FTESË për pjesëmarrje në
forumin e bashkësive në Komunën e Strugës
në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”
Komuna e Strugës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nderin t’ju ftojnë në sesionin e parë të forumit në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, që do të mbahet më 19 shtator (e enjte), duke filluar nga ora 11:00, në h. Drim, Strugë
Qëllimi i sesionit të parë të forumit është prezantimi i rezultateve nga monitorimi i cilësisë së ajrit dhe burimeve kryesore të ndotjes së ajrit në Strugë, masat dhe aktivitetet për përballje me ndotjen e ajrit dhe si të identifikohen nevojat e grupeve të cenueshme të qytetarëve për ajër më të pastër. Pjesëmarrësit e forumit të parë do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë për masat dhe propozimet konkrete për mënyrat se si mund të përmirësohet cilësia e ajrit në komunën e tyre.
Forumet në bashkësi parashikohet të ketë dy sesione. Në sesionin e dytë, disa masa konkrete do t’i prezantohen qytetarëve me qëllim që të zgjidhen ato më të përshtatshmet, të cilat komuna, së bashku me UNDP-në, do të mund t’i realizojë gjatë vitit 2025. Këto masa mund të përqendrohen në rritjen e efikasitetit energjetik të shkollave, zëvendësimin e sistemeve joekologjike të ngrohjes në ndërtesat publike komunale, instalimin e sistemeve për prodhimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme, ndërtimin e shtigjeve për biçikleta, krijimin e parqeve-pyje dhe të tjera. Fondi që është në dispozicion për realizimin e këtyre masave është rreth 340,000 dollarë amerikanë. Pritet që komuna të bashkëfinancojë gjysmën e fondit të paraparë për këtë qëllim.
Prania dhe pjesëmarrja juaj aktive do të jetë me rëndësi të veçantë për realizimin e suksesshëm të procesit të forumit.
Me respekt,
Ramiz Merko, Kryetar i Komunës së Strugës

