Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi
A K T V E N D I M për konvokimin e mbledhjes së 35 (tridhjetë e pestë) të Këshillit të Komunës së Strugës
E konvokoj mbledhjen e 35 (tridhjetë e pestë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 23.05.2024, (E enjte) me fillim në ora 09:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës
Për mbledhjen e propozoj këtë
R E N D T Ë D I T Ë S
– Procesverbal nga seanca e tridhjetë e tre të Këshillit të komunës së Strugës.
– procesverbal nga seanca e tridhjetë e katërt të Këshillit të komunës së Strugës.
- Llogaria vjetore e SHMK “Niko Nestor” – Strugë për vitin 2023.
- Llogaria vjetore e EPÇKF “8 Marsi” – Strugë për vitin 2023
- Raporti i parë kuartal për vitin 2024 të Komunës së Strugës
- Raporti i parë kuartal financiar të NP “Eko Struga” – Strugë 01.01.-31.03.2024.
- Llogaria vjetore e Qendrës për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor për vitin 2023.
- Llogaria vjetore e Qendrës për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor për Projektin “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv-faѕa II” ne vitin 2023.
- Raporti vjetor për realizimin e Programit për zhvillim të rajonit planor jugperëndimor për vitin 2023.
- Raporti i parë kuartal financiar të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Strugë 01.01.2024 – 31.03.2024.
- Raport për punën e NP “Komunallno” – Strugë për periudhë nga 01.01. deri më 31.03.2024.
- Raport për punën e NPK “Higjiena” – f.Labunishtë për periudhën nga 01.01.2024 deri më 31.03.2024.
- Aktvendim për shkarkim të anëtarit të këshillit shkollor të SHMK “Dr. Ibrahim Temo” – Strugë.
KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi
