vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Shqyrtimit publik të Рrojektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2(Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6, Pk.nr.852)KK Podgorc komuna e Strugës.

Shqyrtimit publik të Рrojektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik me destinim G2.2 – industri e lehtë dhe farmaceutike dhe prodhim i ushqimit, produkteve të qumshtit, produkteve konditoriale, pijeve joalkoolike, ujë, përpunim i produkteve të kopshtarisë dhe fruta, duhan e të tjera në Pk.nr.850/6, Pk.nr.850/7, Pk.nr.851/6,  Pk.nr.852 dhe pjesë të Pk.nr.851/7 dhe Pk.nr.857 KK Podgorc komuna e Strugës.

NJoftim

Projekti urbanistik

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik(PK nr.723, KK Kalisht)

Në bazë të nenit 65 paragrafi (6) të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10,124/10, 51/11, 123/12 , 93/13,42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18, 89/22 dhe 171/22 ), Kryetari i Komunës së Strugës më 18.03.2025, miratoi:

Vendim për realizimin e vlerësimit strategjik

1.Për Projekt urbanistik jashtë planit urbanistik për ndërtimin e objektit për akomodim të përkohshëm në PK nr.723, KK Kalishta, komuna Strugë, të cilën e miraton Këshilli i Komunës së Strugës, është e nevojshme të realizohet vlerësim strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor në pajtim me nenin 65 nga Ligji për mjedis jetësor.

  1. Si organe të prekura nga implementimi për Projekt urbanistik jashtë planit urbanistik për ndërtimin e objektit për akomodim të përkohshëm në PK nr.723, KK Kalishta, komuna Strugë, përcaktohen subjektet e mëposhtme.

Vetëqeverisja lokale e komunës së Strugës, Ministria për mjedisin jetësor dhe planifikim hapësinor, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe administrimit të ujërave, Ministria e kulturës, Ministria e shëndetësisë, Ministria e ekonomisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Agjencia për rrugë shtetërore, EVN, Telekomunikacioni maqedonisë, Ministritë territoriale dhe njësitë e komunës së Strugës, Ndërmarrjet komunale, Organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e sektorit ekonomik dhe sektorit të qytetarëve.

  1. Për Projekt urbanistik jashtë planit urbanistik për ndërtimin e objektit për akomodim të përkohshëm në PK nr.723, KK Kalishta, komuna Strugë, për të cilën përgjegjëse është SHT NJU VIZHEN SHPK OHËR, a të cilën e miraton Këshilli i Komunës së Strugës, e miraton Projekt urbanistik jashtë planit urbanistik për ndërtimin e objektit për akomodim të përkohshëm në PK nr.723, KK Kalishta, do të ketë ndikim në mjedis..

4.Vëllimi i raportit për vlerësim strategjik duhet t’i përfshijë aspektet vijuese: Shëndetin e popullsisë dhe zhvillimin socioekonomik, mbrojtje dhe menaxhim me emisonet në ajër, ujë, truall, mbrojtje dhe përparimi i diversitetit biologjik, menaxhim me emisionet e mbeturinave të zhurmshme, mbrojtja dhe përparimi i pejsazhit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe materiale të mira, menaxhim me aksidente dhe dëmtime.

5.Vendimi së bashku me formularët për përcaktimin e nevojës nga realizimi i vlerësimit strategjik publikohet në web faqen e Komunës së Strugës në web faqen vijuese/dhe: www.struga.gov.mk.

  1. Kundër këtij Vendimi parashtruesi mund të parashtrojë ankesë deri te Komisioni Shtetëror pë vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga mardhënia e punës së shkallës së dytë në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të Vendimit në web faqe.
  2. Me miratimin e këtij vendimi, vendimi nr. 12-1321 të datës 19.03.2024 pushon së vlefshmi.

FORMULAR

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

SHPALLJE PUBLIKE NUMËR 01 /2025

Në bazë të nenit 50 paragrafi 1 pika 14 të Ligjit për vetëqeverisje lokale “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.202/24), në lidhshmëri me nenin 20-g nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18” dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.143/19, 14/20 dhe 208/24 )” dhe në pajtim me nenin 11 nga ligji për zjarrfikës(“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.67/04, 81/07, 55/13, 158/14, 193/15, 39/16 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.152/2019),dhe neni 22 nga Ligji për marrdhënie pune(„Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ ,, бр. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe „ Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ бр. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21, 111/23,39/25 dhe 74/25), Komuna e Strugës, shpall ;

SHPALLJE PUBLIKE NUMËR 01 /2025 për punësim të përhershëm për 3 (tre) persona të autorizuar në fushën e sigurisë.

Zjarrfikës – shpëtimtar, në Njësinë Territoriale të zjarrfikësve në Komunën e Strugës, vend pune vend pune Zjarrfikës – shpëtimtar me shifër të vendit të punës POZH 02 10 V04 000 -3 (tre) realizues.

Kandidatët duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

Kushte të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë,
  • Të jetë i moshës madhore,
  • Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,
  • Me aktgjykim të plotëfuqishëm të mos jetë shqiptuar dënim ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
  • Ta përdor gjuhën maqedone në mënyrë aktive,

Kompetencat e përgjithshme të punës janë:

  • mësimi dhe zhvillimi,
  • komunikimi,
  • arritja e rezultateve,
  • puna me të tjerët/punë ekipore,
  • orientimi drejt palëve të interesuara
    (verifikimi i kompetencave të përgjithshme dhe të veçanta të punës do të kryhet në fazën e intervistës)

Kushte të veçanta:

  • nivel të kualifikimeve: kualifikimet IV sipas kornizës Maqedonase të kualifikimeve dhe të fituara 180 ose 240 kredite sipas SETK ose MKSOO ose së paku arsimi i lartë ose i mesëm,
  • përvojë pune: për nivelin V4 me ose pa përvojë pune në profesionin e regjistruar në Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë si përvojë pune

Orari i punës:

  • orari i punës së punëmarrësit caktohet në 40 orë në javën e punës.(me kohë të plotë) dhe zgjat pesë ditë pune.
    Orari i punes se punonjesve zhvillohet me turne Puna me turne zgjat 12 ore dhe qe:
    Ndërrimi i parë (ndërrimi i ditës) fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00
    Ndërrimi i dytë (ndërrimi i natës) fillon në orën 19:00 dhe përfundon në orën 7:00 të ditës së nesërme.
    Punëmarrësi është i detyruar, me kërkesë të punëdhënësit, të punojë me orar të plotë (jashtë orarit) sipas kushteve të përcaktuara nga ZRO dhe kontrata kolektive.

-Shuma financiare në rrogën neto është 31.014, oo denarë.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 5 ditë duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes. Kushtet e caktuara në shpallje, kandidatët duhet t’i plotësojnë në momentin e paraqitjes.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohen deri te arkivi I Komunës së Strugës, rr.Partizanska pa nr. Strugë. Fletëparaqitja dhe dokumentet e bashkëngjitura përmes sportelit të arhivës të Komunës së Strugës të dorzohen deri tek Njësia për udhëheqje me resurset njerëzore me mbishkrim Shpallje Publike si dhe në formë elektronike të dërgohen deri te adresa zyrtare elektronike: ocr@struga.gov.mk

Kandidatët duhet të dorëzojnë në Aplikim dokumentacionin e kërkuar të mëposhtëm

  • Certifikata e Shtetësisë së Republikës së Maqedonisë (origjinale ose e noterizuar).
  • Diplomë e arsimit të përfunduar (origjinal ose e vërtetuar në noter).
    Ekstrakt nga historiku i punësimit nga Qendra e Punësimit, si dëshmi e përvojës së punës (origjinale ose e vërtetuar në noter).
    -Vërtetim mjekësor si dëshmi se ka aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës që kërkon
  • vërtetim se nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me ndalimin e ushtrimit të një profesioni, veprimtarie ose detyre. Procedura e përzgjedhjes do të kryhet në fazat e mëposhtme: kontrolli i plotësisë së aplikimit dhe provave, kontrolli i besueshmërisë së provave dhe intervista;
    Kryetari me vendim themelon Komisionin Përzgjedhës, i cili brenda tetë ditëve nga përfundimi i afatit për regjistrim në konkurs, kontrollon nëse kandidatët kanë dorëzuar provat e detyrueshme për plotësimin e kushteve të shpalljes. Nëse gjatë verifikimit konstatohet se mungon ndonjë provë, komisioni është i detyruar t’i kërkojë kandidatit plotësimin e provave brenda tri ditëve.
    Pas kompletimit të dokumentacionit, komisioni përzgjedhës kontrollon besueshmërinë e provave. Pas kontrollit të besueshmërisë së provave, caktohet dhe zhvillohet një intervistë. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet mbi bazën e kritereve të qarta dhe transparente, të përcaktuara nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Pas kryerjes së procedurës së përzgjedhjes, bëhet një listë renditje e kandidatëve që kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes për çdo pozicion të ndryshëm pune nga shpallja publike.
    Komisioni përzgjedhës ia dorëzon kryetarit të bashkisë listën e renditur të kandidatëve, i cili bën përzgjedhjen brenda 15 ditëve. Punonjësi në repartin territorial të zjarrfikësve ka detyrimin që brenda një viti nga dita e punësimit të pajiset me certifikatën e kualifikimit të fituar të zjarrfikësit, të lëshuar nga një institucion i autorizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në të kundërt i ndërpritet marrëdhënia e punës.
    Vendimi për përzgjedhjen do të merret brenda afatit sipas nenit 23 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës.

VËREJTJE: Kandidati që ka dhënë informacione të rrejshme në fletëparaqitje do të diskualifikohet paraprakisht nga procedura e mëtutjeshme.

Shpallja
Fletëparaqitje

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 48 (dyzetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës, miratoi

A K T V E N D I M
për konvokimin e mbledhjes së 48 (dyzetë e tetë) të Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e 48 (dyzetë e tetë) të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 12.05.2025, (E hënë) me fillim në ora 10:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës

Për mbledhjen e propozoj këtë

R E N D I T T Ë D I T Ë S

  • Procesverbal nga seanca dyzetë e pestë të Këshillit të Komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca dyzetë e gjashtë të Këshillit të Komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e katërt e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca dyzetë e shtatë të Këshillit të Komunës së Strugës.
  • Procesverbal nga seanca e pestë e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës.
  1. Pyetje këshilltarësh.
  2. Aktvendim për ndalimin e publikimit e rregullores të miratuar nga Këshilli i i komunës së Strugës.
  3. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raporti i parë kuartal për vitin 2025 të Komunës së Strugës.
  4. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimi për miratim e Raportit financiar (kuartali i parë) të NP Eko Struga-Strugë për vitin 2025.
  5. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të ndryshimin dhe plotësimin e planit vjetor për punësim në NP “Eko Struga” – Strugë për vitin 2025.
  6. Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit të Vendimi për miratimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të NP Eko Struga-Strugë.
  7. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Bashkimi” – f.Oktis për vitin 2026.
  8. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” – Strugë për vitin 2026.
  9. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Goce Dellçev” – f.Jabllanicë për vitin 2026.
  10. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Josip Broz Tito” – Strugë për vitin 2026.
  11. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Nuri Mazari” – f.Dollogozhdë për vitin 2026.
  12. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Orhan Xhemaili” – f.Tatesh i Epërm për vitin 2026.
  13. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Ashim Agushi” – f.Ladorisht për vitin 2026.
  14. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHFK “Zini Hani” – f.Veleshtë për vitin 2026.
  15. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor për punësim në SHFK “Goce Dellçev”-f.Podgorcë për vitin 2025.
  16. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësim të SHMK “Dr.Ibrahim Temo” – Strugë për vitin 2026.
  17. Propozim – Aktvendim për emërimin e anëtarëvë të këshillit shkollor të SHMK “Niko Nestor”-Strugë.
  18. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raport për aktivitetet e realizuara në Komunen e Strugës në vitin 2024 nga sfera e të rinjeve.
  19. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raport vjetor i Programit për mundësi të barabarta për vitin 2024.
  20. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raport për realizimin e Programit për turizëm për vitin 2024.
  21. Propozim – Rregulore për subvencimin e taksës për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) për personat fizikë ofrues të shërbimeve të akomodimit të turistëve në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2024.
  22. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raport për punën të njësisë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Strugës për vitin 2024.
  23. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raporti për realizimin e Programit aktivitetet e Komunës së Strugës në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhimin e krizave për vitin 2024.
  24. Propozim – Konkluzion për miratimin e Raporti për realizimin e Programit të Njësisë për bashkësit lokale për vitin 2024.
  25. Propozim – Program për punën e Njësisë për bashkëpunim me bashkësitë vendore dhe mbrojtje dhe shpëtim.
  26. Program përpunën e njësitë territoriale të zjarrit të komunës Strugës për vitin 2025.
  27. Propozim – Vendim për sjellen e Vendimit për Propozim për korrigjimin teknik në parcelën ndërtimore P.N.19 e formuar në PDU për NJU 3 Blloku 8 KK Strugë, komuna e Strugës (vendim nr.07-804/9 të datës 29.12.1999) punuar nga SHT NJU VIZHËN SHPK Ohër me nr.teknik 09/2025 mga muaji Mars 2025.
  28. Propozim – Aktvendim për ndryshim dhe plotësim të Aktvendimit për emërimin e anëtarëve të Shtabit hapsinor për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Strugës dhe realizues për punë administrative-teknike dhe operative nr.08-641/15 nga data 24.02.2022.
  29. Propozim – Vendim për miratimin e mjeteve financiare të Shoqeria kulturore artistike VALC – Strugë.
  30. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për Qendra tregëtare Bezisten.
  31. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Mensur Asani.
  32. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Krste Spiroski.
  33. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Lulzime Tela Emrula.
  34. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Nezir Neziri.
  35. Vendim për shpërndarjen e ndihmës financiare për personin Nderime Dani.

Materialet e mbledhjes së 48

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

Kërkesë për marrjen e B- lejes së integruar ekologjike(Nr. 12-1946)

Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48 / 10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/14, 111/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18 89/22 dhe 171/22), Kryetari i komunësë Strugës,


SHPALLJE
Kërkesë për marrjen e B- lejes së integruar ekologjike

Deri te Kryetari i komunës së Strugës është dorëzua kërkesë e kompletura për marrjen e B- lejes së integruar ekologjike me Nr. 12-1946 е datës 07.04.2025
Parashtruesi i kërkesës:
Shpknjp:“ Ilinde Gradba “f.Belice, Strugë.
Aktiviteti prioritar:
Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale, përderisa nuk jan të përfshira në Shtojcën 1 të Urdhëresës
Vendndodhja e instalimit:
Koncesioni në f.Belicë
PK 1060/1, PK 1060/2,PK 1644 dhe pjes e PK 937
Personi i kontaktit: Dushko Trajkoski
Kategoria e instalimit:
Shtojca 2, Pika 3.2 Instalacioni për gërmim, coptim, bluarje, sitje, nxemja e lëndëve të para minerale, përderisa nuk jan të përfshira në Shtojcën 1 të Urdhëresës. Me kapacitet 120.000 ton vjetore

I gjithë dokumentacioni, përmbajtja në Kërkes e nevojshme për formimin dhe dorëzimin e mendimeve dhe pikëpamjeve është në dispozicion të publikut, të interesuar brenda 15 ditëve në www.struga.gov.mk.

FORMULARI I KËRKESËS PËR ZGJERIM TË INTEGRUAR LEJE MJEDISORE

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Dr. Ramis Merko

THIRRJE PUBLIKE

Në bazë të nenit 143 dhe 145 nga Ligji për mbrojtje dhe shpëtim (GZ e RMV-së,, nr. 36/04……215/21), nenit 50 të Ligjit për vetëqeverisje lokale (GZ e RMV-së,, nr.05/2020 dhe neni 34 i Statutit të komunës së Strugës (“IZ i Komunës së Strugës” nr. 8/7, 01/08, 10/10, 05/11, 09/14, 14/14, 10/19 dhe 15/20), Kryetari i komunës së Strugës shpall:

⚠️THIRRJE PUBLIKE

Për paraqitjen e dëmeve në të mbjellat bujqësore të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore nga rreshjet e dëborës dhe nga ngricat e hershme pranverore, të cilat e përfshinë Komunën e Strugës në datë 06.04.2025.

Komuna e Strugës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dëme materiale të të mbjellave bujqësore të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore nga rreshjet e dëborës dhe ngricat që e përfshinë Komunën e Strugës në datë 06.04.2025, të paraqesin dëm të të mbjellave të tyre me kërkesë që mund të merret në hapësirat e arkivit të Komunës së Strugës.

Përveç kërkesës, çdo kërkues duhe të dorëzojë edhe:

– Fotokopje nga fletë-pronësia,

– Fotokopje nga letra e njoftimit,

– Llogari transaksionale,

– Dëshmi për shfrytëzimin për kulturat bujqësore, (Vendim që është i regjistruar në ekonominë bujqësore e dhënë nga MBPEU, ose kontratë për shitëblerje e hapësirës bujqësore).

Do të vlerësohen kulturat bujqësore, të cilat janë më të vjetra se tre vjet, dhe ata që kanë më shumë se 20 trungje apo rrënjë.

Paraqitja e dëmeve do të bëhet në periudhë nga data 18.04.2025 deri më 03.05.2025, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri 15:30.

Kërkesa

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së pestë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Strugës

Në bazë të nenit 40 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.5/02 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.202/24), Kreytari i Këshillit të komunës së Strugës,  miratoi

A K T V E N D I M

për konvokimin e mbledhjes së pestë e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Strugës

E konvokoj mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të komunës së Strugës, për datën 16.04.2025, (E mërkurë) me fillim në ora 10:30, në sallën për mbajtjen e seancave të Këshillit të Komunës së Strugës:

Në mbledhje do të punohet sipas

R E N D   T Ë    D I T Ë S

  1. Propozim – Program për aktivitetet e Komunës së Strugës në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe menaxhimime kriza në vitin 2025.
  • Propozim – Vendim për konstatimin e fatkeqësisë natyrore – ngricë në territorin e komunës së Strugës.

Materialet e mbledhjes

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Arbëresha Vlashi

PARAQITJA PUBLIKE E PLANIT PËR PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË AJRIT TË AMBIENTIT PËR KOMUNËN E STRUGËS për periudhën 2025 -2029

Në bazë të nenit 69 të Ligjit për mjedisin jetësor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16, 99/18, 89/22, 171/22 dhe 3/25) dhe Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 67/04, 92/07, 35/10, 47/11, 59/12, 163/13, 10/15, 146/15, 151/21 dhe 3/25), Komuna e Strugës:

ORGANIZON

Prezantimi publik i Planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025 -2029.
Njoftohet opinioni se Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 është dorëzuar për shqyrtim dhe diskutim publik.
Plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 është publikuar në faqen e Komunës së Strugës www.struga.gov.mk duke filluar nga 11.04.2025. deri më 25.04.2025.
Personat juridikë dhe fizikë dhe publiku mund të paraqesin mendimin e tyre lidhur me Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 në Komunën e Strugës në afat prej 15 ditësh nga data e publikimit të këtij informacioni.
Ftohen të gjithë të interesuarit të japin mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre për Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit për Komunën e Strugës për periudhën 2025-2029 dhe mund t’i dërgoni në e-mail: info@struga.gov.mk, ose në Komunën e Strugës, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00 me shënimin “Plan për ajrin 2025-2029”.

Në shtojcë është linku me dokumentin, plani për përmirësimin e cilësisë së ajrit në komunën e Strugës:

SHTOJCA