vevobahis giriş - cratosslot giriş - baymavi giriş

Shpallje e kërkesë për dhenjen e B – lejes të integruar ekologjike

Në përputhje me nenin 99 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 si dhe nenin 122 paragrafi 4 të Ligjit për mjedisin (Gazeta Zyrtare e RM nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 187/13, 42/14, 111/14, 44/15, 129/15, 192/15, 39/16 dhe 99/18), (Gazeta Zyrtare e RMV nr. 89/22, 171/22, 3/25 dhe 124/25), Kryetari i Bashkisë së komuna e Strugës,

SHPALLJE

Kërkesë për dhenjen e  B – lejes  të integruar ekologjike

         Kryetarit të Komunës së Strugës i është dorëzuar kërkesa e plotë për lëshimin e B – Lejes Ekologjike të Integruar me nr. nr. i akteve 12-6006/1 nga data 02.06.2026.

Parashtrues i Kërkesës: SHTNISH KONDRI INZHINERING SHPKNJP, f.Velesht, Strugë

Veprimtaria prioritare: 41.20 – Ndërtim I objekteve kolektive dhe jokolektive

Lokacioni i instalimit: Baza e betonit në f.Belica e poshtme PK. Nr.1/2 KK Belica e poshtme veçim I pjesës nga PK.nr.1826 KK Velesht – jashtë qytetit

Personi kontaktues: Urim Kondri

Kategoria e instalimit:

Sipas Rregullores, Shtojca 2. Pika

3.2 – Instalimi për gërmim, thyerje, bluarje, sitje, ngrohje të lëndëve të para minerale

3.3 – Baza stacionare betoni me kapacitet të përgjithshëm të siloseve për beton më të madh se 50 m3, nëse nuk janë të përfshira në Shtojcën 1 të rregullores. Dokumentacioni i plotë me përmbajtjen e Kërkesës, i nevojshëm për formimin dhe dorëzimin e opinioneve dhe qëndrimeve, është i qasshëm për publikun e interesuar në afat prej 15 ditësh, edhe atë nga data 13.11.2026 deri më 27.11.2026 në www.struga.gov.mk.

KOMUNA E STRUGËS
Kryetar i komunës,
Mendi Qyra

Aktvendim për konvokimin e mbledhjes së 7-të (shtatë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

          Në bazë të nenit 40 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 5/02 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 202/24), nenit 26 të Statutit të Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 2/18, 10/19, 22/19, 11/20, 12/22 dhe 14/22) dhe nenit 59 paragrafi 4 të Rregullores për punën e Këshillit të Komunës së Strugës (“Informatori zyrtar i Komunës së Strugës” nr. 4/18), Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, solli:

A K T V E N D I M

për konvokimin e mbledhjes së 7-të (shtatë) të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Strugës

             E konvokoj mbledhjen e 7-të (shtatë) të jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Strugës, për datën 13.11.2026, (e premte) me fillim në ora 14:00, në sallën e madhe të Këshillit të Кomunës së Strugës:

              Mbledhja do të punojë, sipas

R E N D I T   T Ë    D I T Ë S

  1. Propozim – Ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2026.

Materialet e mbledhjes së 7-të të jashtëzakonshme

KËSHILLI I KOMUNËS SË STRUGËS
Kryetar,
Mite Stefoski

Miratuar Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik(Pk.nr.584/3 dhe pjesë të Pk.nr.578/3 KK Radozhd )

Miratuar Projektit urbanistik jashtë përfshirjes së planit urbanistik për formimin e parcelës ndërtimore  në Pk.nr.584/3 dhe pjesë të Pk.nr.578/3 KK Radozhd me destinim A4-banim i përkohshëm ,A4.7 shtëpi tradicionale për nevojat e turizmit (shtëpi fshati, malore dhe të liqenit) komuna e Strugës nr.tek.28/20P nga muaji shtator 2026 I punuar nga PRO-ING 2026 SHPKNJP Gostivar

Aktvendim

Projekti urbanistik

THIRRJE PUBLIKE për subvencionimin e ekspozitave muzeore dhe galerive të artit në pronë private për vitin 2026

Bazuar në Masën 2, pika 2.5. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe Rregullores për subvencionimin e ekspozitave muzeore dhe galerive artistike në pronë private për vitin 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr. 08-6288/40 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall

THIRRJE PUBLIKE

për subvencionimin e ekspozitave muzeore dhe galerive të artit në pronë private për vitin 2026

1. Lëndë e përkrahjes:

Subvencionimi përfshin mbështetjen e aktiviteteve kulturore, edukative dhe promovuese që kontribuojnë në krijimin e kushteve për themelimin, zhvillimin dhe afirmimin e muzeve privatë dhe galerive artistike.

Këto aktivitete mund të përfshijnë organizimin e ekspozitave, ngjarjeve kulturore, programeve edukative, fushatave promovuese dhe iniciativave për afirmimin e trashëgimisë kulturore dhe prodhimit artistik bashkëkohor.

Në këtë mënyrë, subvencionimi do të ndihmonte në nxitjen e iniciativave të reja, krijimin e infrastrukturës dhe integrimin e muzeve dhe galerive private në jetën kulturore dhe turistike të komunës.

Qëllimi është të sigurohet promovimi i turizmit, afirmimi i trashëgimisë kulturore, nxitja e kreativitetit dhe pasurimi i ofertës së përgjithshme kulturore të Strugës si destinacion turistik.

2. E drejta e pjesëmarrjes:

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha ekspozitat muzeore dhe galeritë e artit në pronësi private që veprojnë në territorin e Komunës së Strugës, nëse plotësojnë kushtet e Rregullores për subvencionimin e ekspozitave muzeore dhe galerive artistike në pronë private për vitin 2026.

3. Dedikimi i mjeteve:

Mjetet janë të destinuara për mbështetjen e ekspozitave muzeale dhe galerive artistike në pronësi private, të cilat përmes veprimtarisë së tyre kontribuojnë në ruajtjen, prezantimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore dhe krijimtarisë bashkëkohore artistike në Strugë, duke përfaqësuar njëkohësisht një segment të rëndësishëm të ofertës turistike dhe një faktor për zhvillimin e turizmit kulturor. Për këtë qëllim, Njësia për Turizëm parashikon ndarjen e subvencioneve.

4. Shuma e mjeteve për subvencionim:

Mjetet për subvencionim sigurohen nga buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2026, në Programin G2 – Propaganda e përgjithshme turistike dhe përmirësimi i kushteve për qëndrimin e turistëve.

Shuma e mjeteve që do t’u ndahet subjekteve nga pika 2 është 200.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim, për 2026.

5. Mënyra e aplikimit:

Për realizimin e të drejtës për marrjen e subvencionit sipas Rregullores, muzetë dhe galeritë e artit në pronësi private që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Komunës së Strugës, kërkesën bashkë me dokumentacionin e nevojshëm e dorëzojnë në sportelin e administratës komunale të Komunës së Strugës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kërkesë për subvencionimin,
  • Kopje të letërmjoftimit nga aplikuesi,
  • Kopje të llogarisë transaksionare të aplikuesit për subvencion,
  • Kopje nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri Qendror,
  •  
  • Akt regjistrimi/akt themelimi (për organizatat joqeveritare dhe shoqatat),
  • Statut ose dokument tjetër me të cilin dëshmohet veprimtaria e lidhur me muzeologjinë, artin pamor ose promovimin kulturor,
  • Vërtetim ose referenca për aktivitete të mëparshme/projekte të realizuara në fushën e kulturës (ekspozita, ekspozime, programe),
  • Dokumentacion tjetër.

7. Afati i fundit për aplikim:

Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 27 nëntor 2026.

SHËNIM:

Nëse subjektet e theksuara në pikën 2 të kësaj thirrjeje publike, si kërkues të subvencionit, gjatë vitit 2026 kanë shfrytëzuar mjete në bazë të thirrjeve apo procedurave të tjera, nuk do tju miratohet kërkesa për subvenciont, gjegjësisht do tju refuzohet.

Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.

Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.

Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.

Thirrje publike

THIRRJE PUBLIKE për subvencionimin e personave fizikë për marrje të licencës për ciceron dhe/ose shoqërues turistik dhe ciceron turistik në mal, për dhënien e shërbimeve turistike në territorin e Komunës së Strugës për 2026

Bazuar në Masën 2, pika 2.4. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe Rregullores për subvencionimin e personave fizikë për marrje të licencës për ciceron dhe/ose shoqërues turistik dhe ciceron turistik në mal, për dhënien e shërbimeve turistike në territorin e Komunës së Strugës për 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr.08-6288/39 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall

THIRRJE PUBLIKE

për subvencionimin e personave fizikë për marrje të licencës për ciceron dhe/ose shoqërues turistik dhe ciceron turistik në mal, për dhënien e shërbimeve turistike në territorin e Komunës së Strugës për 2026

1. Lëndë e përkrahjes:

Për promovimin e Komunës së Strugës si destinacion turistik, me theks të veçantë në zhvillimin e shërbimeve turistike dhe profesionalizimin e veprimtarisë së ciceronëve turistikë, shoqëruesve dhe ciceronëve malorë, parashikohet dhënia e subvencioneve sipas  Rregullores, për vitin 2026.

2. E drejta e pjesëmarrjes:

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë personat fizikë që dëshirojnë të marrin licencë si ciceron turistik, shoqërues dhe/ose ciceron malor, nëse i plotësojnë kushtet e Rregullores për subvencionimin e personave fizikë për marrje të licencës për ciceron dhe/ose shoqërues turistik dhe ciceron turistik në mal, për dhënien e shërbimeve turistike në territorin e Komunës së Strugës për 2026

3. Dedikimi i mjeteve:

Subvencionet kanë për qëllim të sigurojnë mbështetje financiare për personat fizikë që synojnë të marrin licencë si ciceron turistik, shoqërues dhe/ose ciceron malor, duke nxitur kështu rritjen e cilësisë së shërbimeve turistike, përmirësimin e sigurisë së turistëve dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Komunës së Strugës.

Përmes kësaj mase krijohet bazë për zhvillimin e një kuadri profesional në fushën e turizmit, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e imazhit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ofertës turistike të Strugës.

Për këtë qëllim, Njësia e Turizmit parashikon dhënien e subvencioneve.

4. Shuma e mjeteve për subvencionim:

Mjetet për subvencionim sigurohen nga buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2026, në Programin G2 – Propaganda e përgjithshme turistike dhe përmirësimi i kushteve për qëndrimin e turistëve.

Shuma e mjeteve që do t’u ndahet subjekteve është 200.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim, për 2026.

5. Mënyra e aplikimit:

Personat fizikë që dëshirojnë të marrin licencë si ciceron turistik, shoqërues dhe/ose ciceron malor, për vitin 2026, kërkesën bashkë me dokumentacionin e nevojshëm e dorëzojnë në sportelin e administratës komunale të Komunës së Strugës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kërkesë (formulari i plotësuar) për subvencionim,
  • Kopje të letërnjoftimit të aplikuesit,
  • Kopje të llogarisë transaksionale të aplikuesit për subvencion,
  • Dëshmi për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Dëshmi për përfundimin e arsimit (diplomë ose dëftesë),
  • Dëshmi për regjistrim në institucione të arsimit të lartë për turizëm dhe hotelieri, me qëllim dhënien e provimit për marrjen e licencës si ciceron/shoqërues/ciceron malor (nëse janë regjistruar),
  • Vërtetim për njohuri të gjuhës së huaj,
  • Vërtetim nga Gjykata Themelore Strugë që personi nuk është i dënuar për vepra penale që mund të ndikojnë në ushtrimin e veprimtarisë,
  • Dokumentacion tjetër (vërtetime ose referenca për aktivitete të mëparshme në fushën e udhëheqjes së grupeve turistike).

7. Afati i fundit për aplikim:

Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 27 nëntor 2026.

SHËNIM:

Nëse subjektet e theksuara në pikën 2 të kësaj thirrjeje publike, si kërkues të subvencionit, gjatë vitit 2026 kanë shfrytëzuar mjete në bazë të thirrjeve apo procedurave të tjera, nuk do tju miratohet kërkesa për subvenciont, gjegjësisht do tju refuzohet.

Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.

Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.

Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.

Thirrja publike

THIRRJE PUBLIKE për subvencionimi i personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale, me qëllim promovimin e turizmit të Strugës

Bazuar në Masën 2, pika 2.3. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe Rregullores për subvencionimin e personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale, të cilët janë interesante për promovimin e turizmit të Strugës për vitin 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr.6288/38 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall

THIRRJE PUBLIKE

për subvencionimi i personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale, me qëllim promovimin e turizmit të Strugës

1. Lëndë e përkrahjes:

Subencionimi i personave fizikë – zejtarëve, të cilët merren me përpunimin e punimeve artizanale që janë interesante për promovimin e turizmit.

3. E drejta e pjesëmarrjes:

Të drejtë për pjesëmarrjes në këtë thirrje publike kanë të gjithë personat fizikë – zejtarë, të cilët veprojnë në territorin e Komunës së Strugës, merren me zeje të caktuara (punime dore të produkteve ose shërbimeve që kërkojnë aftësi specifike pune) dhe janë pjesë e esnafeve (shoqatave të zejtarëve), kurse puna e tyre është e lidhur me turizmin dhe pasurimin e ofertës turistike të Strugës si destinacion turistik.

3. Dedikimi i mjeteve:

Mjetet janë të destinuara për mbështetjen e zejtarëve, të cilët përmes punimeve të tyre tradicionale dorëzanore pasqyrojnë historinë kulturore dhe identitetin e komuniteteve në Strugë, janë bartës të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, ndërsa produktet e tyre unike njëkohësisht kontribuojnë si ofertë turistike atraktive dhe si faktor i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale. Për këtë qëllim, Njësia e Turizmit parashikon dhënien e subvencioneve.

4. Shuma e mjeteve për subvencionim:

Mjetet për subvencionimin e taksës për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) sigurohen nga buxheti i Komunës së Strugës për vitin 2026, në Programin G2 – Propaganda e përgjithshme turistike dhe përmirësimi i kushteve për qëndrimin e turistëve.

Shuma e mjeteve që do t’u ndahet personave fizikë – zejtarëve është 200.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim, për 2026.

5. Mënyra e aplikimit:

Personat fizikë – zejtarlt, dorëzojnë kërkesë në formularin e veçantë që është i disponueshëm në sportelin e administratës komunale, së bashku me dokumentacionin shoqërues.

6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kërkesë për subvencionim,
  • Kopje e gjendjes rrjedhëse nga Regjistri Qendror (veprimtari: zejtarë),
  • Kopje e vërtetimit për regjistrim në Odën e zejtarëve,
  • Kopje të letërmjoftimit nga aplikuesi,
  • Kopje të llogarisë transaksionare të aplikuesit për subvencion.
  • Dokumentacion tjetër.

7. Afati i fundit për aplikim:

Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 25 nëntor 2026.

SHËNIM:

Nëse subjektet e theksuara në pikën 2 të kësaj thirrjeje publike, si kërkues të subvencionit, gjatë vitit 2026 kanë shfrytëzuar mjete në bazë të thirrjeve apo procedurave të tjera, nuk do tju miratohet kërkesa për subvenciont, gjegjësisht do tju refuzohet.

Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.

Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara. Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.

Thirrja publike

THIRRJE PUBLIKE për subvencionimin e personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe aventurizmit për vitin 2026

Bazuar në Masën 2, pika 2.2. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe Rregullores për subvencionimin e personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe aventurizmit për vitin 2026, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr. 08-6288/37 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall

THIRRJE PUBLIKE

për subvencionimin e personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe aventurizmit për vitin 2026

1. Lëndë e përkrahjes:

Subvencionim i personave fizikë, organizatave joqeveritare, shoqatave dhe subjekteve të tjera që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal, me qëllim promovimin e turizmit malor dhe aventurizmit, për vitin 2026.

3. E drejta e pjesëmarrjes:

Të drejtë pjesëmarrjeje në këtë thirrje publike kanë të gjithë personat fizikë, organizatat joqeveritare,  shoqatat dhe subjektet tjera që veprojnë në territorin e Komunës së Strugës dhe që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në zonat malore, me ç’rast promovohet turizmi malor në të gjitha format e tij (ecje, alpinizëm, ngjitje sportive, çiklizëm malor, ski dhe snowboard, kalërim, eko-ture, aktivitete aventuriere, speleologji, turizëm kulturor dhe etno turizëm, si dhe turizëm fotografik).

Të drejtën për subvencion mund ta realizojnë të gjithë personat fizikë, organizata joqeveritare, shoqatat dhe subjektet tjera të theksuara në nenin 3 të  Rregullores, nëse i plotësojnë kushtet sipas rregullores.

3. Dedikimi i mjeteve:

Subvencionet janë të destinuara për mbështetjen e personave fizikë, organizatave joqeveritare, shoqatave dhe subjekteve të tjera që angazhohen në mënyrë aktive në organizimin dhe udhëheqjen e grupeve turistike në mal, përmes:

  • rritjes së ofertës turistike në fushën e turizmit malor dhe aventurizmit;
  • promovimit të praktikave të sigurta dhe të qëndrueshme gjatë udhëheqjes së grupeve turistike;
  • edukimit dhe trajnimit të udhërrëfyesve turistikë dhe pjesëmarrësve;
  • zhvillimit të infrastrukturës dhe logjistikës së nevojshme për aktivitete malore;
  • nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet vetëqeverisjes lokale, sektorit civil dhe iniciativave private.

Në këtë mënyrë, Komuna e Strugës siguron mbështetje sistematike për të gjithë subjektet që me veprimtarinë e tyre kontribuojnë drejtpërdrejt në afirmimin e turizmit malor dhe në pozicionimin e Strugës si një destinacion modern të aventurizmit.

4. Shuma e mjeteve për subvencionim:

Shuma e mjeteve që do t’u ndahet personave fizikë, OJQ-ve dhe shoqatave është 200.000,00 denarë, sipas Programit G2 (Turizëm), konto 464990, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit përfundimtar të kërkesave të vlefshme të dorëzuara për subvencionim.

5. Mënyra e aplikimit:

Personat fizikë, OJQ-të, shoqatat dhe subjektet e tjera të përmendura më lart në tekst, dorëzojnë kërkesë në formularin e veçantë që është i disponueshëm në sportelin e administratës komunale, së bashku me dokumentacionin shoqërues.

6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kërkesë për subvencionim,
  • Kopje të letërmjoftimit nga aplikuesi,
  • Kopje të llogarisë transaksionare të aplikuesit për subvencion
  • Kopje nga gjendja rrjedhëse nga Regjistri Qendror
  • Akt regjistrimi/akt themelimi (për organizatat joqeveritare dhe shoqatat)
  • Statut ose dokument tjetër me të cilin dëshmohet veprimtaria e lidhur me turizmin malor/rural dhe aventurizmin,
  • Liçencë/çertifikatë për udhëheqje me grupe në mal,
  • Vërtetim ose referenca për aktivitete të mëparshme/projekte të realizuara në fushën e turizmit malor,
  • Dokumentacion tjetër.

7. Afati i fundit për aplikim:

Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 20 nëntor 2026, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

SHËNIM:

Nëse subjektet e theksuara në pikën 2 të kësaj thirrjeje publike, si kërkues të subvencionit, gjatë vitit 2026 kanë shfrytëzuar mjete në bazë të thirrjeve apo procedurave të tjera, nuk do tju miratohet kërkesa për subvenciont, gjegjësisht do tju refuzohet.

Dokumentacioni i paplotë ose kërkesat me dokumentacion të dorëzuar pas skadimit të afatit nuk do të shqyrtohen dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave do të bëhet kontroll te Njësia për turizëm, si dhe te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.

Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.

Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.

Thirrje publike

THIRRJE PUBLIKE për kthim të taksës së paguar për qëndrim të përkohshëm për vitin 2025 për të gjithë personat fizikë dhënës të shërbimeve për akomodim të turistëve

Bazuar në Masën 2, pika 2.1. të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në vitin 2026 të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës nr.08-1410/9 me datë 13.03.2026 dhe në Rregulloren për subvencionimin e taksës për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) për personat fizikë ofrues të shërbimeve të akomodimit të turistëve në territorin e Komunës së Strugës për vitin 2025, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Strugës, me nr. 08-6288/36 të datës 28.10.2026, Njësia për turizëm e Komunës së Strugës shpall

THIRRJE PUBLIKE

për kthim të taksës së paguar për qëndrim të përkohshëm për vitin 2025 për të gjithë personat fizikë dhënës të shërbimeve për akomodim të turistëve

1. Lëndë e përkrahjes:

Kthim i taksës së paguar për qëndrim të përkohshëm për vitin 2025 për të gjithë personat fizikë që japin shërbime për akomodim të turistëve, të cilët janë të kategorizuar me aktvendim të Komunës së Strugës.

2. E drejta e pjesëmarrjes:

Të drejtë për pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë të gjithë gjithë personat fizikë që japin shërbime për akomodim të turistëve dhe që janë të kategorizuar në territorin e Komunës së Strugës, por që kanë paguar taksë për qëndrim të përkohshëm nga data 01.01.2025 përfundimisht me datë 31.12.2025.

E drejta për pjesëmarrje në këtë thirrje publike vërtetohet me fletëpagesë/ekstrakt nga banka për pagesë të kryer të mjeteve në llogari të Komunës së Strugës.

3. Dedikimi i mjeteve:

Me qëllim përkrahjen e kapaciteteve hoteliere për akomodim të turistëve në territorin e Komunës së Strugës, në veçanti të personave fizikë që japin shërbime për akomodim të turistëve, Njësia e turizmit parashikon kthim të mjeteve nga taksa për qëndrim të përkohshëm (taksë turistike) direkt për të gjithë këta persona, të cilët në vitin 2025 e kanë kryer pagesën e taksës së lartpërmendur.

4. Shuma e mjeteve që kthehen:

Shuma e mjeteve që do tju kthehet personave fizikë që japin shërbime për akomodim të turistëve është 60% nga shuma e përgjithshme e mjeteve të paguara në llogari të Komunës së Strugës (në emër: taksë komunale për qëndrim të përkohshëm, llogaria për pagesë 840-165-03205, shifra e të ardhurave dhe programi 717111-00)

5. Mënyra e aplikimit:

Personat fizikë dhënës të shërbimeve për akomodim të turistëve që e kanë kryer pagesën për taksën për qëndrim të përkohshëm (taksë turistike) në vitin 2025 në llogari të Komunës së Strugës, dorëzojnë kërkesë në formular të veçantë, i cili është i disponueshëm në sportelin e administratës komunale.

6. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Kërkesë
  • Vërtetim për taksë të paguar (fletëpagesë/ekstrakt nga pagesa nga banka adekuate
  • Llogari transaksionale për personat fizikë

7. Afati i fundit për aplikim:

Dokumentet e nevojshme dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni deri në datë 18 nëntor 2026.

SHËNIM:

Kërkesat për kthim të mjeteve nga taksa e paguar për qëndrim të përkohshëm (taksa turistike) nga ana e të gjithë personave fizikë dhënës të shërbimeve për akomodim të turistëve do të shqyrtohen veçmas, kurse do të refuzohen ata që nuk i do t’i plotësojnë kushtet sipas kësaj thirrjeje publike.

Për ta verifikuar vërtetësinë e të dhënave për personat fizikë (për taksën e paguar) do të bëhet kontroll te Sektori për çështje financiare të Komunës së Strugës.

Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përpilojë listë me kërkesa të miratuara.

Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës me aktvendime të posaçme do ta bëjë pagesën e mjeteve në llogaritë e kërkuesve sipas kësaj thirrjeje publike.

Thirrja