4 (banim i përkohshëm) në PK 2007 në KK Misleshovë jashtë qytetit, Komuna e Strugës.

Materialet e mbledhjes së 39-të

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

There are no comments yet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).